Për “gjarprin” e luftës, që po bën “pëllumbin” e paqes!

8 Gusht 2018, 08:55Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Në shtator, në bisedimet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të hedhi mbi tryezë edhe temën e korrigjimit të kufirit lindor të Kosovës me Luginën e Preshevës, nëpërmjet një marrëveshje paqësore. Kjo temë ka provokuar debatin më të madh politik të kësaj vere, në të gjitha hapësirat shqiptare në Ballkan.

Liderët politikë, mediat dhe opinion publik si të mos e kenë dëgjuar siç duhet qëndrimin e Thaçit, më shumë se për korigjim kufijsh, flasin për shkëmbim territoresh, apo për hapjen e “Kutisë së Pandorës” në një rajon që për këto tema, ka qenë historikisht në luftë.

Tani që luftrat kanë mbaruar, ku e fundit pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë ka qenë pikërisht ajo që çoi në pavarësinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës, sfida më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, është që të fitojë paqen në Ballkanin Perendimor. Një paqe që po inkurajohet për tu fituar nëpërmjet integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian, nëpërmjet forcimit të demokracive të brendshme dhe mbi të gjitha, nëpërmjet kushtit të panegociueshëm të zgjidhjes së problemeve bilaterale mes fqinjëve, përpara anëtarësimit.

Me sa duket, është kjo filozofi por edhe ardhja në pushtet e një klase liderësh të rinj politikë me prirje pro perendimore në rajonin tonë, ajo që po inkursjon dhe po i çon vitet e fundit shtetet e Ballkanit, drejt disa vendimeve dhe zgjidhjeve të cilat deri para pak vitesh, ishin thjeshtë të pamendueshme.

Zgjidhja e çështjes së demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi; zgjidhja e çështjes së emrit të ri të Maqedonisë pas mbi dy dekada bisedimesh me Greqinë; negociimi dhe shkuarja në prag të zgjidhjes së pothuajse të gjitha çështjeve të bartuara historikisht mes Tiranës dhe Athinës,- duket se janë disa prej hapave që të bëjnë të besosh se po futemi në një etapë të re, cilësisht ndryshe të marrëdhënieve në rajon, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me mënyrën e zgjidhjes së problemeve mes shteteve tona, në të shkuarën.

Kjo frymë, kjo atmosferë dhe kjo filozofi duket se po inkurajon dhe po i nxit edhe presidentët e Kosovës e Serbisë, që të tejkalojnë vetëveten dhe të rrëzojnë tabutë e derisotme, për gjetjen e zgjidhjeve paqësore dhe afatgjata të problemeve bilaterale mes tyre, në procesin jashtëzakonisht të vështirë të bisedimeve dypalëshe. Ndaj me sa duket, Hashim Thaçi njeriu deri dje simbol i luftës (ku mbante pseudonimin “gjarpri”), po guxon të artikulojë një tezë kaq “të rrezikshme” për një lider politik ballkanik, me shpresën që të bëhet edhe protagonist i fitimit të paqes, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vetë Hashim Thaçi gjatë një interviste të dhënë për gazetën “Tema”, thotë se “jetojmë në shekullin e XXI dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, i kanë kuptuar gabimet që kanë bërë në shekullin e kaluar. Problemet e hapura në shekullin XXI, zgjidhen me mjete paqësore. Unë po kërkoj që të bëhet korrigjimi i kufinjve në mënyrë paqësore për t’i mundësuar Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të bashkohen me Kosovën.”

Sipas tij, “askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore. Rastet e tilla te korrigjimit të kufinjëve në mënyrë paqësore, kemi anekënd botës. Vetem dy vite me parë, Belgjika dhe Holanda pa shkrepur asnjë plumb, korrigjuan kufirin e tyre në mënyrë paqësore. Pra “Kutia e Pandorës” në asnjë rrethanë nuk mund të hapet në Ballkan, në rast se marrëveshja ndermjet Kosovës dhe Serbisë, arrihet në mënyrë paqësore.”

E sigurtë është që Kosova dhe Serbia, nuk janë Belgjika dhe Holanda, sigurisht. Në këtë rajon ku siç thoshte Arbën Xhaferri, liderët mund të ngrysen si heronj dhe të gdhihen si tradhëtarë, të hapësh, të mbrosh dhe të firmosësh nesër për çështje të tilla, është si të luash me zjarrin e ferrit. E sigurtë është që edhe Presidenti i Kosovës, e di shumë mirë këtë.

Megjithatë, bota i takon guximtarëve dhe mëse një herë, Hashim Thaçi e ka treguar gjatë jetës së tij, se i përket kësaj rrace. E sigurtë është se pasi “fitoi” luftën, nëse ai do ia dali që të “fitojë” edhe paqen, atëherë të gjithë ata që sot po e kryqëzojnë, do të duhet që nesër, të paktën ta… duartrokasin. E të besojnë se jo vetëm në përralla, “gjarpri” i luftës, mund të shndërrohet një ditë edhe në “pëllumbin” e paqes.

5 komente në “Për “gjarprin” e luftës, që po bën “pëllumbin” e paqes!”

  1. pa e lexuar.. says:

    Java shtate dhe Alfredi tete..
    Edhe embelsire te ishte, do te na kishte ardhur ne maje te hundes..

  2. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Edhe pastaj futa doren ne xhep dhe se nga me dolen 1 meleon evro. Nuk dine cfare qendrimi te mbajne zagaret e KM se i ka lene KM thate, nuk prononcohet as kshu as ashtu dhe zagaret bejne artikuj as mish as peshk duke u perpjekur te kuptojne humorin e Comandantes. E c’kishte Sillua apo Bidua me shume se Fredua, hic gje nuku kishte, ta thomi une. Edhe Fredua po perpiqet ashtu me ankth te kuptoje qendrimin dhe humorin e Udheheqesit e tregohet i kujdesshem kur shkruan se mos leshon ndonje proçke qe te pendohet neser. Ky artikull me shume ngjan me nje leter dashurie sesa me ndonje analize, kaq shume e ka lepire Fredua Hashimin. Guximtar, bukurosh, vizionar,pellumb, i pjekur, i matur, ngeli vetem ti kerkonte doren per feje hashimit fredua.

  3. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Edhe pastaj futa doren ne xhep dhe se nga me dolen 1 meleon evro. Nuk dine cfare qendrimi te mbajne zagaret e KM se i ka lene KM thate, nuk prononcohet as kshu as ashtu dhe zagaret bejne artikuj as mish as peshk duke u perpjekur te kuptojne humorin e Comandantes. E c’kishte Sillua apo Bidua me shume se Fredua, hic gje nuku kishte, ta thomi une. Edhe Fredua po perpiqet ashtu me ankth te kuptoje qendrimin dhe humorin e Udheheqesit e tregohet i kujdesshem kur shkruan se mos leshon ndonje proçke qe te pendohet neser. Ky artikull me shume ngjan me nje leter dashurie sesa me ndonje analize, kaq shume e ka lepire Fredua Hashimin. Guximtar, bukurosh, vizionar,pellumb, i pjekur, i matur, ngeli vetem ti kerkonte doren per feje hashimit fredua..

  4. esht koh e maskarenjve. says:

    RRESPEKTE per shkrimin ALFRED PEZA shum i goditur dhe i vertet , njerzit pa moral ne politik duhet ta len te qet te pakten ASHIM THaçin te mari vendimin e duhur ,sot tradhtari dhe antishqiptari ben patriotin dhe denigron dhe shan patriotet E VERTET se ,tradhtari esht i pa ndershem mashtrus pa moral i degjenerum dhe me dy fytyra , kta njerez qe jan fatkeqsi komtare nuk behen dot patriot me luft , po si pushta qe jan gjerat i bejn duke mashtruar dhe duke dal me dy fytyra ne koh paqe, mas shpine han kombin e tyre dhe ne ball hiqen sikur vuajn per ate , kta e kan mar ne qaf kombin ton ka 30 vjet demokraci se kan dal mbi uj dhe nuk ndalen . Ashim THaçi esht njeri me integritet dhe duhet te bej me te miren per vendin e tij per te cilin luftoj me arm ne dor, dhe ndryshimi kufijve te behet nese sjell paqen ne ballkan dhe i hap rrug kosoves te heci perpara nga dy te humbuara duhet te fitojm njeren ,humbim mitrovicen veriore qe popullohet nga 90 perqind serb ,por fitojm met vegj bujanofc dhe zonat mepopullsi SHQIPTARE qe kan mbetur ne teritorin serb ,antishqiptaret vetem shajn dhe hedhin balt se nuk duan qe gjerat te shkojn siç duhet por duan ta shikojn gjithmon ne humner kombin ton , kjo i ka hedhur ne sulm dhe bejn patriotin pjesa me e keqe dhe kanceri kombit ton qe jan antishqiptaret.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Hashimi ben ate qe i thone, ne lufte mund te jete i zoti por politika nuk eshte pushke. Hashimi nuk ia ka haberin te berit politike por e sjellin per hunde nderkombetaret si tju doje qejfi sic ia futen me gjykaten speciale qe Hashimi e kuptoi qe ia futen vetem kur e lane me barre. Haradinaj ca me pak se Hashimi merr vesh nga politika. Fati i kosoves ishte qe ne lufte me serbine pati komandante e luftetare te zote por qe pas lufte po kthehen ne fatkeqesine e kosoves nga menyra amatoreske sesi po e drejtojne politikisht ate vend, dhe fatkeqesia tjeter e kosoves eshte klasa politike e shqiperise e cila duhet te ishte e unifikuar dhe me nje platforme mbarekombtare te gjithepranuar nga cdo force politike eshte me e percare se kurre ne kete drejtim me cic micet e veta. Di ndokush te me thote se cila eshte platforma afatgjate dhe afatshkurter e akademikeve, partive politike dhe qeverive shqiptare ne lidhje me ceshtjen e kosoves dhe ceshtjes se trojeve shqiptare dhe shqiptareve jashte shtetit shqiptar, a ka nje vije te perbashket reagimi ku mos ja fusi njeri gozhdes dhe tjetri patkoit, ku populli mos vije si kali ne leme i coroditur nga lajmet e rreme apo gjysem te rreme qe i serviren nepermjet mediave sociale, vizive apo te shkruara. A ka nje studim, nje botim, nje investim te mirefillte intelektual, akademik dhe politik ne lidhje me kete ceshtje. Teoria qe futja ne BE do ti zgjidhi te gjitha problemet eshte si premtimi i Enver Hoxhes qe pas lufte kur te futemi ne bllokun komunist do hame me luge floriri, ne fakt me zor kaluam nga luga e drurit tek ajo e aluminit. Jemi vertet nje coraphane shtet qe drejtohet nga diletante ne rastin me te mire ose nga spiune dhe te shitur ne rastin me te keq, si ketej dhe andej kufirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje