‘Shpërthen’ Koçi: Berisha, një depozitë helmi që derdh helmin e radhës. U kompromentua me Rambujenë, kontrabandën e naftës me Milosheviçin...

8 Gusht 2018, 18:35Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi nuk rresht së akuzuari Sali Berishën, në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën dhe qëndrimin ndaj presidentit Thaçi.

Koçi, teksa e cilëson ish kryeministrin një depozitë helmi që derdh helmin e radhës, thotë se bën si patriot pasi është kompromentuar rëndë me Rambujenë e kontrabandën e naftës drejt ish Jugosllavisë.

Por nuk lë pa përmendur faktin se tërrësia territoriale e Kosovës është në “vijë e kuqe” dhe Presidenti Thaçi kur bën deklarata të tilla duhet të ketë tezat e qarta.

Akuzat e Berishës dëshmojnë se ai është një depozitë helmi që derdh herë pas here helmin e radhës.

Tërësia territoriale e Kosovës është vijë e kuqe!

Tezat e fundit të Thaçit duhet të qartësohen. Presidenti nuk është thjeshtë një faktor politik. Eshtë institucion.

Duket sikur nga shkëmbim territoresh do mbërrijme te tezat për ‘demarkacion’.

Institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme kur diskutohen teza të tilla.

Qëndrimi i Keshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shumë korrekt.

Tërësia territoriale e Kosovës, ritheksojmë, është ‘vijë e kuqe’.

Berisha vrapon të marrë flamurin e patriotit, sepse në disa momente të rëndësishme politike është kompromentuar rëndë. E kam fjalen për Rambujenë, kontrabandën masive të karburantit drejt ish Jugosllavisë etj.”, deklaron Koçi.(TemA)

10 komente në “‘Shpërthen’ Koçi: Berisha, një depozitë helmi që derdh helmin e radhës. U kompromentua me Rambujenë, kontrabandën e naftës me Milosheviçin…”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Po pergatit terrenin per deklaraten e Rames Koci duke u perpjekur te zhvleresoje deklaraten e Berishes dhe faktorizimin qe i beri Berishes Thaci me ate prononcim idiot. Pas kesaj do dali Rama me fjale te medha per te marre pozicionin e Papit te Kombit.

  2. Sali Trimi says:

    Koci ka te drejte, por me duket pak naiv. Nuk eshte fjala ne se Berisha eshte kompromentuar dhe do te permirsoje imazhin e tij. Behet fjale se nga i merr udgezimet Berisha per te sabotuar Shqiperine. Nderkohe Thaci e politikanet e tjere Shqiptare i marrin udhezimet nga Perendimi, Berisha I merr nga lindja qe punon per Serbin. Berisha vetem sa kujdeset qe te hiqet patriot duke cuar ujin ne mullirin e Serbit. Ne fund te fundit Berisha eshte I detyruar te zbatoje udhezimet e padronit. I vetmi shpetim per Shqiptaret eshte qe te bejne te kunderten se cthote Berisha.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Po pergatit terrenin per deklaraten e Rames Koci duke u perpjekur te zhvleresoje deklaraten e Berishes dhe faktorizimin qe i beri Berishes Thaci me ate prononcim idiot. Pas kesaj do dali Rama me fjale te medha per te marre pozicionin e Papit te Kombit..

  4. Ylli says:

    Saliu eshte kriminel.Po ju qe jeni ne pushtet ca keni bere?Pse nuk e denoncon ne prokurori meqe ke 25vjet qe je expert per siguri dhe mbrojtje??Ha buke qyl ha o i pa afte dhe i pashkolle.Keto qe thoni ju te PS i thote populli cdo dite ne biseda.Ju ngelet vetem llafe llafe.Po te ishit patriote e kishit rrasur brenda me kohe,po dhe ju dobica jeni sa per te patur nji rroge shteti se as pune as gje nuk dini te beni.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Saliu i sherben me shume pushtetit te Rames jashte burgut se brenda burgut. Ne momentin qe Saliu burgoset Rama ngel zbuluar dhe do kete rradhen si tabele qitje. Per sa kohe Berisha eshte i lire do sherbeje si ai lugati qe iu tregojne prinderit femijeve per ti trembur qe te bejne ate qe ju thone prinderit, ne rastin konkret femija eshte Populli, prindi Rama dhe lugati Berisha.

  5. Koli says:

    Ky Koci me le shijen e nje kepuce te vjeter…

    1. Coli says:

      S’eshte Koci “Kepuce e Vjeter ”
      por je ti ,
      Corape grrisur ,
      or ti !

      Koci eshte nji nder Politikanet me me integritet dhe inteligjent
      i asaj bande shkerdhatash ne politike duke filluar qe nga
      shpellari krimineli rrahin salih sheqire brrrisha

  6. REALIST says:

    O Petro..qe “Petrit” Nuk je..a e di se si:Na u bere edhe ti i Gjalle???Ik dhe Pirdhu, sepse Berisha ju ka vene perpara si “Lopet”…jeni Llapaqene…te gjithe Politikanet ne Shqiperi jane Llapaqen dhe Te Pa-afte…Kuptove Petro???
    Nese do te kishit Bythe ose Tope…DO TE TA ARRESTONIT BERISHEN..Fakte keni Plote…pse nuk e beni?????
    nE SHqiperi “Denohen Hajdutet e Gomareve”::politikanet kriminel::jane ne kuvendin e shqipetareve dhe Vazhdojne te Rjepin dhe Tallen me ShqiPETARET:::lol

  7. Juglindori nga Korça says:

    Po pse o Koli , kur i ha kepucet e vjetra , çfare shije kane ? Po te pyes , meqenese nuk kam ngrene ndonjehere kepuce . Besoj se kepucet e reja duhet te jene shume me te shijshme apo jo ? Zakonisht , me se i gatuani kepucet ju nga anet tuaja , me pilaf , apo me turli ? Jam kurioz , se neve nga Korça , nuk i gatuajme kepucet ; zakonisht i veshim ato .

  8. nje vezhgues i drejte says:

    Sit back , sikur t’i postonje nga 7-8 here ato paçavuret e tua , sa mire do te ishte ….sepse 3-4 here na duken pak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje