Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë të shkallës Rihter goditi sot ishin indonezian të Lombokut, sipas Institutit amerikan të Gjeofizikës, katër ditë pas një tërmeti me magnitudë 6,9 ballë Rihter që shkaktoi të paktën 164 të vdekur, sipas autoriteteve lokale.
“Tërmeti ndodhi në veri të ishullit, në të njëjtën zonë me tërmetin e së dielës, por nuk ka rrezik për cunami”, deklaroi një zëdhënës i agjencisë indoneziane për menaxhimin e katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho.
“Që prej tërmetit të së dielës janë regjistruar 355 lëkundje me magnitudë të ndryshme”, shtoi Sutopo.