Rrugëtimi i Hashim Thaçit si njeri i luftës çlirimtare, paqes në marrëveshjet e mëdha, Pavarësisë së Kosovës dhe politikanit që ka marrë përsipër t’i dalë në ballë një marrëveshjeje të mundshme, edhe me kosto, Kosovë-Serbi për “korrigjim” apo shkëmbim territoresh. Amerika dhe BE me qëndrime të njëjta: “Palët të bien dakord për rrugën e përbashkët drejt BE-së”. Çfarë humbet dhe fitohet. Flasin analisti Mustafa Nano dhe pedagogu i UET Kristaq Xharo. Qëndrimet e analistëve Baton Haxhiu, Artur Zheji dhe filozofit Blerim Latifi.
Një djalë i gjatë, thatim, stoik dhe mjaft i ri për vendime të mëdha, por momenti e solli të ishte krah liderëve të mëdhenj botëror në Rambuje, shkurtin e vitit 1999, nën dirigjimin politik të sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright. Aty u përcaktua fati i Kosovës që ende ishte i larë në gjakun që sillnin armët dhe masakrat masive të ushtrisë serbe, por Hashim Thaçi që sapo hoqi për pak ditë uniformën e UÇK-së, kishte një barrë të rëndë. Pas shumë hezitimeve, hodhi firmën në Marrëveshjen e Rambujesë, një vendim që i hapi rrugën ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.
Thaçi u nis me dilema të mëdha, por u kthye si hero, Kosova u çlirua dhe nëntë vite më vonë, po ky personazh i luftës që kishte firmosur për paqen, ishte në krye të qeverisë kur Kosova shpalli Pavarësinë. Pa mbushur dy dekada si Kosovë e lirë, “djaloshi” i Rambujesë që mbart eksperiencë të gjatë politike, po mban në supe tani damkën si “tradhtar” i interesave të popullit të Kosovës. Deklaratat e tij dhe qëndrimet e qarta për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë nxitën jo vetëm një debat të madh, por edhe dilemat se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Edhe pse nuk ka një opsion zyrtar të servirur, një “dakordësi paraprake” mes Thaçit dhe homologut serb Vuçiç, është kalimi i Luginës së Preshevës nën hartën e Kosovës, ndërsa Veriu i Mitrovicës t’i bashkëngjitet Serbisë. Pyetja e madhe që ngrihet është të jetë një iniciativë e Thaçit dhe Vuçiç në këtë marrëveshje historike edhe me ashtuquajturat tradhti, fitore apo humbje? Që të dyja shtetet kanë treguar se nuk mund të arrijnë në kompromise të mëdha, pa yshtjen e fuqive shumë më të mëdha se kjo “provincë Ballkanike”.
Nëse në Serbi politikanët që u artikuluan për “korrigjim kufijsh” janë më të qetë, me përjashtim të ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, (që mund të jetë “instruktuar” për të bërë opozitarin), Kosova i numëron me gishtat e dorës ata të cilët tashmë po mbështesin idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh”, që në të vërtetë në përfundim me gjasë do shkojë drejt një shkëmbimi territoresh. “Kufijtë janë shënuar me luftë dhe vetëm me luftë mund të lëvizen”-deklaroi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Dhe nuk është i vetmi që shprehet me këtë gjuhë të ashpër, që vret edhe më shumë se arma, pasi të tjerë drejtues politikë, përfshi edhe individë nga PDK e Thaçit kanë dalë kundër presidentit të tyre.
Përtej qëndrimeve pro dhe kundra, realpolitika nën dirigjimin e SHBA-së dhe BE-së, kanë hedhur në tavolinë opsionin për një marrëveshje mes dy palëve që janë në konflikt të hapur përmbi një shekull. A është ora tani për një marrëveshje që do sillte paqe? Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi në një qëndrim me gjuhë të “drunjtë diplomatike”, por nënkuptimi ishte i qartë: “Thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Europian si lehtësues”-tha zëdhënësi i DASH, duke shtuar se politika e administratës Trump është e qëndrueshme në këtë çështje.
Edhe pse nga sallone të ndryshme politike, edhe qëndrimi i BE-së është thuajse i njëjtë. “Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Europës”-thanë burime zyrtare. Kosova mund të humbasë Veriun e Mitrovicës, një territor që realisht nuk e kontrolloi kurrë. Politika shekullore serbe mundi të instalojë ndikimin e saj dhe me një popullsi me shumicë serbe kontrollon gjithçka, gati si një krahinë me “autonomi të zgjeruar”, ku autoriteti i shtetit të Kosovës është mjaft i pakët.
Nga ana tjetër, në lojën (më jep-të jap), Presidenti Thaçi ka artikuluar përfshirjen e Luginës së Preshevës brenda Kosovës, duke u nisur edhe nga ideja e referendumit në këtë territor. Në Preshevë politika strategjike serbe ka mundur që të punojë me metodat e saj të njohura për të shpopulluar nga shqiptarët këto territore, ndaj në një kohë jo shumë të largët nuk do të jetë aspak e habitshme që të vihen para një fakti të kryer, ku shqiptarët atje të jenë në minorancë. Ndoshta koha është tani për një marrëveshje të dhimbshme me tri opsionet: “fito-fito”, “humb-humb” dhe “fito-humb”, për të dyja palët, që në të ardhmen mund ta shohin veten përkrah në BE.
Analisti Mustafa Nano është kritik për sa i përket formës që Thaçi e ka hedhur në diskutim, duke u kamufluar pas shprehjes “korrigjim kufijsh”. Sipas Nanos, Thaçi duhet të ketë nuhatur apo duhet të jetë informuar, që faktorë të ndryshëm me peshë e ndikim ndërkombëtar (diplomatë apo diplomací) mund të jenë duke e parë “korrigjimin e kufijve” si zgjidhjen më të mirë e përfundimtare, ndaj e ka hedhur këtë opsion tani, qoftë edhe për t’i paraprirë vijimit të bisedimeve. Pedagogu i UET, njohës i mirë i politikës rajonale gjykon se Kosova nuk është në një pozicion më të vështirë se pala tjetër. Sipas prof. Xharos, është fakt që Republika e Kosovës është frut i përpjekjeve jo vetëm të faktorit shqiptar, por edhe ndërkombëtar, ndërsa Thaçi ‘guxoi’ të trazojë ujin që nuk lëvizte, në sipërfaqe, duke marrë personalisht një barrë që shumëkush do donte të mos e pranonte.
Ish komandantini TMK se Sylejman Selimi ne nje rast pti thene se Hashim Thaqi asnjehere nuk e k pare luften me sy.
Per Hashimin ka shume paqartesi se si erdhi ne krye te shtabit te vetshpllur te UCK se.
Ne nje televizion kur u pyet Xhavit Haliti se si erdhi ne krye te shtabit Hashimi, ai u pergjigj se nuk donte te tregonte se si u zgjodh.
Ne Rambuje kishte thene se i nuk donte te kthehej ne Kosove si mesues historie por donte te ishte udheheqesi i saj.
Prandaj para se te flitet per “patriotizmin” e Hashimit se pari duhet te flitet per dy cilesi te tjera te cilat jane me te rendesishme se “patriotizmi” e qe jane BAJRAKTARIZMI
(karrierizmi,etja primitive per fame e per te qene i rendesishem ne sy te tjereve) dhe e dyta eshte HAJNIA e deshmuar sidomos pas luftes me pervetesimin e KED sit ne ortkeri me Erdogan in e shume hajnive te tjera.
Perpara te gjithave duhet te flitet per IDIOTIZMIN e tipave si ky Arti ?
Keta kur nuk jane kane komandante ne kuptimin e vertete te fjales,dmth stratege e organizatore te luftes,keta vetem kane pervetesuar ,edhe kete fale efikacitetit te ish sigurimit shqiptar, pra vetem kane pervetesuar punen e luften e te tyreve. kane shfrytezuar situaten qe te tjeret kane krijuar ,qofte me miqte amerikane qe eshte puna e diaspores se vjeter shqiptare, qofte ne Strasbourg qe eshte puna e te tjereve,te belgikes ma shume, qofte neper gazetat le monde liberation etj qe eshte puna e studenteve shqiptare te Frances t’asaj kohe. Keta vetem kane hapur konton per me i vjedhe shqiptaret e me ba per veti Pallate e me ble ne svicer,ne shqiperi e ne kosove troje,kur te tjeret kane marr kredi per me i dhane kishe ushtareve.Haradinaj rrnon ne famen e vellahut qe u vra,se ky pos me shit armet qe te tjeret kishin mbledh per kishe uckne neper Shqiperi,pos me i shit ato arme,e me vra deri dajen e vete nuk ka ba gje..e sa per Thacin ky edhe ma pak,pos se u zgodh nga haliti e sigurimsat e Tiranes si ma degjueshmi per vellaznim bashkimprape..
puna e vertete e tyre po shihet tash: asgje nuk jane te Zotet me ba si ka dhane Zoti.
Lili shko meso te shkruash shqip moj tyryfycke. U bere ti te japesh mend ?
Ai eshte me shume se tradhetar. Dhe ne kohe lufte ose ne demokraci te dobet, tradhetaret duhet te largohen me te gjithe menyrat.
Po afer mendsh o njerez.Beni pytjen a nuk ka Kosova njerez te shkolluar dhe me merita per ta udhehequr???Po keta i ka vu bota se i terheq kollaj per hunde dhe ben si te doje.Jane thjeshte kukulla te te huajve.Dhe Tirana nuk ka ca ben me shume se shtetet komanduse ja kane vene kufirin te thana.
Kufijte e shqiptareve historokisht jane vendosur nga Fuqite e Medha. Keshtu ka ndodhur dhe keshtu do te ndodhe. Ndaj mjaft the “mencurina” o Vait! Shqiptaret do mund te vendosin vete, vetem atehere kur shteti shqiptar do jete aq i fuqishem sa t’u imponohet edhe fqinjve edhe Fuqive te Medha. Keto gjera jane bere, behen dhe do behen gjithmone me FORCE (ne cfaredo forme qe shfaqet ajo). Shqiptaret ndoshta vertet kane rritur forcen e tyre sot, por natyrisht qe cdokush e kupton se nuk kane aq force sa t’u imponohen te tjereve. Perndryshe nese shqiptaret do e kishin kete force, kufijte e shqiptareve do ishin nga Ragusha ne Preveze e nga Nishi ne Selenik! E ben dot!? S’ke bythe! Atehere perpiqu te perfitosh sa me shume sot, qe dalngadale te rrisesh forcen. Kjo eshte te pakten figurativisht, e kuptueshme per te gjithe!
E gjithe kjo mesele dhe zhurme per kufirin do te ishte sot e mbyllur neqoftese kurvat hibride franceze nuk do tu kishin ndaluar UCKhyrjen ne Veri te Kosoves pas luftes me 1999 por perkundrazi e ndau defakto Kosoven ne favor te serbeve dhe keto pasoja po i vuan Kosova sot si dikur edhe sot kurvat hibride franceze gjithmon ne krahun e ngatrrimtarit dhe antishqiptarit harrojn keto kurva hibride qe me keto vepra e vendime nuk jane me te mire se Terroristen qe u vene bombat ne mes te Parisit po i njejti m…por i amballazhuar ndryshe
Shqiptaret ende nuk e dine ku u eshte paketuar tradhtia dhe ku u eshte fshehur tradhtari. Kjo eshte fatkeqsia e popullit shqiptar te Kosoves se pushtuar… Tradhtia qe i eshte bere Betimit te UÇK nuk le askend te paster…! Nuk duhet te ndegjohet zeri i shume “analistave” per keto çeshtje jetike te popullit shqiptar dhe te Shqiperise Etnike sepse shume “analista” i bien telit anti shqiptar te “patrioteve shqiptare” te lidhur kryq e tthor me Beogradin e me Prishtinen, Shkupin, Presheven e Podgoricen e Tites…… Po tragjedia eshte se Tirana shqiptare koketon me po ato burime te specializuara e te trajnuara ‘patriotike e kombetare’ (anti shqiptare) dhe fajin per kete koketim e bartin (pos politikes shqiptare) edhe shume media ne Tirane, Prishtine, Shkup, Podgorice, Presheve e gjetiu, qe jane shnderruar ne aleate te anti Shqiperise…
Ne balle te te gjitha ketyre proceseve eshte dashur dhe duhet te jete Tirana, duke bashkepunuar me shqiptaret qe i jane kundervene pushtimit serb e jugosllav te Kosoves shqiptare dhe aleateve “shqiptare” te Beogradit ne Prishtine e gjetiu…
Eshte fatkeqesi nese Tirana sheh endrra me sy çele duke u besuar sherbimeve sekrete te LDK (UDB): batonave, vetonave, ylberave, beratave, halilave, nexhminjve………………. (qe vargu i tyre eshte shume i gjate dhe nuk i nxane as dhjetra e qindra vellime librash te tere).
Me ta nuk behet as ruhet shtepia e as miqesia me miqte tane te vertete, mesa u be dhe u ruajt lufta shqiptare e UÇK.
Si fort jeni kah i mrehni dhembte ne keta “shqiptare”, qe kane qene dhe jane anti shqiptaret me te medhenj.
DRENICA E KUQE
ORE PO ÇËSHTË KY IDIOTLLËK , QËNKA BËRË MUÇ [email protected] ANAL…IST ?????
ME MUÇ [email protected] ANAL…IST KENI PRETENDIMIN QË KJO ANAL..IZË E BËRË NGA ANAL…ISTI MUÇ [email protected] TË MERET SERIOZISHT????? KJO ANAL..IZË E BËRË NGA ANAL…ISTË SI MUÇ [email protected] VETËM NJERZIT QË JANË ANALFABETË, TË PASHKOLLUAR, PA TRU OSE TË ÇMENDUR OSE IDOTË MUND TA MARIN PARASYSH , KUKDES ! THASHË PARASYSH ,JO SERIOZISHT.