SHBA, mbi 21 mijë persona të evakuuar nga zjarret. Autoritetet: Ishte i qëllimshëm

11 Gusht 2018, 14:15Bota TEMA

Mbi 21 mijë persona janë evakuuar nga shtegu i një zjarri të vrullshëm në jug të Kalifornisë. Urdhëri për evakuuim u dha teksa zjarri kërcënonte shtëpitë perreth Liqenit Elsinor.

Zjarri, i cili nuk është i pari në këtë shteit, ka shkatërruar një sipërfaqe të madhe pyjesh në veri të San Diegos. Ndërkohë, një person i cili dyshohet se ka vënë zjarrin qëllimisht nëpër pyje, ka dalë përpara gjykatës.

Forrest Clark u shfaq mjaft i tensionuar gjatë seancës. Cështja e tij është shtyrë për në 17 gusht, ndërsa lirimi i tij me kusht është përcaktuar kundrejt një pagese prej 1 milion dollarësh.

I dyshuari ka ndërhyrë duke u shprehur se e përballon lehtësisht një pagesë të tillë. Autorietet bëjnë të ditur se ai ka vënë zjarrin qëllimisht për shkak të një konflikti prej vitesh me fqinjët.

Clarck i ka dërguar edhe një email shefit vullanetar të zjarrëfikësve lokalë ku kërcënonte se vendi do të digjej, kanë bërë më tej të ditur autoritetet. Raportohet se temperaturat e larta dhe erërat e forta e kanë nxitur edhe më shumë zjarrin duke e cuar në përmasa të

mëdha. Ekspertët kanë paralajmëruar se situata do të përkeqësohet edhe më tej për shkak të vazhdimit të motit të nxehtë dhe stuhive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje