ANALIZA: Tradhëtia e Trump-it dhe e ardhmja e Bashkimit Europian

12 Gusht 2018, 14:46Politika TEMA

Nga Alon Ben-Meir

Çdo President i Shteteve të Bashkuara, nga Truman tek Obama, e ka nderuar dhe është krenuar me kontributin historik të Amerikës në rindërtimin e Europës nga hiri i Luftës së Dytë Botërore, gjë që çoi në themelimin e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Ata e bënë këtë, si një dëshmi të madhështisë së Amerikës, duke ndriçuar si fanarë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duke frymëzuar shumë kombe të tjera për ta kopjuar SHBA-në. Aleatët në të dy anët e Atlantikut, qëndruan bashkë për atë që është e drejtë dhe morale. Dhe kjo, derisa president i Shteteve të Bashkuara u zgjodh Donald Trump.

Në pak kohë, Trump e ka tronditur këtë aleancë unike dhe të suksesshme, duke vënë në pikëpyetje vlerën e NATO-s, teksa ka poshtëruar udhëheqësit e saj. Ai është i prirur të ndajë Europën, dhe ta nënshtrojë ndaj diktatit të SHBA-së së tj, apo edhe të armikes më të egër të Perëndimit, Rusisë së Vladimir Putinit.

Tradhtia e Trump ndaj aleatëve tanë europianë, do të kujtohet si kapitulli më i errët në historinë e aleancës së NATO-s, dhe nuk do të korrigjohet për aq kohë sa në pushtet do të jetë Trump. Respekti i pakursyer i Donald Trump ndaj armikut kryesor të Perëndimit – Putinit – ishte pa dyshim i neveritshëm dhe i çuditshëm, në mos një tradhti e hapur.

Një mundësi historike

Për shkak të kësaj sjelljeje kaotike, Trump i ka dhënë tashmë një mundësi historike Bashkimit Europian, që të rivlerësojë rolin dhe angazhimin e tij ndaj aleancës së saj me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa BE-ja duhet të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur integritetin e aleancës, ajo duhet të përpiqet që t’i japë fund varësisë psikologjike dhe emocionale të saj ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe të zhvendosë aleancën me Amerikën drejt një reciprociteti të objektivave strategjike.

Kjo do të thotë se BE-ja, duhet të jetë e përgatitur të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe të pavarur, kur kërcënohet interesi kolektiv i sigurisë kombëtare, me ose pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Brukseli, do të jetë shumë më i respektuar nga Shtetet e Bashkuara, dhe do të trajtohet si i barabartë duke kultivuar një qëndrim të pavarur, i cili duhet të mbështetet pavarësisht se kush ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.

Për këtë qëllim, BE duhet të zhvillojë vizionin e vet, se ku dëshiron të jetë në 15-20 vitet e ardhshme, dhe çfarë masash duhet të marrë për të ruajtur integritetin e aleancës europiane. Dera do të mbetet e hapur për udhëheqjen e Amerikës, por nën një president të arsyeshëm dhe parimor, i cili kupton vlerat e mëdha të aleancës.

Mbrojtja europiane

Por këtë herë, BE-ja duhet të ndërtojë mekanizmin politik dhe të mbrojtjes, me gjithçka që nënkupton qëndrimi më vete. Pavarësisht nga fakti që kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka dredhuar deri më sot çështjes së mbrojtjes europiane, për shkak të historisë së turpshme të nazizmit, ajo më në fund ka arritur në përfundimin pas incidenteve të shkaktuara nga Trump, se është koha që komuniteti europian të kujdeset vetë për veten.

Mbi të gjitha, ajo i pason fjalët me vepra konkrete. Pavarësisht nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian duhet të forcojë aftësitë e tij ushtarake, dhe të ndërtojë një pengesë të besueshme kundër Rusisë. Si e tillë, BE duhet të mbetet forca ushtarake më e fuqishme në Europë brenda kornizës së NATO-s, dhe të ndajë të gjitha fondet e nevojshme në funksion të këtij qëllimi.

Në këtë drejtim, unioni duhet të rivlerësojë besueshmërinë e Turqisë si një anëtare në NATO, dhe nuk duhet të përjashtojë mundësinë e përjashtimit të saj nga aleanca, për aq kohë sa Ankaraja po sfidon Traktatin e NATO-s, po konsumon shkelje të saj të rënda të të drejtave të njeriut në vend, si dhe po flirton me armikun kryesor të Europës, Rusinë.

BE duhet të reformohet

Bashkimi Europian, duhet të konsolidojë gjithashtu institucionet e tij, duke e reformuar kushtetutën e tij, dhe veçanërisht proçesin e vendimmarrjes, për të miratuar në kohën e duhur politikat më efektive. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos tani që Brukseli përballet me trazirat në lidhje me Brexit, si dhe me mosmarrëveshjet e brendshme politike.

Për më tepër, BE duhet të ngerë një strukturë të përhershme financiare, që të adresojë nevojat e vendeve anëtare, të cilat përjetojnë vështirësi financiare, sikurse është Greqia. Bashkimi Europian, duhet të ngrijë integrimin e mëtejshëm të shteteve anëtare, deri në kohën kur të ketë realizuar shumicën e reformave të saj.

Ndërkohë, BE duhet të zhvillojë dhe ushqejë marrëdhënie me të gjithë kandidatët potencialë për anëtarësim, veçanërisht vendet e Ballkanit, për të frenuar ambicjet e presidentit turk, Erdogan, nga joshja e këtyre shteteve për të hyrë orbitën e tij islamike. BE, ka gjithashtu nevojë të përqëndrohet në zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pasi ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në Europë.

BE ka interesa të drejtpërdrejta strategjike dhe të sigurisë, për të luajtur një rol aktiv në kërkimin e një zgjidhjeje të konflikteve në Libi (një nënprodukt i rolit europian në rrëzimin e Gedafit), dhe Jemen, dhe me siguri duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, sado iluzive që mund të duket kjo e fundit.

BE-ja duhet të ndryshojë natyrën e marrëdhënieve me Afrikën jo thjesht nga donatori tek marrësi, por të luajë një rol të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendeve afrikane të pazhvilluara, jo vetëm sepse ka një detyrim moral që rrjedh nga kolonializmi, por për shkak se këto përpjekje i shërbejnë vetë interesave të sigurisë së BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e kontributit të gjerë financiar të BE-së ndaj Unionit Afrikan (mbi 3 miliardë dollarë që nga viti 2004), duhet t’i kushtohet projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm, për të ofruar mundësi punësimi, dhe për të fuqizuar komunitetet lokale. Kjo është mënyra më efektive, për të adresuar shkaqet rrënjësore të ekstremizmit të dhunshëm dhe emigracionit, prej të cilave unioni po vuan shumë.

Shënim: Alon Ben-Meir, është këshilltar në Qendrën për Çështjet Globale në Universitetin e Nju Jorkut. / “The Globalist- bota.al

16 komente në “ANALIZA: Tradhëtia e Trump-it dhe e ardhmja e Bashkimit Europian”

  1. Mikel says:

    Po cfare politikani eshte Trampi more aman.Ai eshte koqja e kandarit.

    1. Aj says:

      Kjo eshte analize leshi, evropa po vete ne ekstremin e majte. Ndersa persa i perket trampit eshte presidenti me i mire qe ka patur amerika ndonjehere…

  2. SHABAN MARINA says:

    Une pyes, perse Rusia trajtohet si prone e Putinit, sikurse u trajtua prone e Leninnit, pas Paqes se Brestlitovskut?

    1. Ben says:

      Sepse Putini ben cfare i do trapi.

  3. Pellazgos says:

    Rusia per mua eshte nje komb krenare i pa ndertuar nga skllever,nga krime si angloamerikanet kudo ku shkuan ne Afrike te jugut,ne Australi,ne Amerike,ne Canada,ne ishujt Malvine.
    Kur vjen puna per Kostandinopolin,Mikra Asine e Omiros (Homerit) Greke mbeshteten Osmanet islamike te Turqise dhe jo Drejresine,Mirenjohjen per Greqine e Lashte,e futen edhe ne Nato!
    Keto padrejtesi nga Barbaret kolonizatore qe vrane kryetare shtetesh pa asnje aresye njerezore si Sadami,Kadafi,Sirine e kane shkaterruar komplet Barbaret se jane pas tyre Cifutet e “Zotit” qe u “premtoi” token e “shenjte”.
    Fatkeqesisht nuk ka faj as Trumpi as Putini por etja per para,pushtet,lufte.

    1. Bato says:

      Ska pat skllever afrikane por sllave dhe …kistane. Nuk mund te behet nje shtet i forte nga hici.

    2. Nauni says:

      Pellazgos bravo bravo.Me pelqeu shume komenti juaj.I ke rene pikes.

    3. Veterinari per komunist says:

      o pellazgos analfabeti qe din me perdore tastauren por nuk ka njohuri.

      AMERIKA kurrrrr nuk ka qene ne Afrikken Jugore, Australi, Canada, apo ne Malvine………..po ti qenke nje gjooooooo e madhe more Analfabaestos, E a per sadam gadafa …ata jan vrases te qindra mijjerave njerezve dhe njerin prej tyre e ka vra Gjygji Irakian, ndersa Gadaf qenefin e ka vra nje plumb i nje Libiani. ..Ndersa Sirine e ka SHKATERRUAR RUSIA.

      Perndryshe tqift Trumpi edhe 340 Milion AMERIKAN more qenef islamikokomunist.

  4. Ismail says:

    Se kuptoje,sinqerishte pyese se cfar armiku eshte Rusia per Europen.

  5. Veterinari per BE says:

    BASHKESIA Europiane eshte nje klub qenefik, sepse nuk ka politik unike por ne te ka edhe shtete pismiletike sikurse qe eshte Spanja. BE nuk e lejon Kosoven te kendoje ne EUROVIZION, ndersa e lejon te kendoje AUSTRALINE….ndersa BE e ndalon ne EUROVIZION edhe qfaqjen joformale te FLAMURIT TE KOSOVES!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Per kete aresye AMERIKA ESHTE 1 miliard here me e mire se europa kurve. Mos te ishte Europa e poshter dhe e padejte kurrrrrrr nuk do te krijohej SHBA….sepse SHBA u krijua nga pakanaqesia dhe terrori qe njerezit perjetonin ne Euriopen e vjeter kurrvike. Trumpi eshte nje president i shkelqyeshem dhe ai o lufton per barazi ekeonomike me qenefat pismiletik te EUROPES idiotike dhe hajnike. Europa eshte vend ku hajnia eshte zyrtare. Ata jane mesuar te kene privilegje dhe kurrrrrr askujt nuk i kane ndihmuar por vetem i kane shfrytezuar. Shikoni UKRAINA dhe MOLDAVIA kane fituar liberalizimin e vizave , edhepse popullata ne keto shtete eshte shume me e varfer se e Kosoves. PSEEE!!???? Sepse evropes iu duhen dhjetra nijera prostitute , qe vijne nga vendet e varfera sikur UKRAINA dhe MOLDAVIA….nese liberalizohen vizat per Kosove Europa do ti fitonte ndoshta 200 deri 250 prostitute…..por me UKRAINE dhe MOLDAVI Europa kurvike i ka fitur 400 mije prostitute …sepse varferia te qon ne shitje te seksit.

    RRNOFT AMERIKA dhe BRITANIA E MADHE dhe iu qift nona Bashkesise Europiane ….

  6. Tirona says:

    Co ky bole qe shkru kte kartikull. Sugeron qe Europa tboj kte ene ate ………….po se si do financohen kto idera?! Nese kane kete potencial ekonomok le te filloje te finacoje me shume ne NATO (nje nga kerkesat me te thjeshta qe presidenti Trump po kerkon) . Eshte real kur thote qe USA krijovi BE duke mos harru Planin Marshall. Qeni sduhet te kafshoje doren e te zotit (ne kuptimin e mire). Dhe meqe ra fjala; BE po te kishte potencialin e nevojshem do ta kishte braktisur me kohe NATOn. Kete e ka treguar me kohe duke filluar nga Shqiperia. Be real.

  7. trojani says:

    Analiz leshi.
    Ku eshte “tradhtia”qe tramp i ka bere evropes !? pse kerkon qe aleatet te paguajn detyrimet qe kane pranuar,pra 2% nga buxheti i ç’do antari !!
    68% e detyrimeve ne nato permbushen nga USA .
    “respekti” (thote anal-isti) qe tramp tregon per putin, ku e shikon !? Tramp ka vendosur sanksionet ekonomike me agresive tek rusia qe pas ardhjes ne pushtet.
    Europa, po e shikon rusin si armikun kryesor,nuk duhet qe ekonomia e saj te jete e mvarur prej saj , siç ka bere gjermania qe 70% e gazit te lengshm vine nga gazprom!! dhe gerard shreder
    ( ish kacelari gjerman) eshte nga figurat qendrore te kompanis ruse.
    E perseris analiz leshi, tramp eshte per forcimin e amerikes, se po te jete e forte ajo eshte e sigurt gjithe bota, e kunderta ndodh po te jete USA me brek ne per kembe si e katandisi barak o(s)bama dhe siç e deshiron ky analisti dhe mero bazja qe kembengul me shkrimet antitramp.
    Sukseset tregohen me fakte dhe shifra,jo me opinione, tramp deri me sot eshte presidenti me i sukseshem qe amerika ka pasur ndonjehere.
    kush eshte objektiv i shikon,
    antitramp-istet nuk do ta shikojne dhe pranojne kur.

    1. Al K says:

      Egzakt trojani!
      Ndalova se lexuari pertej paragrafit te trete te “analizes” se gazetarit
      – Trump ka tronditur aleancen? —- ku jane faktet?
      – Ka vene ne pikepyetje vkeren e Natos — ku jane faktet?
      – Ka poshteruar udheheqesit — ku jane faktet?

      Te pakten mos e quaj analize se analiza mbeshtetet ne fakte. Ne se faktet nuk i permend por i ke lexuar dhe interpretuar atehere interpretimi i tyre si gazetar nqs je i tille eshte teper i ceket. Ketu ne Amerike kam degjuar nxenes te klasave te shtata e teta qe kane me shume peshe ne debatet per argumentimin e thenietve te Trump.
      Gazetar, ki parasysh vetem nje gje:
      Trump eshte unikal si fenomen. Ai nuk pajtohet por sfidon cdo lloj shablloni apo standarti. Ai sfidon rregullin e harmonine dhe krijon kaos pas se cilit ai kerkon te krijoje nje rregull te ri me i mire se i pari. Trump eshte simbol i ngacmimit te statuskuose per te shtyre ecjen perpara. Ai do gjykohet nga historia mbi bazen e veprimeve dhe rezultateve. Por te pakten si gazetar mund te marresh shembull nga menyra e te menduarit te Trump per te te ndihmuar ne sjelljen e shkrimeve origjinale

  8. Eagles says:

    Ky eshte nje shkrim I rendomte Donald trump eshte president I amerikes dhe punon per ameriken anetaret e natos te paguajne detyrimet. Per ekonomine tarifa te njejta jo amerika paguan tarifa per mallrat qe vene ne kine dhe Europe kurse ne amerike ti cojne mallrat pa tarifa

  9. SHQIPE-FREE says:

    Pres.Trump eshte Investimi me i madhe, dhe Fitorja me e Madhe e Sherbime Sekrete Russe ish KGB-ja dhe Pasardhsja e saj FSB-ja….SHKOLLA E VJETER “XHERXHINSKI”..na solli Trumpin ne Krye te USA-s….
    Trump eshte nje Marjonet ne Duart e Russeve….lol

  10. Laku says:

    Tema vazhdon te publikoje artikuj plera,te paguar nga George Sorra.Komenti i Tironsi fantastik.Trump i duhet botes qe te shkundi burokratet e Evropes qe rrine nga 30 vjet ne pushtet dhe as Rama me Salen nuk i pjerdhin me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje