Kryebashkiakja e Sarandës gjobitet me 1 milionë lekë për mbeturinat, Manjani: Show i qeverisë

13 Gusht 2018, 16:22Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e quan një show të qeverisë gjobën që mori kryebshkiakja e Sarandës, Florjana Koka nga Inspektorati Mjedisor për shkak të ndotjes së madhe në qytet.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani e cilëson gjobën ndaj Kokës populiste, ndërsa shtoi se kjo gjobë nuk e pastron mjedisin nga plehrat.

Më tej Manjani shrehet se qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më kryetarja.

Inspektorati i Mjedisit gjobiti sot me 1 milion lekë të vjetra kryetaren e Bashkisë Koka, ndërsa firma e pastrimin u gjobit me 500 mijë lekë.

“Gjoba.

———-

Inspektoriati mjedisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.

—————-

Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet

——————

Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!

Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!

Sarandaëeb, bën çdo ditë denoncime të tilla.

Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!

Zgjidhja e problemit.

—————-

Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…

Pa zgjidhje, pa shpresë…”- shkruan Manjani. (TemA)

Kryebashkiakja e Sarandës gjobitet me 1 milionë lekë, për plehrat në qytet

6 komente në “Kryebashkiakja e Sarandës gjobitet me 1 milionë lekë për mbeturinat, Manjani: Show i qeverisë”

  1. mik says:

    Pse shkruaj u gjobit Kryebashkiakja e nuk thone Bashkia ?!!
    Pse Kryebashkiakja do pagyaj faturen apo Bashkia ?

  2. Aleanca Shqup-leshedhi says:

    Ik ere bajge e Monalikea see just here I peshtire!

  3. Vicidolisti Digital says:

    Spaske vajtur ne Schuma-party te miky yt i vjeter ne Santa Quaranta o Manjan plehu??? Aha qenke trembur nga plehrat kesaj rradhe..

  4. Johani says:

    Tpaska dale pune ty “avokat” ish ministri se ti kso taksirati do,por une mendoi se ti me plan i ke bere gjithe keto pisllaqe sa ishe minister qe as ti vet tmos di ta zgjedhesh lamshin qe ke bere,jane ligjet tuja ish ministri pa floke,qe sdo mend se po vuan pse sali berisha nuk eshte ne qeveri e ti te mbjellesh kanabis ne koken tende ne vend te flokeve dhe “trute qe ke ti ska nevoje per ushqim tjeter per kanabisin mjaftojne idete dhe zbulimet e salos ne rrjetet sociale qe ti pastaj te behesh miljoner si femijet e tij dikur.

  5. Berti says:

    Manjani edhe pak te ka ngelur ne liri..shijoje.
    Te gjithe hajdutet si ti me ne fund do te japin llogari para drejtesise.

  6. Elio Gora says:

    Po perse duhen botuar opinjohet e ketij lloj njeriu cdo dy-tre dite.Cfare perfaqeson ai tashme?Nese do te pyetesh ne lidhje me ndonje ligj,po eshte normale qe te degjohet edhe mendimi i nje ish ministri drejtesie,por jo te botohen cfare muhabete ben Manjani gjate gjermbjes se kafese se mengjesit.Ai dihet se per cdo gje do ti vere nga nje bisht.Po mire more “koke e madhe” si nuk shikon ti asgje pozitive tek kjo qe ka ndodhur ne Sarande?Po eshte rasti i pare more djale.Sikur te ndodhte sa me shpesh me bashkiaket e tjere neper Shqiperi,do te ishte mirepritur nga opinjoni shoqeror,do te mbante te karikuar keta nepunes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje