FOTOT: Gruaja e denoncon në polici, burrit pilot nuk i del inati, përplas avionin në shtëpinë e saj

14 Gusht 2018, 09:41Lifestyle TEMA
FOTOT: Gruaja e denoncon në polici, burrit pilot nuk i del inati,

Piloti Duane Youd, 47 vjeç ka gjetur vdekjen pasi përplasi me dashje aeroplanin në shtëpinë e tij në Payson, SHBA. 

E gjitha ndodhi si shenjë hakmarrje pasi ai ishte denoncuar në polici nga gruaja e tij, për dhunë në familje. 

Pas denoncimit policia e kishte marrë në pyetje dhe më pas e kishin liruar. 

“Ne besojmë se rrëzimi i avionit në shtëpi ishte i qëllimshëm”, kanë thënë autoritetet. 

Sipas mediave, Youd u arrestua nga autoritetet të dielën në orën 7:30, për dhunë kundër gruas së tij. 

Ai u lirua po të dielën në darkë, dhe nënshkroi një marrëveshje për të mos kontaktuar më me gruan e tij. 

Në marrëveshje thuhej se Youd do të duhet të kontaktojë Departamentin e Policisë për të marrë ndonjë send nga shtëpia e tij. 

Në orën 12:45 të së hënës, Youd u shoqërua në shtëpi nga një oficer policie, ku  mori kamionin, rrobat dhe sendet e tjera. 

Disa orë më vonë në orën 2:38 të mëngjesit, policia mori njoftime se një aeroplan u rrëzua në anën e një mali, përkatësisht në një shtëpi. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje