Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova.
Mediat italiane rapotojnë për 22 viktima të nxjerra nga rrënojat, 2 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.
Por raportohet se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.
Ndërkohë ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë.
“Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Tëitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.
Nw vendngjarje ndodhen njw numwr i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie. (TemA)
urë me çimento me tela …..50 60 vjeçare…në Itali ku mashtrimi është vetë shteti si në albanistan