Erdogan nuk ndalet: Turqia do ”bojkotojë” pajisjet elektronike të SHBA (s'ka më iphone për turqit)

14 Gusht 2018, 11:57Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot vendi i tij do të ”bojkotonte” pajisjet elektronike amerikane, ndërsa marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë mjaft të tensionuara javët e fundit.

Gjatë një fjalimi në Ankara presidenti Erdogan u shpreh se do të vihej në zbatim një bojkot kundër produkteve elektronike  amerikane.

“Sot Turqia ka një nga sistemet bankare më solide në botë në të gjitha aspektet. Turqia do te bojkotoje prodhimet elektronike amerikane”- tha ai.

Mediat e huaja raportojne se Erdogan ka theksuar se Turqia do të bojkotojë prodhimet elektronike nga SHBA, e cila ka imponuar sanksione dhe ka rritur tarifat kundër Ankarasë në një mosmarrëveshje rreth ndalimit të një pastori ungjillor amerikan.

Presidenti turk tha se ai po merrte masat e nevojshme në lidhje me ekonominë, pas situates me te fundit qe po ndodh me monedhen vendase, perkeqesuar pas mosmarrëveshjes me Uashingtonin, por ishte e rëndësishme të mbante një qëndrim të fortë politik. “Kalimi në monedhë të huaj do të nënkuptonte ti jepesh armikut”, shtoi Erdoğan.

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të SHBA,” tha ai. “Nëse ata kanë iPhone, pala tjetër ka Samsung. Në vendin tonë ka Venus, Vestel [markat e smartfonëve turq]. ”

Në një fjalim sfidues, Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se ata që zhvilluan “luftë ekonomike” kundër Turqisë do të paguajnë një çmim. (TemA)

5 komente në “Erdogan nuk ndalet: Turqia do ”bojkotojë” pajisjet elektronike të SHBA (s’ka më iphone për turqit)”

  1. Leo says:

    Shtetet sovrane i rregullojne marredheniet e tyre ne baze te reciprocitetit.

  2. Ermiri says:

    DO TA TREGOJE VENDIN QE MERITON ORE eRDOGANCE QE SHKATERROVE tURQINE E aTATURKUT DHE E FUTE NE KRIZE TE GJITHANSHME .
    Ermiri

  3. Pellazgos says:

    Keshtu eshte kur ne duart e Var-varosve “barbare” eshte fati i botes.
    Kur ne 1913en Greket cliruan zonen te pushtuar nga mongolet qe per mijera vjet quhej Ionia (deti Ion) gjermanet,francezet,anglezet nuk ndihmuan,amerikanet ndihmuan Ataturkun ” gjoja” se perparoi shume deri ne Ankara.
    Po 400 vjet roberi ketu ne djepin e Civilizimit ku ishte Drejtesia dhe respekti per Greqine e Lashte,Ilyrine,Epirin,Maqedonine?
    Keta karagjoze qe kane ne duar fatet e botes duan nje sistem kurvash si Kardashian,Ora,Madona etj,nje here me breke,nje here pa breke dhe pastaj “habiten” me kete brez idiotash dhe injorantesh qe vrasin,djegin,perdhunojne.
    Po keshtu qe edhe me Stilian Mavromatis Nolin e Harvardit qe nuk e njohen Qeverine e Tij Demokratike “miqte” tane amerikane apo avokatet “tane” ne Evrope fashistet se donin Zogollin nje spiun,nje servil,nje turkoallvano.
    Kjo eshte aresyeja pse krijuan kete Pashallek me shumice myslimane te quajture Albania dhe jo Epiri apo Ilyri ne 1913 en se ketu ishte turkye.
    Pushtuesit dhe kriminelet kane qellime te njejta,kjo nuk eshte veshtire te kuptohet.

  4. Llafazani pa dogane says:

    Qeni turk mongol ne perpelitjet e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje