Kriza e drejtimit në PD, Rumania dhe protesta e opozitës që do “lindë e vdekur” në shtator

14 Gusht 2018, 10:22Politika TEMA

Ka një entuziasëm që qëndron në mendjen e ish kryeministrit dhe liderit real të PD Sali Berisha, dhe që shpërthen sa herë që diku në ndonjë pikë të globit bëhet ndonjë protestë.

Nuk ka rëndësi se ku mund të ketë protestë, në Burundi, Somali, Marok, në Bangladesh, në Serbi apo në Rumani.

Nuk ka rëndësi as motivi për të cilin shpërthen, që mund të jetë nga më i ndryshmi dhe që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, mentalitetin e shqiptarëve apo dhe vetë politikën shqiptare.

“Receptorët” e Berishës aktivizohen menjëherë dhe bën përqasjen me zhvillimet në Shqipëri, duke paralajmëruar gjëra të ngjashme me ato që sheh në TV apo lexon në media.

Ndoshta i ëndërron pa kurrfarë lidhjeje, thjeshtë dhe vetëm nga dëshira për të qënë protagonist, megjithëse e di se në Shqipëri asgjë nuk ndodh, ngjashmërisht me ato që ndodhin në vendet që ai përmend.

Rasti më konkret janë protestat që kanë shpërthyer në Rumani, ku emigrantët rumunë që janë kthyer në vendin e tyre, kanë hequr dorë nga pushimet e verës dhe po protestojnë për zbatimin e reformës në drejtësi, futjen në burg jo vetëm të politikanëve të korruptuar por dhe të atyre politikanëve që po bllokojnë reformën dhe shkarkuan Prokuroren Speciale.

Eshtë përsëritje ta themi se në Shqipëri ndodh e kundërta e asaj që po ndodh në Rumani.

Pasi janë politikanët që janë të akuzuar ata që kundërshtojnë dhe protestojnë kundër reformës në drejtësi, ndërsa qytetarët shqiptarë i duan në burg “peshqit e mëdhenj”.

Sali Berisha bëri thirrje që shqiptarët të ngrihen në shtator dhe të përmbysin qeverinë e Ramës duke hedhur në tregun politik dhe thënien “Gushti rumun, shtatori shqiptar”.

Po pse jo tani në gusht dhe dhe pse në shtator, ku muaj i parë i vjeshtës dhe për shkak të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla që bënte “arrestime çdo shtator”, dhe kreut të PD Lulzim Basha që “rrëzon Ramën çdo shtator” ka marrë përmasat e një humori epik?!

Në krye të herës emigrantët shqiptarë që vijnë në Shqipëri kanë të tjera interesa në pushimet e planifikuara për muajt e verës në atdhe.

Duke qënë se e njohin fort mirë politikën dhe politikanët shqiptarë, të të dyja krahëve kanë planifikuar pushime me familjet e tyre, kanë planifikuar njohjen me ndonjë vajzë dhe lidhjen e jetës me një shqiptare, kanë planifikuar ndonjë shërbim për veten nëpër klinikat dentare apo dhe bëjrjen në kohë më të shpejtë të eko-ve dhe shërbimeve të tjera ndaj vetes.

Një pjesë tjetër janë të zënë dhe me ekspozimin e makinave luksoze, herë të blera dhe herë me qira, apo dhe me përshtatjen e fëmijëve me gjuhën shqipe, në kontaktet me njerëzit më të dashur këtu në Shqipëri.

Këto elementë i quajnë më të domosdoshëm dhe më dobiprurës se sa një protestë që nuk shkon në kahjen e interesit të tyre por të politikës që në 28 vite është majmur me djersën e tyre.

Ndaj qëndrojnë në heshtje dhe nuk aktivizohet dhe sikur të bëhet nami, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me politikanët e opozitës që deklarojnë pasuri miliona euro të vënë gjatë viteve të gjata në pushtet dhe njëherësh “përgjërohen” për varfërinë dhe mungesën e vëmendjes së shtetit në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, nuk lëviz njeri jo vetëm në gusht por as në shtator kur sheh se kryetari i opozitës Lulzim Basha vijon pushimet që prej një muaji dhe as që ka ndërmend të prishë terezinë, përveçse në momente pauze kur nuk është i zënë nga relaksi, për të postuar ndonjë mesazh kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama sa për të qënë prezent në publik.

Madje dhe këto mesazhe shpesh ia dërgojnë njerëzit e afërt dhe stafi i ngushtë i tij dhe i bëjnë publike në media përmes rrjeteve sociale.

Nuk mund të protestojë populli opozitar madje, kur sheh se djali i ish kryeministrit Sali Berisha, lëviz gjatë tërë vitit në të gjitha resortet turistike më të shtrenjta të globit bashkë me të fejuarën e tij.

Dhe nuk lëviz me paratë e tij, por të qytetarëve shqiptarë.

Prandaj thirrja e Berishës ditën e djeshme për protesta të forta në shtator nën shembullin rumun ka sjellë vetëm humor tek ata që e kanë dëgjuar dhe është bërë objekt barcaleash në rrjetet sociale.

Madje dhe tek kryetari i PD Lulzim Basha, i cili jo vetëm që nuk ka bërë ndonjë deklaratë, por në mënyrë indirekte ka bërë me dije se janë ngarkuar për organizimin e protestave në shtator Xhelal Mziu kreu i bashkisë së Kamzës dhe Belind Këlliçi, kreu i FRPD.

Gati harruam, ka ngarkuar me detyrë dhe një deputet budalla nga Myzeqeja për të dalë çdo ditë në rrjetin social dhe i ka hequr “traun e doganës” duke e lëshuar të sulmojë kë t’i dalë përpara.

Por dhe deputetin e video-përgjimit erotik që të takohet me fermerët për të diskutuar jo për efektet e video-përgjimeve erotike dhe njerëzve “plehra” por për hallet e fermerëve dhe plehrave reale.

Teksa sheh deklarimet në PD, ku “njëri i bie thumbit e tjetri patkoit”, rezultantja e gjithë këtyre zhvillimeve në partinë më të madhe të opozitës është se ka dy qëndrime në këtë parti.

Për më tepër që vihet re me sy të lirë se në PD ka krizë drejtimi, ku “vulën” e partisë e mban Lulzim Basha, ndërkohë që lëvizjet politike dhe drejtimin e PD e bën lideri historik Sali Berisha.

Një mënyrë e tillë drejtimi pritet të japë dhe produktin e vet në shtator kur të bëhet ndonjë protestë, e cila pritet të katandiset në nivele të ulta, pasi jo vetëm që nuk ka asnjë kauzë për të protestuar për atë që kërkon Berisha apo nënkupton Basha, por as motivim.

Demokratët e thanë dhe dje në komentet e tyre në statusin e publikuar nga Berisha, duke treguar dhe “rendin” e gjërave në shtator në PD: Largimin e Lulzim Bashës nga kryetar partie, pastrimin e lidershipit të kësaj partie nga ata që janë në kundërshtim me rregullat e partisë dhe pastaj të hidhen në protesta.

Mesazhi ka qënë i qartë, me Lulzim Bashën kryetar partie, s’ka rrëzim qeverie. Ndërsa protesta e shtatorit e paralajmëruar nga Berisha, me shumë gjasa do të “lindë e vdekur”.(TemA)

14 komente në “Kriza e drejtimit në PD, Rumania dhe protesta e opozitës që do “lindë e vdekur” në shtator”

  1. kto plehra toxike qe ndyjne Shqiperine
    dhe jeten e shqiptareve duhet te zhduken nga rruget e Shqiperise

    1. KaraProstiKurva Sali says:

      Ftyren e kam tamam per Gjyq te Hages!

  2. Shpërndaje! says:

    Opozita shqiptare proteston që t’ju vjedhë protestën atyre protestuesve që me të vërtetë mund të tërheqin zvarre, në kushtet kur drejtësia është në agoni të plotë, krerët e kriminalizuar të opozitës, që kanë 30 vjet në politikë, megjithë teatrin e veglave apo familjarëve që ofrojnë gjoja si ndryshim dhe janë përgjegjës për krime makabre.
    Opozita kërkon të dominojë një skenë, që nëse del nga kontrolli i saj dhe kontrollohet nga masa, nuk është çudi që familja Berisha të përfundojë si familja Çaushesku.
    Bashkohem me thirrjet që po qarkullojnë së fundmi qe gjithë qytetarët shqiptarë të rrethojnë prokurorinë, sepse paguhet nga taksat tona, jo për të fjetur dhe për t’u bere aleate e krimit, por për të arrestuar peshqit e mëdhenj. Nëse nuk e ben, siç nuk e ka bër deri sot, atëherë zjarr edhe flakë gjithë Tirana.
    Të rrethojme vilat e politikaneve dhe fëmijve të tyre të paskrupullt!
    Të rrethojme selitë e partive politike!
    Të rrethojme kryeministrinë!
    A Jeni gati ?!
    Së bashku mund të nisim një ndryshim te madh.

  3. Milan says:

    Kur ti shohin ne litar ateher do jemi te qete ne jet.

  4. Ed tironci says:

    Keta jane te cmendur..ky flokebrillantina..por edhe ajo kufoma politike qe ben thirrje per revolucion…ketyre u ka ngelur ora ne 91!!o sale o gerdalle politike ik arratisu ne Vicidol…dhe ti sumqim koke tope ik ne hollande!!edi rames ti rruani topet!!

  5. Nuni says:

    Te puth halla ne te dyja faqet te keqen nona se Sala Basha dhe pd ma hengren petullen.

  6. Zigur Qarri says:

    Qe qeveria e mashtrimit,e korrupsionit dhe e droges,e ka kaluar linjen e kuqe me koh,dihet,qe protesta kunder kesaj bande
    duhet te jete me e fuqishme se ne Rrumani,duhet ta kete gjithkush te qarte;por kush e ka te drejten morale ta udheheqi kete
    rrevolucion,eshte ne pikpyetje.Kater Muaj nga skandali audio pergjimit,dhe keto tallen akoma me drejtesine,duke menduar se
    denigrimi i nje personi bën te pavlere krimin shtetror.

    1. Qafa e Qarrit says:

      Zigur Q apo Zigur K???

  7. Psiqatria says:

    Libiket vranë një diktator si Gadafi, që ishte mbret absolut i Libisë, ne nuk arrestojme dot një gomar të budallepsur që përlyhet gjithë ditën e dites me mutin e vet në fejzbuk. Merrni një copë hekur te ndryshkur dhe thyejani kafkën këtij shkerdhate plak, që s’u ngop duke vrarë, vjedhur e duke djegur Shqipërinë.

  8. XY says:

    Gjeni dhe i jepni nje kallashnikov Qim Pekes , qe mos te kete mundesi ta ndaloje Neritan Ceka. Mbaje fjalen o i Qim .Tironsit thone : “ O fol e mbaj (fjalen) , o dhit dhe haj “
    A degjove o i Qim dhe i shkerdhym.
    Mbaje fjalen , Neritanit futi nai plumb bytheve Qimo.

    1. KaraProstiKurva Sali says:

      Qim Peka djal dashni
      Dhine si pat ne Has dashnore
      I ka cu nje akullore!

  9. bureto says:

    Per ata qe nuk kishin lindur ende me 21 shkurt 1991. Kur populli u ngrit t’i vinte flaken Bllokut, ishte Neritan Ceka, nenkryetar i PD qe i ktheu drejtimin asaj per nga sheshi Skenderbej. Pa analize, thjesht si nje fakt, sepse kohet dhe situatat kane ndryshuar krejt, vetem se protagonisti kryesor i asaj kohe Sali berisha, merr ende fryme i pandeshkuar.

  10. Fieri says:

    O Zigur nuk te degjon njeri ty .Nuk ke te drejte ti.Duket komentet e tua je nji berishiste .Me Berishen do nxjerresh njeres ne tubime.Ketu do bête si ne Rumani per te futur Berishe ne burg se eshte kundra reformes ne drejtesi.Por do behen demostrat per nji jete me te mire ,por jo te vijne Berishat ne pushtet.Nuk je i drejte,je i nji aneshem dhe i la besushem

  11. Trylylyja says:

    Të paska ……ir, …aliu në …ythë, or ZIGUR …ARI .
    Hajt të qoftë e lehtë, pra! ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje