Profesori serb: Beogradi dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen

15 Gusht 2018, 09:30Rajoni TEMA

Profesori i Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanovic thotë se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë nuk do të ndryshojnë pavarësisht kundërshtimeve të pikëpamjeve mbi Kosovën.

Ai theksoi se së shpejti pritet nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë mendoj se marrëdhëniet Serbi-Gjermani ishin shumë të mira dhe nuk ka asnjë mundësi që ato të ndryshojnë tani, tha Gjukanovic për agjencinë e lajmeve serbe Beta.

Ai gjithashtu tha se nuk është reale të pritet të ketë një “bisedë serioze” në lidhje me idenë e korrigjimit të kufirit në raundet e ardhshme të dialogut të Brukselit, por shtoi se kjo varet nga qëndrimi i Uashingtonit, transmeton kp.

“Mendoj se Serbia në një mënyrë të caktuar duhet të kërkojë maksimumin për komunitetin serb dhe se gjatë dialogut duhet të fokusohet në mbrojtjen e serbëve të Kosovës, pronën e tyre, pasuritë e Serbisë”, tha ai.

Gjukanovic pret që Beogradi dhe Prishtina së shpejti të nënshkruajnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, pavarësisht tensioneve të krijuara rreth idesë së ndryshimit të kufijve me Kosovën.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se pas propozimit të tij për korrigjim të kufijve me Kosovën, e cila hasi në kundërshtim nga publiku, si dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare do të marrë edhe një kohë të gjatë dhe se nuk do të jetë e gatshme edhe për dy – tre muaj.

1 komente në “Profesori serb: Beogradi dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen”

  1. Kalec Dega says:

    E kujt i intereson ky lajm kur kemi halle me te medha ne Shqiptaret.
    vetingu
    zaganjori
    milionat e tojotes per politikanet shqiptare
    tahiri dhe droga, cu ba me Lazaratin?
    vellai i xhafajt
    koncesionet e ramiut
    rruget e ramiut
    trenat elektrik te lali erit
    aeroportet e ramiut
    baza e natos ne kucove
    armet ne duart e mendoreve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje