Gjenerali italian: Serbinë nuk e ka bombarduar NATO, por Amerika dhe Bill Clintoni

14 Gusht 2018, 07:08Rajoni TEMA

Ish–komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Fabio Mini, ka thënë se Serbia nuk është bombarduar nga NATO-ja, por nga Amerika.

Ish- komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, nga tetori i vitit 2002 deri në tetor të vitit 2003, ka deklaruar për gazetën serbe “Novosti”, se Serbia ishte bombarduar me iniciativë të SHBA-së dhe se Aleanca Veri-atlantike ishte nënë në shërbim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “për realizimin e projektit të pavarësisë së Kosovës”.

“Serbia duhet ta ketë gjithmonë parasysh se NATO nuk e ka bombarduar me iniciativën e saj, por me iniciativë të Amerikës.

Iniciativa dhe realizimi i bombardimeve të vitit 1999 janë inicuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse edhe projekti për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gjenrali Mini në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

“NATO-s i është dashur vetëm t’i nënshtrohet Amerikës, kur ajo kishte vendosur të bombardohej Serbia… dhe kështu ka qenë. Sepse, NATO-ja i ka shërbyer Washingtonit edhe për realizimin e projektit të pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar Mini.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin planifikuar pavarësinë e Kosovës qysh në kohën e (Bill) Clintonit”, ka thënë ai.

Sipas tij, aeroplanët bombardues amerikanë që i kanë bombarduar objektivat ushtarake e policore të Serbisë “nuk janë nisur nga baza ushtarake e NATO-s në Aviano, por nga baza ushtarake amerikane në Aviano”.

Gjenerali Mini ka thënë se vendet anëtare të NATO-s kontrollohen nga SHBA-të dhe ka shprehur bindjen se Serbia nuk do të pranojë të bëhet anëtare e këesaj aleance.

“Pra, arsyeja pse jam i bindur pse Serbia nuk duhet të hyjë në NATO është fakti i njohur kaherë se kur hyhet në këtë aleancë, je nën kontroll të SHBA-së. Nuk mendoj se Serbia e dëshiron këtë”, citohet Mini nga “Novosti”.

30 komente në “Gjenerali italian: Serbinë nuk e ka bombarduar NATO, por Amerika dhe Bill Clintoni”

  1. Nemezi says:

    Paska rrjedh gjenerali.

    1. Tani says:

      Nuk ka faj gjenerali i leshit italian sepse lirine nga nazistet gjermane e ka nga ushtria Amerikane qe bombardoj dhe cliroj Italine gjate luftes se dyte boterore. Do ishit edhe sot nen Gjermanine naziste nese forcat Amerikane nen Presidentin Roosevelt. Po ashtu gjenerali i mutit italain ka harruar se gjate luftes se dyte boterore kur Ducja kapitulloj dhe ushtaret italian ngelen rrugeve neper Shqiperi, shqiptaret nuk i vrane ushtaret italian por ju ofruan shtepi dhe ushqim dhe i mbrojten nga nazistet qe i kerkonin per ti vrare shtepi me shtepi. Me sa duket ish ushtaraku Italiani do ti siguroje serbet se Europa e dashuron Serbine dhe se armiku i tyre i perbashket eshte Amerika. TURP per nje ushtarak te larte te Italise qe te beje deklarata te tilla te ndyra dhe me thike ne shpine. A mund ta imagjinoni se cfare monstrash kishte ne Kosove qe ketej benin sikur i mbronin popullin e vrare dhe te persekutuarc kosovar dhe nga ana tjeter ishin ne shtrat me serbet. Nje gje te njejte, madje tradheti te larte kunder NATO-s ka bere edhe nje ishb gjeneral francez.

    2. Hoxh Armandi says:

      E bombarduat qe ta gezonte recepi si po gezon bosnien dhe shqiperine. Jane kthyer ne hambare te isis dhe al kawdes dhe i thone recepit babe.

  2. #varijanullen says:

    Mekat se kjo Ishte lufta e vetme qe mund te mburreshin Breshkaxhinjt qe e kishin fituar… nejse tashme pensionisti ne fjale i dedikohet proseccos dhe dhe briscola.

  3. Kuq e zi says:

    Cekosllovakine nuk e sulmoi pakti i varshaves por bashkimi sovjetik
    Hajde menerje hajde
    kur amerika te ike nga italia do e shpallin dite clirimi ashtu si 25 prillin qe iku gjermania qe vete e thirren per ndihme kunder greqise dhe jugosllavise
    Prandaj jemi katandisur keshtu se fqinji jone ne vend qe te jete lider i rajonit sillet dhe mendon sikur te jete budallai i fshatit

  4. Vedat Shehu says:

    Demokracia Amerikane eshte model per funksionimin e nje shteti qe i takon epokes se ultra te re dhe ultra teknologjike te zhvillimit te kombeve, familjeve dhe individeve pa ssnje lloj mentaliteti qe mbartin konflikte diskrimknuese ndaj chdo individi dhe chdo grupimi shoqeror. Amerikes i lumte qe ndeshkoi, jo Serbine, por degjenerimin e klikes sunduese Serbe me veprime kriminale te papranueshme per kombet e ish Jugosllavise, pergshire dhe popullin e Serbise. Ky ushtaraku Italian kambtur “hu gardhi”.

  5. Neutrini says:

    Prapseprap nga toka italiane kanë fluturuar

  6. Toni says:

    Ndaj ka moshe pensioni. Si duket ketij pepinos i kane shoene ndonje rrospi serbe dhe pastaj ky ka bilbilos sic kan dash serbovicet. Nenat ketyre bushtrave. Ne helll

  7. olimpia says:

    Njesoj si gjeneralet e Duces.Ka marre ndonje shperblim dhe deklaron injorancen.Ne ate kohe kryeminister ishte D’Alema,i cili nuk mund te qendronte indiferent ndaj genocidit serb ndaj shqiptareve ,pra ndaj nje populli.Ketj gjenerali nuk i bejne pershtypjet masakrat serbe ne Bosnje dhe Kosove.Por D’Alema ,qofte per aresye formimi ,qofte si puliez ,perkrahu nje vendim per te vetmen lufte humanitare qe ka zhvilluar aleanca.Ky gjeneral injorant nuk njeh as historinem.Kur Italia kapitulloi ,shqiptaret ne forma nga me te ndryshme shpetuan mijra ushtareke italiane ,nderkohe qe pas clirimit u riatdhesuan .Nderkohe ne Jugosllavi mijra italiane ,shume edhe te pafajshem,njerez te thjeshte u vrane apo u mbyten ne menyre kriminale neper shpella.

  8. Studenti says:

    Cfar na the,,,,,,konspiracion i madh….

  9. Eraldi says:

    Historikisht pepinot fillimi i luftes i gjen nga njeri krah dhe perfundimi i luftes ne krahun tjeter.

  10. Mona Cizmja. says:

    Edhe gjeneralet pjerdhen nga trute………ne fund te fundit jane njerz.

  11. Krol says:

    JUGOSLLAVIA I KTHEU SHPINEN AMERIKES ME NJE FJALE NUK JU BIND. SI TI MORE TE MOS ME BINDESH MUA QE TE NDERTOVA TE BERA TE PASUR TE DHASHE BUKE TE DHUROVA ZASTAVEN TELEVIZIONIN MODERNE TE DHASHE DYZET MILIARDE DOLLARE DHE TI SMI KTHEVE TE BERA NJESOJ SI GJERMANIA DHE TI KTHEHESH TE ME HASH. POR KA DHE KESHTU TE TREGOJE EDHE UNE SHKOPIN DUKE I RENE NE GJUNJE TE ZOTIT PAS SHUM DITE BOMBARDIMESH. SHTET GRINDAVEC DHE MOSMIRNJOHES I BALLKANIT.

  12. Alboz934 says:

    O z. Gjeneral Mini (ose brejtesi) Po edhe femijet e shkollave fillore e dine qe NATO -n e drejton Amerika Nuk po kuptojme çfare ke dashur te tregosh dhe pse . Ju paskeni qene nje gjeneral koti . Ju me sa kuptoj une keni dasht me kritiku Ameriken por dashje pa dashje ja keni rrit vlerat se ju ushtrite e shteteve tjera perfshi edhe ne shqiptaret ma ate alamet ushtrie qenkeni vetem me i bere fresk Amerikes se ajo i beka gjitha luftrat e vetme . Bravo gjeneral mini .

  13. kasem gahinji says:

    cfare thote gjenerali eshte e vertete.asnje avjon italian,francez nuk ka bombarduar serbine.bombat i kane shkarkuar ne det.bombardim kane kryer vetem pilotet amerikane dhe gjermane.

  14. Bardhi Tolabi says:

    Duhet pranuar se Italia,ishte kunder bombardimeve te Serbise.Kujtoni se minister I jashtem I Italise ate kohe ishte Dini,i cili sic shkruanin gazetat kishte interesa ne Serbi.Si ky dhe politikane te tjere Italiane.Mbase ka patur dhe ky…
    Ky matufi general,duhet ti therese mendjes.Perse ne Aviano paska dy baza Italia,nje te NATO-s dhe nje te Amerikes?
    Po mire more gjeneraluc,kur nuk e bombardoj NATO,Serbine,perse ti ishte komandant I trupave te NATO-s ne Kosove?C’deshi NATO atje?
    Ne Kosove,si atehere ashtu dhe tani ka trupa NATO-je,o kungull dhe jo trupa Amerikane.
    Sa pare te japin Serbet per nje deklarate te tille?
    Apo ti japin Ruset,per te “bindur” Serbine te mos hyre ne NATO,sepse vihet nen Ameriken?
    Shtetet qe nuk ishin dakort me bombardimin,nuk derguan trupa dhe mjete luftarake ne kete rast,por ky dhe uniformen e tij e ka te KFOR-it

  15. Lombardo says:

    Ku kan bo na i her luft italionet, a po me mashtru jane njisha. A ka ardh na i kompani serioze italione ktu te ne???? A po, ka ardh serenisima qe mori milionat e u zhduk

  16. Arben says:

    Nje arsye me shume pse Doni Tramp ka te drejte per funksionimin e aleances.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap..

  17. Timi says:

    Kosova fitoi,NATO apo Amerika ska rëndësi për ne. Nëse italianëve u pengon aviano i bëjmë vend në kuqove ne. Kryesorja serbi ul bythën dhe shqiptarët forcohen.

  18. fejzo says:

    Asgje per tu cuditur, ishte edhe kryeministri i tyre Dini qe mbrojti Serbine aqe sa pati mundesi. Serbet i kishin premtuar privatizimin e Telekom serbise. Me siguri edhe keti gjenelalucit serbet i kane hedhur ndonje kocke per te lepire ne pleqeri. Duhet pranuar se Serbet historikisht kane talent per te korruptuar figura te njohura te politikes boterore. Ne fillim te viteve 90te ishte vet Sekretari i jashtem amerikan Engelberger qe mbronte ish Jugosllavine. Vertete mbronte ca interesa te tija ne Zastava auto industri. Lista e atyre qe lepine b….. t serbe eshte e gjate.

  19. K9 says:

    Eshte nje deklarate e perkthyer keq dhe e nxjerre nga konteksti. Serbet pastaj e kane perkthyer sipas mediokritetit te tyre orjental, jashte te cilit nuk dalin dot.
    Fabio Mini per ke nuk e njeh , eshte nga intelektualet dhe strateget me kurajoze, qe shkakton shpesh termet edhe ne Itali per te vertatat qe thote me ze te larte, duke ruajtur gjthmone pavarsine, etiken dhe integritetin ne gjerat qe pohon.
    Ka thene praktikisht gjera qe publikon edhe ne nje revistat gjeostrategjike dhe ushtarake ne Itali, qe Italia dhe Europa jane satelite te SHBA. Te pushtuar pas Luftes se ll boterore, ku BSovjetik u terhoq pas 1990, ndersa Amerika vazhdon dhe mban te pushtuar Europen dhe Gjermanine, biles me NATOn eshte afruar afer kufijve te Rusise.
    Deklaron gjithmone qe Europa eshte e paafte te zgjidhe konflikte brenda apo jashte territorit te saj dhe se mungesa e nje komande ushtarake te centralizuar europiane, mungesa e nje vizioni gjeostrategjik, e ben Europen te shpenzoje ne menyre skandaloze dhe ineficente, 10 here me shume se Rusia per mbrojtjen dhe te mos jete ne gjendje te perballoje jo e jo Rusine por dhe vende mediokre si Serbia, por vetem te plotesoje nevojat gjeostrategjike te Amerikes.
    Fatekeqsisht vazhdojme e lexojme opinionet e avancuara, me te njejtin mentalitet orjental, si serbet, ne mungese te analisteve serioze, perkthyesve profesioniste, strategeve politike dhe ushtarake.

  20. mirel says:

    Serbine e bombardoi Amerika, e nxitur nga Tony Blair. Ne fakt Clinton nuk donte, por kur Tony Blair premtoi se do e bombardonte Serbine pa Ameriken, Clinton u ngut te dilte i pari, per te ruajtur pozicionin e liderit te Natos.
    Merita e pare i takon Tony Blair.

    1. pantera says:

      Do jesh ndonje koqe gomari ti qe ske shokun , ku i di ti mor gjurdull kaq hollesi ?? mbrapa Toni Bler rije apo mbrapa Bill Clinton ?? Na hiqesh kompetent , ik or zhapular llapaqen , ik e bej ndonje dit pune se ngele neper portale si parazit duke shpifur si grate e keqia …..

  21. arban shmili says:

    Gjeneral, gjeneral!
    Kush paguan heq vallenë. Pa Amerikën ti do këndoje sot balalajka.
    E dimë, or Gjeneral, na i Thua me vonesë. Mbajmë mend Rambujenë dhe Dinin tuaj ministër. Shtrëmbonte buzët sa herë që zonja M. Albricht
    folte miqësisht me shqiptarët.

  22. Eraldi says:

    Dhe une i lexoj me kureshtje te madhe analizat e gjeneral Minit.Ai eshte nje person me prirje te majta ku demaskon vazhdimisht politiken servile gati 70 vjecare te Italise ndaj Usa.Ai thote se amerikanet jane arrogante dhe mendojne se Evropa eshte ne borxh me ata se i shpetoi nga komunizmi.Dhe ky borxh megjithese u eshte paguar me sherbime te ndryshme ata nuk ngopen shprehet gjenerali. Na kane kthyerne vasale te perjetshem thote gjenerali.Kosova duhej cliruar se ishte ne te drejten e saj,por fakti qe e cliroi Usa e zbeh mjaft kauzen e drejte te Kosoves.Ketu ne Itali ne opinionin e gjere popullor clirimi i Kosoves shihet si pushtim i saj nga shqiptaret per faktin se protagonist i saj ishte Usa.Une me sh.durim kam mundur te bind disa te njohur si qendron e verteta

  23. Xboom says:

    Seju nuk kryeni punën ashtu si duhet tregon edhe kjo ura tash e rrëzuar në Gjenovë.
    Punën e vetme qe betë ne Kosovë eshtë shfarosja e breshkave.
    Ik tash shko mbledhi ca bretkoca e kërmijë per darkë.

  24. Plaku Xhuxhumaku says:

    Siç thoshte edhe ushtari i mire Shvejk, ketij gjeneralit i paska ardhur koha te shkoje ne Ministrine e Luftes.

  25. cuni says:

    Ke shume te drejte Mirel. Ishte Tony Blair ai qe ishte i vendosur per nderhyrje nga ajri ne Serbi dhe ne fakt Shqiptaret me shume se Bill Clinton i detyrohen Tony Blair per nenshtrimin e Serbise. Kushdo qe i ka ndjekur me pak vemendje ato zhvillime do ti kujtohet mjaft mire vendosmeria e Blair nga njera ane per nderhyrje ashtu si edhe medyshja e Bill Clinton nese duhej ta realizonte ate nderhyrje nga ajri. Tony Blair gjithmone nje mik i Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje