Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer pesë vjetët e ardhshme në ditë jashtëzakonisht të nxehta, është thënë në një studim të publikuar më 14 gusht, transmeton AFP, përcjell rel.
Rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të rrisin mundësinë e “motit tejet të nxehtë” në ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve dhe tajfunëve, është thënë në studimin e publikuar në revistën, Nature Communications.
“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimë në Universitetin Brest në Francë, Florian Sevellec.
“Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën pesë vjetët e ardhshme”, ka shtuar ai.
Temperatura mesatare e Tokës gjithnjë ka pasur luhatje.
Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serrë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve. (TemA)
Qofsha i gabuar po mendoj se ndryshimet e klimës vijnë më tepër nga ndryshimet që ndodhin në Diell nga reaksionet bërthamore. Gjatë miliona e miliona vjetë e kanë ndodhur përmbytje të jashtëzakonlshme (Dhjata e Vjetër përmend barkën e Noes), po po ashtu kanë ndodhur ftohjet e jashtëzakonëshme si në ato që quhen periudha e akullnajave me pasojat e njohura nga shkenca. Vetëm se kalimi në këto ekstreme kërkon periudha shumë të gjata. Në mes të periudhave, të cilat janë ciklike, ndodhin ndryshimet që kujtesa njerëzore i mban mend, dhe ato gjithashtu zgjatin aq sa nuk do të mund të mbahen mend. Toka, atmosfera e saj është në këtë periudhë, dhe nuk duhet të ketë gjë për t’u çuditur. Alarmet që jepen herë pas here nga shkenca me të drejtë, duhen marrë në konsideratë, në mënyra që periudha ku ndodhemi të jetë sa më larg ekstremeve, shkaqet e të cilave vijnë nga shumë, shumë larg.