Zbutet Turqia: Pas dy ushtarakëve grekë, liron edhe kreun e Amnesty International

15 Gusht 2018, 19:22Bota TEMA

Një gjykatë turke urdhëroi lirimin e kryetarit të organizatës Amnesty International për Turqinë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë grupi i të drejtave të njeriut.

Zoti Taner Kilic qëndronte i burgosur prej më shumë se një viti, i akuzuar për terrorizëm, mbështetje të klerikut mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit të korrikut 2016.

Vendimi për lirimin e zotit Taner Kilic vjen një ditë pasi një gjykatë turke lëshoi nga burgu dy ushtarë grekë, duke rritur shanset për marrëdhënie më të ngrohta mes Turqisë dhe Bashkimit Europian.

BE-ja e kishte dënuar burgimin e kryetarit të Amnesty International për Turqinë.

Taner Kilic ishte një nga disa aktivistë të të drejtave të njeriut që u arrestuan gjatë fushatës së arrestimeve, që pasoi grushtit e dështuar të shtetit, raporton TCH.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i Amnesty International Kumi Naidoo e përshëndeti lirimin e zotit Taner Kilic.

4 komente në “Zbutet Turqia: Pas dy ushtarakëve grekë, liron edhe kreun e Amnesty International”

  1. Gjon says:

    Nuk ka me mustaqe erdogani

    1. Taku says:

      @Gjoni. Mos u merr me mustaqet e Erdoganit. Por shiko mustaqet e kryeminstrit tend.Qe po perzen edhe ato pak shqiptare qe kane ngelur nga Shqiperia. Dhe po i mbyt me ilace te skaduara dhe me ushqime me pesticide. Erdogani ja ka siguruar jeten 7milion shqiptareve atje. Dhe spo e braktis njeri Turqine. Kurse ju me emrat Gjon Gjin Gjelosh Kaposh nuk po leni kontenier e maune pa u futur per tu arratisur nga Shqiperia dhe per te hyre ne Angli e Amerike.

    2. Kalec Dega says:

      Erdoghani osht friksu per Qypnes pranej i kon lirue ushtart grek

  2. undefined says:

    Po pse cu baTurqia te zbutet, Greqi a? Na keni merzit me ket lajm,vetem Janulla do gezohet.Ne byrazeret pertej kontinentit solidarizohena me baba Erdoganin, ket mik te Ramihut e Pellazgeve-Albanistoneze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje