Kush janë romët? Njihuni me një kulturë mijëra-vjeçare

15 Gusht 2018, 12:02Bota TEMA
Kush janë romët? Njihuni me një kulturë

Të pranishëm në shumë vende të botës si dhe hebrenjtë, romët janë persekutuar nga nazizmi, por jo vetëm. Sot shumëkush u frikësohet, por pak e njohin historinë e tyre dhe kulturën e tyre mijëvjeçare

Nga Franco Capone

Ata preferojnë të quhen romë, çka në gjuhën e tyre rome, do të thotë “njeri”. Dhe të përcaktojë si gaxhi, “të tjerët”, pjesën tjetër të botës, që është jo-rome. Gaxhi, është për ta një person paragjykues, supersticioz dhe ndonjëherë i dhunshëm.

Nga ana e tyre gaxhijtë, i thërrasin romët ciganë dhe mendojnë se ata janë të pisët, të pabesë, hajdutë, dhe të pa kulturë. Por përgjithësimi është i gabuar:në Evropën Lindore, dhe në shumë raste edhe në Itali, romët jetojnë në shtëpi normale, punojnë, studiojnë dhe jetojnë së bashku me të tjerët.

Ardhja nga India

Por a kanë qenë gjithmonë nomadë romët? A është e vërtetë që ata nuk kanë kulturë? Pse shihen si lypës? Kush janë ata? Shtatë milion romët që jetojnë sot në Europë, vijnë nga një popullsi që fliste një formë vulgare të gjuhës sanskrite, prakliton. Rreth vitit 1000 P.E.S, ata u larguan nga delta e Indusit, midis Indisë dhe Pakistanit.

Mes tyre kishte ekspertë në përpunimin e metaleve, të quajtur athinganoi, prej nga rrjedh edhe termi “cigan”. Në 4 shekuj romët u vendosën në shumë vende evropiane, duke filluar nga Ballkani. Që në atë kohëm, ata silleshin të gjithë në të njëjtën mënyrë, duke ndryshuar ekonominë dhe ritmin e jetës së tyre, në përputhje me mundësitë e ofruara nga vendet pritëse. Zona ballkanike dhe Rumania, kanë sot 90 për qind të romëve europianë. Periudha e Perandorisë Osmane i pa ata të zhvillonin një numër të madh profesionesh, sidomos artizanatet. Në fund të shekullit XVI, të gjithë romët ishin të regjistruar, banonin në shtëpi të përhershme dhe paguanin taksa.

Në këtë pjesë të Europës, ku kaq shumë popuj kanë luftuar për identitetin e tyre, romët lëviznin me shumë kujdes. Ata nuk u përfshinë në anjë luftë, u shpërndana në njësi të vogla, familje të zgjeruara që herë here bëheshin bashkë. Në thelb, nomadizmi ishte një përshtatje ndaj represionit, dhe jo një karakterisikë etnike.

Pelegrinë të “rekomanduar”

Mes viteve 1417-1430, nga Italia në Holandë, u vunë re grupe pelegrinësh që thoshin se ishin “egjiptianë”. Ata drejtoheshin nga “kontë” dhe “duke” të supozuar, të përbërë nga burra, gra, fëmijë, kuaj dhe qen. Kronikanët e kohës, rrëfenin gjithmonë të njëjtin version:”Jemi egjiptianë, por të krishterë, duhet të shlyejmë pendesën për mëkatin e braktisjes së fesë, që na dënon me një pelegrinazh 7-vjeçar. Ju lutemi na ndihmoni!”.

Letrat që mbanin me vete ishin nënshkruar nga Sigismundi, perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake, nga Papa apo nga personalitete të tjera të mëdha. Disa ishin të vërteta, shumë të tjerë të falsifikuara. Rezultati:Shumë qytete dhanë donacione të konsiderueshme për të ashtuquajturit “egjiptianë”. Por një pelegrinazh i besueshëm, nuk mund të zgjaste përgjithmonë.

Nisja e persekutimit

Kështu u krijuan banda për dëbimin e romëve. Kjo përkoi me lindjen në industrinë në Europës Perëndimore, e cila kërkonte punë më orare të rregullta dhe paga fikse, dhe që nuk lejonte format e lypjes apo zanateve jo të qëndrueshme. Pavarësisht shtypjes (në një faze, ai që vriste një cigan, kishte të drejtë të merrte pasurinë e tij), romët u vendosën në territore të ndryshme, nga ku morën emrat sintët piedmontezë, sintët lombardë, kalet andaluzinë, manush-ët francezë, romanikalët e Uellsit.

Pesëdhjetë përqind e gjuhës së tyre mbeti ajo e origjinës, për pjesën tjetër huazuan terma të gjuhëve lokale. Disa rrethana i bashkojnë romët dhe hebrenjtë:që të dy popujt kanë qenë skllevër. Të parët u akuzuan se ishin pasardhës të linjës së mallkuar të Kainit, të dytët të vrasjes së zotave. Nga nazistët, hebrejtë pësuan shoah (shkatërrim), romët porrajmos (asgjësimin).

Mbi 500 mijë romë u vranë në kampet naziste të përqëndrimit. Por nëse gjermanët e njohën dëmin e parë, për romët nuk ka pasur asnjë dësmhpërblim. Arsyeja është se romët nuk janë një popull, por një komunitet kulturor.

“Diplomim’ i dyfishtë

Një gazetar i “National Geographic” organizoi një udhëtim të gjatë me një romanikal, rom nga Uellsi, dhe tregoi se ai mund të komunikojë në fjalë, gjeste dhe këngë me romët nga pjesë të ndryshme të botës. Nëse hebrenjtë kishin Biblën, si një bazament të identitetit të tyre kulturor, romët kishin gjithmonë muzikën.

Muzika rome ka ndikuar dhe pasuruar kompozitorë si Johanes Brahms, Franc Shubert, Moris Ravel, Igor Stravinski, Peter Çajkovski. Muzika rome, ka themeluar xhazin europian. Është një mënyrë për të komunikuar. “Në muzikë ekziston gjuha, etika, filozofia e jetës, rrëfimi, kujtesa jonë”- thotë Santino Spineli, muzikolog në Universitetin e Triestes.

Pastaj një tipar tjetër i fortë i kulturës rome janë ritet funerale. Ndonjëherë kur një person vdes, të gjitha sendet e tij, duke përfshirë edhe rulotin, digjet për të siguruar që ato të mos krijojnë disnivelime dhe dallime sociale midis të afërmve në grup.

Sidomos në vendet Lindore, varrezat janë të mëdha:aty gjejnë vend shtrati, komoja, pikturat, modele motorësh dhe makinash luksoze. Këto varre të kujtojnë ato të egjiptianëve. Një traditë tjetër, ligji i romëve.

Nuk i mbivendoset atij të shtetit, por romët e respektojnë atë në gërmë për gërmë:rregullon mosmarrëveshjet, dëmet, konfliktet martesore. Nëse ngjarja është serioze, gjyqtarët vijnë nga komunitete të tjera, si një garanci për drejtësi. Dënimi është gjithmonë një kompensim financiar. / Focus – Në shqip nga bota.al

12 komente në “Kush janë romët? Njihuni me një kulturë mijëra-vjeçare”

  1. says:

    Bëjn sex pa préservatif nga mosha 6 vjeçare.

  2. Nikolla Paganini gjeniu i violines , ishte nje prej tyre .Jo te gjithe romet vijne nga india apo pakistani.Shumica jane pasardhes te kombeve te stepave kaukazike.Kombe nomadesh luftetare.Kalores te lindur ,banore tipik te stepave.Indianet apo pakistanet nuk shquhen per kaloresi te forte ne historine e tyre.Veti qe e kane pasur popujt turkmen te stepave nomade.Ardhejt e tyre keteyre aneve datojne ne dyndjen e popujve kaukaizk ne territorin e evropes lindore ne agoni te perandorise romake.Romet jane nje nder rracat me te forta e te panenshtruara te ketij planeti.Kudo ku jetojne veshtire se neshtrohen nga vendasit edhe pse jane ndonjehre minoritete te paperfillshme.Nje sasi e madhe e tyre gjendet edhe ne Uk.Apo Irlande.Eshte nga rracat qe eshte aismiluar me se paku, sado qe nuk kane gjuhe te shkruar pergjithsisht e transmentojne ate fonetikisht.

  3. faikonica says:

    Imagjinoni sikur Gipsy King te lindinin ne boten muslimane..do ishi rrefugjate ne Europe ne rastn me te mire

  4. Vasil says:

    Ashtu vertete nuk jane si ata qe e shiten bythen per 300 evro te greku bythzi.

  5. Ladi says:

    Ne kete shkrim ngaterrohen dy rraca krejt te pangjashme me njera tjeren: ata qe erdhen nga india – me ata qe ju ngjiten nga mrapa ushtrise romake, (nga Egjypti), dhe u shperndane ne te gjithe perandorine romake..
    Te paret quhen cigane, ndersa te dytet jevgj, ne anglisht gipsy.
    Jane krejt te ndryshem nga njeri tjetri, ne gjuhe, zakone dhe histori.
    Ciganet u larguan nga trojet e tyre per ti shpetuar cfarosjes nga xhinxhishani …
    Ndersa gipsy; ju sherbenin ushtareve romake me gjithcka qe mundeshin: zeje te ndryshme, si kovac, kallaisje, etj, muzik, etj, dhe nuk kishin probleme morale.
    Gje qe nuk mund te thuhet per ciganet, pasi meshkujt cigane edhe sot vriten per te mbrojtur femren e tyre. Edhe ne keto dite, kjo rrace nuk pranon te perzihet me rracat e tjera….

  6. Deshmitar y says:

    Duam sduam NE shqiptaret kemi shume tipare fizike me ta. Kemi muziken 100% nga ata sidomos muzika qytetare. Kemi kulturen dhe traditen nga ata.
    Plus prejardhje e gjuhes tone nga sanskritja?
    Kush jemi ne te vertete ne shqiptaret? Arixhi te evropianizuar ne shekuj. Shikoni tiparet e parlamentareve Apo kengetareve. Tiparet e enverit.
    Indiane te perzjere

    1. undefined says:

      Muziken e tille e futi turku tek ne mor pic derr i Anastasit dhe jo ciganet mos i ngaterro gjerat perpara ardhjes se tzrkut nuk behej fjale per te tille muzike megjithese ciganet ishin ketu perpara turkut ….sa öer pamjen e jashtme nuk ma do mendja se ka me cigan sec jane “greket” ne kete Gadishull mjafton tu heshesh nje sy fqinjeve jugore dhe e kupton ku kane zbarkuar me kohe rracat jevgjite

  7. Abc says:

    Çfare kulture more? Ate te inçestit, te keqtrajtimit te femijeve, te vjedhjes, te pertacise dhe pisllekut.
    Te gjitha te tjerat jane pallavra romanesh e projektesh Ojq-sh.

  8. Se kush shkruajti se komentuesit jane budallenj ne pergjithesi,por se dine...dakortesoj! says:

    Deshmimtari y
    1-Nuk e di nga e ke ti rracen,por shqipetaret qe njoh une dhe qe e di qe jane shqipetar brez pas brezi,nuk kane ngjashmeri me harixhit as ne pamje e as ne kulture
    2- kur thua ” muzika qyetetare” e ke fjalen per muziken jevge te shkodres,harixhinje e durrsit apo osmanllijte e tiranes?
    Musike shqiptare nuk eshte tallavaja apo qara-mania .
    Muzike shqipetare eshte çiftelia dhe kenget polifonike( me iso),kaq me ty,me poshte vijoj me shkrimin
    3- harxhijte nuk kane lidhje me asnje popull europian,pervec italianve qe jane vete kryekembe harixhinj,ndaj dhe korrupsioni si ide lindi ne italine romake e vazhdon ende
    4- ne shqiperi veç probleme nuk sjellin asgje tjeter
    5-ku i kane varret or aman??????? Ka pare nje i vetem varre harixhinjesh ne shqiperi?
    6- kur vdesin,te vdekurit i hedhin ne lume…hajde kulture qe paskan hajde!!!!
    7- endacake jane dhe asgje me teper
    8-shqiperia,jo shqipetaret,kane mgjasime me harixhinjte sepse 25% e popullsise i perket harixhinjeve

  9. uskania says:

    Analize shume e sakte nga Ladi.Persh!

  10. Deshmitar y says:

    Na more to professor.
    Shikoje ramen, enverin, majkon ,mejdanin, llallen parlamentin , bashen so te duken evropjan

  11. Alban ILIRI says:

    Nuk e njof mire hostorine e tyre,por ne vitet e fundit e sidomos ne veriun e Shqiperise,nga Presheva e deri ne Tropoje,kan dale njeqin raca te ndrsyhme tani,si:Egjiptian,Ashkalije,Cergash etj etj! Nje gje e dije se shum jan te shortuar mbasi me mija Shqiptar kan pase lidhje intime me grat dhe vajzat e tyre ,e ndonje rast edhe anasjelltas! Me ardhjen e XHUNGLOKRACISE perfitova pershtypjen se rreth gjysma e te ashtuqujaturve Shqiptar na qenkan te perzier me Maxhup ,sic i themi ne.Si me muzik.me veshje,dhe qindra maxhuphane tjera,qe shqiptaret e paster si kan tradit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje