Një djalë nga Shijaku dhe një djalë nga Shkodra janë mes viktimave të shembjes së urës në Gjenova mesditën e 14 gushtit.
Ambasada shqiptare konfirmon se ata jane: Marjus Djerri, 22 vjeç, dhe Edi Bokrina.
Djemtë po kalonin në autostradë me makinën e punës.
Ata ishin kolegë pune.
“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rende per humbjen tragjike te jeteve te dy te rinjve shqiptare Marjus Djerri dhe Edi Bokrina ne aksidentin tragjik ne uren Morandi ne Genova.
Duke u shprehur ngushellimet e sinqerta familiareve te viktimave Ambasada eshte ne dispozicion te te afermeve per te gjithe asistencen e nevojeshme.” shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Gazetarja e Ora News Alba Kepi informon se familjarët e Marjus kanë kërkuar që mbrëmë në spital pasi nuk po arrinin të komunikonin me djalin e tyre, por informacionet kanë qenë tepër të rezervuara.
“Mbrëmë mjekët e spitalit më konfirmuan se ishin identifikuar 26 viktima ndërsa ka të tjerë ende të paidentifikuar.
Asnjë emër viktime nuk mund të jepet pa kaluar më parë procesit të verifikimit dhe ekspertizës mjekoligjore” shprehet ajo.
Nëna e Marjus Djerrit ka postuar ndërkohë pak orë më parë një foto me të birin teksa e puth në faqe, si për ti thënë lamtumirë.
Komentues të shumtë ndërkohë, përpiqen ta ngushëllojnë atë.
oh bij ,ju qofte dheu i lehte,,nuk ishit per tu larguar nga kjo jete,zoti ua preu rruget ne mes,ua la enderat pa mbaruar,nuk u gezuan nenat e shkreta me ju ,.Ngushellime familjareve nuk ka dhimbje me te madhe.kurajo jemi me dhimbjen tuaj
Është një rast fatal që u mori jetën, 35 vetëve, midis tyre dhe dy të rinjve fatkeqë shqiptarë. Familjes, shokëve dhe të afërmëve të tyre, ngushëllimet më të sinqerta. R.I.P!
Dy yje. Cfare te thuash.