Breshëri plumbash drejt një lokali në Kamëz, pak më vonë i vihet tritol. Brenda gra dhe fëmijë...

14 Gusht 2018, 08:14Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Kamëz.

Qëllohet me armë drejt lokalit ‘Kaslin’ dhe drejt banesës që ndodhet në të njëjtën biznes.

Pak minuta më vonë ka ndodhur një shpërthim eksplozivi.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe në makinat e parkuara para lokalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2.00. Në banesë ndodheshin familja Halili pronare te objektit, gra dhe femijë.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë  së lokalit ku duken personat që qëllojne me armë.

Pamjet u sekuestruan nga policia.

Pjestarët e familjes Halili kanë thënë se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë kush mund të jete autor i sulmit.

Lokali ndodhet tek Bulevardi Blu rreth 500 m poshte Bashkisë Kamëz.

1 komente në “Breshëri plumbash drejt një lokali në Kamëz, pak më vonë i vihet tritol. Brenda gra dhe fëmijë…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje