Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 24 vjeçarin Ridvan Zykaj, autorin e masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku të pranishëm ishin gjyqtarja Esmeralda Habilaj, prokurori i çështjes Saimir Smaka si edhe Renato Mehmetaj, avokat i caktuar kryesisht nga shteti, pasi mbi 15 avokatë refuzuan të marrin përsipër çështjen e tij.
Ndërkohë më herët të afërmit e viktimave dolën para ambjeteve të gjykatës më pankarta në duar ku kërkuan dëminin me vdekje për 24 vjeçarin.
Mbi Zykajn rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
Viktimat që 24 vjeçari vrau me automatik
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit) (TemA)