Monstra e Selenicës pasi vrau 8 kushërinjtë i filmoi viktimat, videon ia dërgoi një të afërmi

12 Gusht 2018, 12:30Kronika TEMA

Vazhdojnë të zbulohen të dhëna të reja për ngjarjen tragjike të ndodhur në Selenicë të Vlorës ku Ritvan Zykaj vrau 8 persona.

Zykaj ka tronditur të gjithë me krimin e bërë, por jo vetëm kaq, ai po habit edhe me shumë me sjelljen e tij jo normale. Panorama zbulon një tjetër element tronditës nga kjo ngjarje.

Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij.

Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video.

Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje