Humbi të gjithë familjen, si shpëtoi 17-vjeçari Albi nga çmenduria e kushëririt

11 Gusht 2018, 16:28Kronika TEMA

Në mes të dhimbjes pa fund që ka pllakosur fisin Zykaj në Resulaj të Selenicës, ka vend edhe për një rreze drite në fund të tunelit sado e vogël ajo.

Albi Zykaj, 17 vjeç, fëmija i tretë i Besim Zykajt është i mbijetuari i vetëm i masakrës që kreu kushëriri i tij Ridvan Zykaj.

Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohën kur Ridvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me breshëri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij, Ledjonin 6 vjeç, motrën Sara 17 vjeç,  por edhe xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.

Albi humbi në këtë tragjedi të tmerrshme të gjithë trungun e tij familjar, nga vëllai e motra, deri tek dy prindërit, dy gjyshërit dhe xhaxhain.

Të mbijetuar të tjerë nga masakra janë edhe dy djemtë e Azemit, edhe ai i ekzekutuar nga monstra Ridvan Zykaj.

3 komente në “Humbi të gjithë familjen, si shpëtoi 17-vjeçari Albi nga çmenduria e kushëririt”

  1. says:

    Ka shumë të dhëna që na bindin që autori vrasjeve s’ka qënë inteligjentë pasi parkour profesioni çoban dhe qitje te lumi me shokë, pa harruar spitalizimin e tijë për djegie (ku i ka bymuar dhe tkurrur sistemin nervor.

  2. Alban says:

    Ngushellime te gjitheve, POR lereni ka problem mendor apo jo. Shkoni thelle ore tek familja. Nena apo babai Si I Kane pasur maredheniet., etj etj Si eshte trajtuar nga fisi. Se Po te ishte psikopat dilte neper fshat apo qytet e bente terror.

  3. Alban says:

    Ngushellime te gjitheve, POR lereni ka problem mendor apo jo. Shkoni thelle ore tek familja. Nena apo babai Si I Kane pasur maredheniet. me vellezrit e tyre etj Si eshte trajtuar nga fisi. Se Po te ishte psikopat dilte neper fshat apo qytet e bente terror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje