DETAJET/ Masakra me 8 viktima: Policia zbardh motivin që shtyu të riun të vriste kushërinjtë

11 Gusht 2018, 12:04Kronika TEMA

Policia e shtetit ka dhënë  detaje të reja lidhur  me motivet që çuan 24 vjeçarin Ritvan Zykaj të kryente aktin makabër, i cili vrau 8 kushërinjtë e tij. 

Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej autorit të vrasjes, ka rezultuar se ai e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale.

Ritvan Zykaj është shprehur para hetuesve se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar atë për vjedhje. 

Njoftimi i plotë i policisë:  

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbasditen e datës 10.08.2018, ku u vranë me armë zjarri 8 pjestarë të dy familjeve ju informojme se: 

Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24 vjeçarit në fshatin Resulaj. 

Qe prej momentit qe u shoqërua në ambjentet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. 

Nga hetimet e deri tanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij, ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/banale, (autori është shprehur se pjestarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). 

Lidhur mbi këtë por edhe në pista të tjera Policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

VIKTIMAT 

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit) 

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit) 

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit) 

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit) 

5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit) 

6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit) 

7- Azem Zykaj (Djali i Demirit) 

8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)  

(TemA) 

8 komente në “DETAJET/ Masakra me 8 viktima: Policia zbardh motivin që shtyu të riun të vriste kushërinjtë”

  1. says:

    Ka të drejtë të mos ju përgjigjet pyetjeve.

  2. drino says:

    Vlora Vlora
    Pse ju re tu thafte dora…
    Ne Selenice vetem gomere ka
    Por cberi ky qerata
    Qe mortja nuk e ha…

  3. goliku says:

    Vlora Vlora
    Pse ju re tu thafte dora…
    Ne Selenice vetem gomere ka
    Por cberi ky qerata
    Qe mortja nuk e ha…

  4. PENSIONISTI says:

    Ky djali mund te kete vjedhur pula por per rastin qe eshte revoltuar kaqe shume pulat mund ti kete marre dhelpra

  5. PENSIONISTI says:

    Ky djali mund te kete vjedhur ndonje here pula, porper rastin qe eshte revoltuar kaqe shume pulat mund ti kete marre dhelpra.

  6. Alidemsi vjeter says:

    Qofte “mohikani i fundit” i kesaj menxyre……..Ngushellime familjeve.

  7. PENSIONISTI says:

    Ju thoni u kthye mbrapsh komenti sepse eshte i persritur komenti .Ne qofte se eshte ky argumenti une kame te drejte te theme: Te dhjefsha me mut gazeten tema

  8. Q says:

    Policia zbardh motivin: motive te dobeta.

    Merr nje gur dhe hidhu ne hale o gazemut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje