Bashkëmoshatari i Ritvan Zykaj-t: Që fëmijë ishte person me probleme dhe rrinte vetëm, i izoluar

11 Gusht 2018, 10:58Kronika TEMA

Vjoldi Danaj e njihte që fëmijë Ritvan Zykajn, që tronditi Vlorën këtë të premte.

Ai thotë se 24-vjeçari ka qenë person problematik.

I tronditur dhe i drobitur nga ajo që ndodhi në Selenicë të Vlorës jo vetëm për shkakë të prejardhjes sime, por edhe sepse njihja personalisht viktimat, njihja dhe vet mostrën që kreu këtë krim kaq të rëndë, që kur ishte fëmijë të jepte përshtypjen e një personi me probleme dhe gjithmonë e izolonte veten nga pjesa tjetër e shoqërisë”, shkruan ai.

Danaj vazhdon më tej, duke thënë se ngjarje si ajo e Selenicës i kanë rrënjët tek ’97-a.

“Kasaphana e Selenicës, tregues i qartë i një problemi të rrënjosur rëndë në shoqërinë shqiptare.

Një problem që fillon nga viti i largët 1997 dhe ende nuk është zgjidhur, ai i armëmbajtjes pa leje.

Ky është një dështim i qartë i shtetit përgjatë këtyre 20 viteve, një mos aftësi e politikës shqiptare që të gjej një zgjidhje për këtë problem.

Tragjedia që ndodhi në Resulaj të Selenicës, Vlorë është prova e qartë e një depresioni social që ka pushtuar Shqipërinë. Dështimi është i politikës sepse asnjëherë nuk ka menduar seriozisht për shoqërinë tonë ose më mirë le të themi që nuk ka qenë e interesuar që të kuptoj këtë problem por ka bërë “një sy qorr e një vesh shurdhë”. Por a është vërtet dështim vetëm i politikës?

Unë mendoj se nuk është vetëm politika që ka dështuar, dështimi më i madhë është ai i shoqërisë tonë, shoqëria shqiptare ka dështuar në përpjekjet e saj për tu pastruar nga diktatura e komunizmit dhe nga pasojat e luftës civile të viti 1997.

U duk qartë që ende mbas krimit njerëzit aty prezentë të intervistuar vazhdonin të thoshin që autori ishte një djalë i mirë dhe i urtë që nuk krijonte probleme, disa të tjerë nëpër komente në rrjetet sociale shkruanin se mostra e Selenicës kishte një arsye të fortë që vrau 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Cila mund të ketë qenë arsyeja që të justifikojë këtë akt makabër? Nuk ka arsye, nuk duhet të ketë justifikim për këtë akt mostruoz. Problemi i vetëm jemi ne, është shoqëria jonë që nuk është në gjendje të izoloi këto qenie të shkruajtur “njerëz” që kanë kurajon dhe marrin jetë njerëzish. Problem nuk është vetëm politika por edhe shoqëria jonë”, shkruan ai.(TemA)

4 komente në “Bashkëmoshatari i Ritvan Zykaj-t: Që fëmijë ishte person me probleme dhe rrinte vetëm, i izoluar”

  1. Franci says:

    E vertete, zanafilla e qindra e qindra vrasjeve ne Shqiperi eshte 97.Si zgjidhet ?
    Fillimisht duhet te arrestohet shkaktari qe hapi depot ne 97 dhe ben thirje dhe sot qe qytetaret te armatosen ! Nqse nuk arrestohet te jape doreheqjen e menjehereshme Arta Marku.
    Se dyti nje ligj i ashper per armembajtjen pa leje me nje denim 20 vite burg e ti jepet popullsise nje afat 3 mujor per dorezimin e armeve.
    Nqse qeveria nuk e realizon te jape doreheqjen.
    Nqse nuk jep doreheqjen?
    Populli te çohet e ta rrexoje.

  2. says:

    Të vrasësh, dhe të marrësh dhenë., janë dy gjëra që do mendohet gjatë.

  3. Kosovarja says:

    Kujt ti shpreh ngushllime n ket rast te rend. Zoti qoft me ju.
    Danajt i jepte pershtypjen por JO qe ishte PROBLEMATIK,ky njihte MONSTREN femije qe ishte i izoluar ndoshta ngase injoruar dhe menjanuar nga t privilegjuarit e shoqerise,mendoj qe ky i shkret si shum tjere po ashtu eshte viktim e injorances dhe padrejtesis shtuar gjendjen shendetsore qe kishte. S jemi te vetmit me keto probleme. Them nganjehere me shume ja vlen njerzimit te kuptoje se sa te ndihmoje.

    1. Vjoldi Danaj says:

      Pershendetje.
      E sakte, ai te JEPTE PERSHTYPJEN si person me probleme dhe izolohej nga shoqeria e tij.
      Deshiroj te theksoj qe nuk jemi bashkemoshatar sepse une jam 5 vjec me i madh se kz djali
      por e njihja sepse ishte banor i selenices dhe shkembeheshim disa here ne rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje