Zbardhet motivi i masakrës: Ritvan Zykaj u konfliktua gjatë festës së fshatit për një gardh me një nga viktimat

11 Gusht 2018, 09:45Kronika TEMA

Ritvan Zykaj është kapur mëngjesin e së shtunës, pasi vrau 8 persona të fisit të tij.

Për momentin, ka shumë aludime mbi arsyet e kësaj masakre.

TCH thotë se gjithçka ka ndodhur për një gardh.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, nisi pas festës së fshatit.

Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën me të cilen kreu aktin makabër.

Pasi kreu vrasjet, Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia e Vlorës e kapi atë me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s, pasi rrethoi të gjithë zonën përreth fshatit Resulaj.

Ekspertët e policisë nuk kanë ende një motiv të qartë të shkakut të ngjarjes.

Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipëri, pas viteve ’90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.

Policia njoftoi këtë mëngjes se Ridvan Zykaj u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, ku më pas do t’iu nënshrohet edhe testeve për shëndetin e tij mendor.

Akuza që bie mbi autorin e krimit është “vrasja në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.

3 komente në “Zbardhet motivi i masakrës: Ritvan Zykaj u konfliktua gjatë festës së fshatit për një gardh me një nga viktimat”

  1. says:

    Aspak e vërtet. Ka supozime me versione diversifikuese por e vërteta është që e ka kryer aktin për kënaqesi penisi.

  2. Xxxx says:

    O GAZETARE,,,KA QENE NE NJE DREKE FAMILJARE,,,KU E GJETE TI FESTEN E FSHATIT,,DHE PER CFAR PO FESTONTE KY FSHAT,,,,,HAJDE KATUNARI DIXHITAL….

  3. lol says:

    ne gjakftohtesi e siper lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje