I bëjnë thirrje të dorëzohet, reagon për herë të parë autori i masakrës në Vlorë: Më keni çar k*rin

10 Gusht 2018, 23:50Kronika TEMA
I bëjnë thirrje të dorëzohet, reagon për herë

Teksa policia ka vendosur në lëvizje gjithë infrastukturën e saj per të kapur 24 vjeçarin Ritvan Zykaj për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ky i fundit ka reaguar për herë të parë duke qëndruar online në Facebook.

Agresori i 8 vrasjeve te njëpasnjëshme, u është përgjigjur thirrjeve për t’u dorëzuar në rrjetin social, duke ju kundërvënë qytetarëve.

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.

24 vjeçari ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, me banim në po të njëjtin fshat.

“TemA” mësoi emrat e viktimave të krimit të 24-vjeçarit ku ata janë: Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka, Ferie Zyka, Besim Zyka, Vasilika Zyka, Sara Zyka dhe Ledjon Zyka.

Shpresojmë që policia të lokalizojë përmes celularit të agresorit i cili vijon të jetë online në rrjetin social. Kujtojmë se ai është i armatosur dhe mund të shkaktojë tragjedi të tjera. (TemA)

 

4 komente në “I bëjnë thirrje të dorëzohet, reagon për herë të parë autori i masakrës në Vlorë: Më keni çar k*rin”

  1. Fatos says:

    Artikuj shkruesit janë dhe hetues, ekspertë përgjimesh, gjykatës, të gjithanshëm që japin mend të gjithëve. Pika që s’ju bie, rracë injorantësh.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa te zbardhi pak dita dhe bye bye, shume flm per pergjigjen ne fb..

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa te zbardhi pak dita dhe bye bye, shume flm per pergjigjen ne fb…

  4. says:

    Është mirë të kapet para se ta gjejnë të afërmit e tijë. (pasi ata dhe mund ta eliminojn).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje