Të tjera detaje janë zbardhur mbi autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Selenicë, ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj, la të vrarë 8 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Panorama raporton se para ngjarjes ai kishte qenë në një drekë familjare dhe kishte pirë, ndërsa pasi ishte kthyer në fshat kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të gjyshit të tij, Demir Zykaj, dhe ka qëlluar mbi të, gruan e tij, dy djemtë e tij, gratë e këtyre të dyve dhe dy fëmijët e njërit prej djemve.
8 viktimat nga një trung familjarë:
1-Demir Zyka, 76 vjeç, Vëllai i gjyshit të autorit
2- Ferie Zyka, 78 vjeçe, Gruaja e Demirit
3-Besim Zyka, 42 vjeç, Djali i Demirit
4-Vasilika Zyka, 40 vjeçe, Gruaja e Besimit
5-Sara Zyka, 15 vjeçe Vajza e Besimit
6-Ledjon Zyka, rreth 6 vjeç, Djali i Besimit
7-Azem Zyka, 49 vjeç Djali i Demirit
8-Afërdita Zyka, 47 vjeçe Gruaja e Azemit
Të patrullohet me helicopter natën dhe ditën afër zonës së ngjarjes (deri sa të arrestohet)
undefined