DETAJET: 24-vjeçari në Vlorë shkoi në shtëpinë e vëllait të gjyshit dhe i vrau, më pas shkoi në shtëpinë e djalit të tij dhe e ekzekutoi bashkë me fëmijët dhe gruan

10 Gusht 2018, 19:51Kronika TEMA

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të Zykaj.

Nga të dhënat e deritanishme, raportohet se autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij Demir Zykën, bashkëshorten e tij, 2 djemtë e çiftit Zyka (kushërinjtë e parë të babait) si edhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe (kushërinj të dytë me autorin).

Gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha bën të ditur se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat.

Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge.

Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit.

Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Ndërkohë që edhe forca të tjera shtesë nga Tirana janë nisur drejt Vlorës. Reparti RENEA është vënë menjëherë në lëvizje. Të gjitha fshatrat rreth e rrotull Resulajt, i Njësisë Administrative Vllahinë, janë rrethuar nga uniformat blu për gjetjen në kohë të shpejtë të Ridvan Zykajt.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili konfirmoi edhe zyrtarisht për Policinë e Shtetit se, nga këqyrja e vendit të ngjarjes numërohen 8 viktima, të afërm me njëri-tjetrin.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë të ngjarjes, se përse është shkaktuar. Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipërinë e pas viteve ’90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.

19 komente në “DETAJET: 24-vjeçari në Vlorë shkoi në shtëpinë e vëllait të gjyshit dhe i vrau, më pas shkoi në shtëpinë e djalit të tij dhe e ekzekutoi bashkë me fëmijët dhe gruan”

  1. olimpia says:

    Mallkuar Berisha krimineli qe shpartalloi shtetin ,ushtrine ,shperndau armet qe shqiptaret te vrasin njeri tjetrin Prokuroria duhet te hape njke procedure penale ne ngarkim te Berishes si shkaktar kryesor i mijkra te vrareve..Nje ligj i rrepte ,urgjent per mbledhjjen e armeve.Kush gjendet me arme ,minimumi 10 vjet burg ,me pune te detyruar.Vetem me frike shtrohet ky popull qe e ka vetgjyqesine ne gjak. Ku eshte ajo gjyqtarje e Vlores qe liroi personin e kapur me arme.

    1. Epiriiiii says:

      Te çmundurit e kane vendin ne Spotalin Psikiatrik dhe Jo jashte te rrezikojne jeten e te tjerve.

    2. ProstiKurva Sali says:

      Saliu i ka ndihmu shqiptaret!
      Ju mori pronen me 7501 dhe vendosi ti perfaqesoje!
      I ndihmoi ish te petsekutuarit si psh Agim Docin apo Jemin Gjanen!
      I ndihmoi shqiptaret, i la pa gjykata, dhe ju dha armet!
      Te rroje partia!

    3. H says:

      Mos fol kshu bre , për heroin e popullit që na solli demokracinë nga tropoja, armët, vllavrasjen, vjedhjen me fornën “tokë e xanun”, prostitucionin, lazaratin heroik, gjykatat e plepave,,na bani të pasun tu vjedh të tjerët se jena të zotët dhe ju msumë si hahen specat me gjizë, si spiunohet shoku, si vritet kushëriri, si çohen motrat e fshatit për kurva,si bëhesh drejtor duke zbatuar vetëm urdhërat duke qenë injorant, Por ju jeni mosmirnjohës dhe nuk kuptoni se një lider kaq të mençur e ka kërkuar America të shpëtojë nga kriza ekonomike.

  2. Valdeti says:

    Vriteni qenin askujt si duhet i gjadhe

  3. Triangolo says:

    Kshu paguhen mëkatet e politikanëve shqiptar, vriten shtetasit shqiptar me njeri tjetrin. po te mos ishin armët sheshit nuk do ndodhnin më shum se 5% e vrasjeve ne territor shqiptar. kur e ke armët te dollapi shkon e mer direkt se të komandon gjaku i nxeht ndersa kur se ke deri sa te mundohesh ta gjesh “ftohet” gjaku dhe futet ne pun llogjika. më bën çudi si nuk ndodh çudia me ndonje familjar te këtyre politikanëve qe te kuptojn çte këqija i kan sjell ktij vendi. ndoshta me ktë dreq veting mbase do bejn diçka per denimet e armmbajtjes pa leje që dënimi te jet i sigurt dhe i rrept dhe i patolerushëm nga organet e drejtesis. ajo që ndodh diku afer teje shum shpejt mund të ndodhi dhe ty. kaq mjafton qe te ndergjegjesohet shoqeria civile

  4. Ed tironci says:

    Vini denimin me vdekje….ky moster duhet pushkatuar…dhe tu hidhet qenve!!

    1. Tomi says:

      Jo se sna le Be-ja.

  5. Viro says:

    Njerez nevrik e mendjeshkurter. S’ane te paret qe vriten per nje gardh.

  6. Gjeneral Telini says:

    O sali kurva, qe i vure kazmen, shtetit te Enverit, me gjykatesit, e prokuroret e plepave. Mallkuar ne jete, te jeteve, soji dhe sorollopi jot o sali kerma. O qeveritar kurva, te ps se edvinit, ligji me vdekje eshte, eshte domosdoshmeri, per mentalitetin, dhe realitetin, e Shqiperise, mos justifikoni, se nuk Ju lejon , Europa, kurva e motit.

  7. Gjeneral Telini says:

    O sali kurva, qe i vure kazmen, shtetit te Enverit, me gjykatesit, e prokuroret e plepave. Mallkuar ne jete, te jeteve, soji dhe sorollopi jot o sali kerma. O qeveritar kurva, te ps se edvinit, ligji me vdekje eshte, eshte domosdoshmeri, per mentalitetin, dhe realitetin, e Shqiperise, mos justifikoni, se nuk Ju lejon , Europa, kurva e motit. Ndryshe do shuhemi, si popull.

  8. Fadil says:

    Po te vihet denimi me vdekje do paguajne vetem te varferit.Ja ku i kemi mostrat politikane qe kane vrare njerez Saliqenin dhe Bashuk bythen dhe su ka hyre gjemb ne kembe.

  9. Abdi says:

    Ketit djalit kta qe kan vdekur ja kan nxir jeten e kan rrahur nja tre her se dhe te jatin e ka si debil biles edhe e tallnin e perbuznin e urdheronin ,deshperimi coj ne ket gjest ekstrem

  10. Ed tironci says:

    O sali shpellari..te zente mallkimi i ketij populli deri ne brezin e 7…qe i le armet sheshit…o edi i gjate…bej nje fushate…co policine ne cdo familje e mblidhi armet me force…dhe fute brenda ate shpellar…qe shkaterroi …nje shtet 100 vjecar…te dalte te sterniperit…o biri me i madh i kurves…o sali plehu!!

  11. Toni says:

    Kujdes mos vret ndonji polic tani ky koqja. Tja leri femijet pa buke e jetim

  12. turi says:

    Nga llogaritjet e tua dalin 6 te vrare, ne titull e ke vendosur 8 o gazetar

  13. sapa says:

    Po pse more idjot a pak ke per te vrare qe vret farefisin?pse nuk ja ktheve pushken ndonje gjygjtari ose politikani se do te benin lapidar populli?

  14. kazani mediatik says:

    Ky Éd tironci edhe kur kapi gruan me dashnorin ne krevat ia vuri fajin Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje