VIDEO/ Ekzekutohet 53- vjeçari në Shkodër, dalin detajet e para dhe emri

10 Gusht 2018, 08:33Kronika TEMA

Një 53-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Guerile të Shkodrës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 minuta.

Viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici, 53 vjeç.

Pas vrasjes, policia ka gjetur në fshatin Dobraç një mjet tip Benz të djegur, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Viktima e atentatit të sotëm në Shkodër nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.(TemA)

1 komente në “VIDEO/ Ekzekutohet 53- vjeçari në Shkodër, dalin detajet e para dhe emri”

  1. Klea says:

    Rrace e keqe tipike turko arabe shkodrane. Marrsh me bete taten, sokolin , bajrat etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje