ONM ka ankimuar sot një tjetër vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gentian Medja.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gentian Medja, njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi kaloi në sitën e vettingut një javë më parë duke u konfirmuar kështu në detyrë nga KPK.
Njoftimi i plotë:
Në datë 1.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sot, më datë 9.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Medja.
Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. (TemA)
Plotesisht dakord me ONM!!!
Po cfare ka ONM, apo nuk i pelqen se nuk eshte korruptuar qe te bleje vila si koleget e tij?
Gjyqtari Gentian Medja duhet te shkarkohet nga detyra se eshte i pa afte,nuk njeh e nuk di te interpretoje ligjet,eshte i nje anshem ne gjykimin e tij,eshte pa personalitet dhe vendimin per mua e caktoi pasi depozitoi 4 akte ekspertimi,se nuk i mjaftonte vetem nje!
Dhe kete e beri sepse ne cdo llogaritje ekspertet e ulen demshperblimin tim nga 4.5 milion ne ne aktin e pare,ne 200 mije leke ne aktin e fundit vendimtar!
Gjejeni ju se cfare gjyqtari eshte ky njeri!
Te lexosh vendimin e ketij gjyqtari per mua,eshte njelloj si te lexosh nje hartim te nje femije te klases se pare fillore!