VIDEO/ Gara me makina dhe zhurmë në mesnatë, “Shqiponjat” kontrolle dhe penalizime tek Unaza e Madhe

8 Gusht 2018, 08:43Kronika TEMA

Policia Rrugore bashkë me Forcat “Shqiponjat” kanë ushtruar kontrolle gjatë natës në zonën e Unazës së Madhe, pas ankesave të banorëve për zhurmë të mëdha në këtë aks për shkak të shpejtësisë së mjeteve.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 shoferë për xhama të errët.

Njoftimi i Policise:

Duke marre shkase nga shqetesimet e shumta te banoreve te unazes se madhe per zhurmat e mjeteve qe tejkalojne limitet e shpejtesise duke bere gara me shpejtesi ne oret e vona te nates si dhe rrezikun potencial qe paraqesin keta drejtues mjetesh per sigurine rrugore, u organizuan sherbime te perbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtesi, perdorimi i alkoolit, xhamat e erret, posedimi i lendeve narkotike dhe sende te tjera te paligjshme.

Nga kontrollet e ushtruara deri ne keto momente jane konstatuar dhe ndeshkuar 4 drejtues mjetesh per drejtim mjetin nen efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie apo gara me shpejtesi si dhe 3 drejtues mjetesh per xhama te erret.

Nderkohe ?♀ eshte ne detyre dhe fton cdo qytetar te telefonoje te 112 per paligjshmerite dhe shqetesimet qe konstaton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje