Një ngjarje e rënda ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Një i ri 22-vjecar është gjetur i pajetë në shtëpi nga gjyshja e tij.
Ngjarja ka ndodhur ne rrugën ”Kongresi Manastirit”, në Tiranë.
Informacion Paraprak
Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:25, në rrugën ”Kongresi Manastirit”, në tualetin e banesës, në vaskë, është gjetur pa shenja jete nga gjyshja, shtetasi J. B., rreth 22 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. (TemA)