Në qytetin e Elbasanit janë gjetur 16 predha luftarake, të cilat dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit.
Fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”.
Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm.
Banorët e zones theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre. (TemA)