Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas disa këmbësorë. Vdesin dy persona, një prej viktimave është fëmijë. Në gjendje të rëndë dhe motra e saj

8 Gusht 2018, 08:33Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklist dhe më pas me këmbësorët.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore mamaja e saj dhe motra e vogël, shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e plagëve të marrë, mësohet se ka ndërruar jetë pak pas aksidentit edhe drejtuesi i biçikletës, R.I, 29 vjeç.(TemA)

3 komente në “Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas disa këmbësorë. Vdesin dy persona, një prej viktimave është fëmijë. Në gjendje të rëndë dhe motra e saj”

  1. frenoni kafshet ne qytete
    policia duhet te regoj me shume prezenc rrugeve te qyteteve !

  2. ce says:

    I marin patentat pa bere nje dite kurs. Dhe feckat fluturojne me pras ne bythe a thua se jane duke ecur ne shkretetiren e saharase dhe marin ne qafe njerez qe jane ne punen e tyre. Me siguri fecka ka qene nen efektin e ndonje mesazhi ne celular ose ka qene duke derguar nej mesazh dhe ka harruar qe timoni komandohet prej saj . Duhet te rraset brenda dhe ai qe i ka dhene patenten apo ja ka shitur,,,,,

  3. loni says:

    Me vien shume keq,per viktimat. Vrases te pare jane shkollat mesimore qe japin patenten me ryshfet e miqesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje