Gjyqtarja e Vlorës i përgjigjet Ramë: Jam bazuar në prova, të bëhet verifikimi i duhur. Unë i kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë

9 Gusht 2018, 19:55Kronika TEMA

“Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, do të shprehej zv.ministër i Drejtësisë një ditë më parë.

Por Top Channel thotë se masa e arrestit ndaj Taulant Manajt fillimisht nuk është ndryshuar nga gjyqtarja Herila Çela, por nga një treshe gjyqtarësh të Apelit të Vlorës, të cilët vlerësojnë se Prokuroria nuk ka sjellë prova që të vërtetonin se i dyshuari kishte pasur armë.

Për këtë fakt, ndaj këtyre gjyqtarëve dhe Prokurorisë nuk pati asnjë denoncim.

Siç thuhet në dokumentacion, pasi 28-vjeçari ka thyer masën, ai është kapur nga policia sërish me armë.

Fillimisht gjyqtarja Çela ka vendosur “arrest me burg”, për ta zbutur më pas në “arrest shtëpiak”, për shkakun se sipas saj, pas veprimeve hetimore të Prokurorisë, nuk u gjetën gjurmë të të dyshuarit.

Por, a është ky vendim i duhuri, kur ndaj këtij shtetasi rëndojnë disa vepra?

TCH: Jeni e bindur që keni dhënë një vendim në bazë të provave?

Gjyqtarja Herila Çela: Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe, gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë.

Sipas gjyqtares, Prokuroria duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për episodin e parë, duke mos i veçuar fashikujt hetimorë.

Pas akuzave të qeverisë, reagimi i Çelës në kohë vettingu është edhe një apel për institucionet që të kryejnë verifikimin e duhur.

Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela.

23 komente në “Gjyqtarja e Vlorës i përgjigjet Ramë: Jam bazuar në prova, të bëhet verifikimi i duhur. Unë i kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë”

  1. Kalec Dega says:

    Hajde shtet, hajde, te japim llogari te Partia e xhaxhi Edi.
    Albanistaneze, sunita e beqira, t’a gezoni Ripjelljen e Dulles se Rilindja e Edscobareve po ben shtet ligjor.

    1. aleanca PD-Leshedhi says:

      Kjo eshte gjykatese e xhaxhi saliut mor tyc vicidoli! Po te jepte llogari tek Edi ai dhe shume kriminele te tjere do te ishin sot ne burg.

    2. ben says:

      Nese eshte e vertete kjo qe deklaron kjo zonja.
      Qe eshte kollaj e verifikueshme.
      Atehere zv ministrat e rilindjes bashke me kr rilindasin jo vetem duhet te shkarkohen po duhen derguar para drejtesise per nderhyrje te paligjshme dhe tendecioze ne drejtesi.
      Keshtu funksionon cdo shtet ligjor ne bote
      Nese ne kete rast nuk behet kjo tregon se jemi as me shume dhe as me pak po ne rastin e saimir tahirit qe bente namin me hashash dhe ne kohe te lire sulmonte gjykates e prokurore qe nuk I bindeshin.
      Dhe tregon edhe njehere tjeter qe reforma ne drejtesi eshte e njejta gje
      si shendetesia falas
      Si lufta kunder droges
      Si lufta kunder kumarit
      Si rruget qe ngelen rrugeve dhe ata qe thuhet qe DO TE behen jane nga 2 fishi deri ne 10 fishin e cmimit qe I bente berisha qe vidhte.
      Pra shkurt jemi ne kushtet e talljes rendshem te trapit me bagetine qe te koruptuarit e drejtesise shpetuar nga rilindja te shpetojne rilindjen neser nga burgu per grabitjen me te madhe bere shqiptareve ne keta 27 vitet e fundit.
      Dhe shqiptaret e meritojne!!!!

    3. Pa meshire ! says:

      Ju dhimbsen kto gjykats Kalec ???
      C’te bejne pershtypje mln e tyre ???

  2. taku says:

    Se mos e ngaterron zemren dhe shpirtin me pjeshken ,,,,,

  3. eshte bere e pa durueshme says:

    Sa leke more kur e lirove? Ne fillim e arrestove qe te te afronte leke dhe kur ato buçiten, fap e lirove sikur drejtesia eshte prona e jotja dhe gaxhivareve te tu. Ti duhet te arrestohesh tani se keshtu e keni lene krimin rrugeve.

  4. ben says:

    se mos i ke dhene drejtesise edhe ndonje gje tjeter , ti moj…

    1. Gezim Dushallari says:

      Te lumte Erila, vendimet gjyqsore jepen vetem mbi baza te forta ligjore: provat, fakte, deshmimtare okulare, ekspertiza ligjore, dhe nese organi I akuzes nuk I provon ne seancen e gjykimit, vendimi I gjykateses eshte plotesisht I drejte dhe I bazaar.
      Nese organi akuzes nuk eshte dakort me vendimi not e mare, ne baze te ligjit ka te drejt te beje apelim ne
      Gjykate te Apelit etc.
      Dalja para publikut ne emer te drejtesise te dy zv/ministave per te denoncuar nje vendim gjykate gjoja I pa-drejt, eshte shkelje flagrante e kushtetutes.Unioni i juristave, gjyqtareve, duhet urgjentisht te mare me brojtje figuren etiko/profesionale te gjykateses dhe te denoncoj keta monstra qe abuzojne me postin apo detyren funksionale te dikasterit qe perfaqesojne.
      Nuk u krye asnje hetim paraprak nga inspektoriati I ministrise drejtesise apo asaj te brendeshme, asnje informacion nuk iu kerkua gjykates/gjykateses, dhe me te tilla mashtrime/shpifje,dissinformim te opinionit publik permes mediave ata diskretituan vetveten dhe dikasterin qe ata perfaqesuan.

  5. Rona says:

    Pupu, vendimet e saj. Sjo vetem gjyqtare nuk mund te jete. Larg ketyre mostrave.

  6. Al says:

    Gabim motra… Drejtesise ti japesh mendjen e logjiken e ftohte. Zemren e shpirtin jepja burrit e femijeve! E ke dhjere vete me kete deklarate qesharake. Duhet ta justifikosh punen tende po me logjike te ftohte e me fakte jo duke u jargavitur neper emisione. Kur jargavitesh duket sikur po mbahesh pas fijes se barit..

  7. Eri says:

    Po si nuk i ka dhene o Beni, se dhe ne i dhame ketij shteti punen e korektesen ,por na hoqen….sa te peshtira behen kur flasin ne kete menyre.Me mire mos u ndje fare..monstra

  8. Ledio says:

    Gjyatarja me e korruptuar ne Vlore.Gjithe Vlora e disa e korruptuar je

  9. Gezim says:

    Bravo, te flasesh me prova dhe fakte sepse vetem kjo eshte menyra me bindese per drejtesine dhe gjyqsorin
    E kunderta eshte te besh show publik me shpifje/mashtim, dhe shperdorim detyre, duke I cenuar dinjitetin dhe figuren etiko-professionale gjyqtares.
    Te dy zv/ministrat duhet urgjentisht te japin doreheqjen dhe KLD ti hetoj per shperdorim detyre
    Shpifje, dissinformim opinionin publik dhe cenimte figures etiko/professional te gjykateses.

  10. Vlonjati says:

    si kjo laraska jane gjyqtaret ne vlore qe lejone privatizimin e taracava te pallatit dhe njerezit svendosin dote antenen. obskutarizem total ku cami bene ligjin. o cam atje ku nuk hyne truri do hyje
    druri

  11. Vl says:

    Nje e lajthitur, qe e njohin dhe qente e rrugeve te qytetit, ben drejtesi

  12. Lilo says:

    ERION LAZE AVOKATI ME DIPLOM FALLCO, BURRI I MOTRES SE ERMONELA FELES…GRUAJA E AV prokurore ne Vlore….Si jane te pleksura ca gjera…

  13. Arbeni says:

    Kjo gjyqtare p…ë nga mendja e ka bër me koshience te plote litimin e banditit.Kur policia e kam ne arme ne breze kjo pi..ë muti thote se nuk ishte pistolete që vret me plumba por me H2O.Ajo eshte e bindur se vetting-u do ha hedh kembet perpjete,prandaj marrja e nhe dore te majme eurosh e ka qellepir.Bushtra e ndyre dhe e kortuptuar….

  14. Thanasi qe ta plasi says:

    Kjo eshte moster. Nje gje eshte e sigurte tek kjo. Do fitoje ai qe paguan me shume

  15. Baroni says:

    Mire moj zonja gjyqtare Herila se paske dhe emer te bukur, them te mos e ruasb ze vstingun nje mashtruse dhe hajdute kriminale si Suela Zhegu te pret ndaj shko falu tek Idi Zhegu e ta gafit ai dosjen sa as Rama dhe as perendia nuk kane se cfare te bejne?!

  16. Yp xhixhi says:

    Birinxhi dafllak

  17. AstritSHBA says:

    astritshba
    Kjo gjyqtare mashtron kur thote se i ka faluar drejtesise shpirtin dhe zemren ,keto ja ka faluar vetem parase qe merr kur vendos per padrejtesine e kam te provuar gjykimin e saj per nje ceshtje civile qe e mbajti neper duar gati dy vjet dhe me pas ja shiti nje personi pronen e kthyer me VKKKPronave pronarit te ligjeshem Nje here e shpronsoj shteti pronarin e ligjshenm ne vitin 1946 dhe per here te dyte e shpronsoje Herila Cela ne vitin 2015i

  18. Labi says:

    …deklarate bushtrash.

  19. Labi says:

    …deklarate bushtrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje