Kaloi “sitën” e vetting-un, ONM kërkon shkarkimin e prokurorit të "çështjes Tahiri"

9 Gusht 2018, 14:14Kronika TEMA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Gentian Osmani.

Prokurori Osmani i cili ushtron detyrën në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, dhe njherazi kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kaloi sitën e vettingut një javë më parë dhe u konfirmua në detyrë nga KPK.

Prokurori Osmani është një ndër  prokurorët që po heton dosjen e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Njoftmi i plotë:

Në datë 2.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Osmani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sot, më datë 9.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. (TemA)

7 komente në “Kaloi “sitën” e vetting-un, ONM kërkon shkarkimin e prokurorit të “çështjes Tahiri””

  1. Lilo says:

    Po Artur Malen Gjyqtarin Gjobvenes ….ku vetem vila i ka shkuar 3 milion euro. Vetem birra Norga ka pagir 20 mij Euro ne 2012

    1. Kalec Dega says:

      E po i bie qe leket e mamase se dasmes se Lali Erit te rishikohen nga ONM, pse jo?

      Ky Osmanaj, shikoni formen e kaptines, i sherbeu Saliut dje dhe neser Edi Rames. Pse kujtoni se kollaj hiqen qafe shfataret militanta e tribalista ne Alfgbanistan?!

  2. Cuku says:

    Nese O.N.M.e ka seriozisht ,nuk ka shance te kaloje vetingun
    Dedja,,Zaganjori ,,Osmanaj,,,dhe cudi si nuk po flet O.N.M..per Malajn,,,,,,,
    Si ka mundesi qe vetem grate dhe vjerrat e prokuroreve dhe gjyqtareve qelluan pasanike dhe ju bejne dhurata dhendurreve,,,,
    K.P.K.,,,na doli komisioni I kopukeve qe varen nga Likja dhe Berisha,,,
    Respekte O.N.M.,,,,,,SH.B.A….B.E….
    90 %’e gjyqtareve dhe prokuroreve jane te korruptuar deri ne gryke ,
    Dhe kane deklaruar.vetem 10 %’,te hajdutlleqeve
    Edhe ata 10% jane te perlyer,,
    Se po te ishe I ndershem ne prokurori dhe gjykate te tallnin ata.90 % Gjin Gjoneria,,,,

  3. Naku says:

    Nuk mendoje se,edhe pse kan kaluar vettingun,keta gjyqtare e prokhrore nuk jane hajduter,te paafte dhe kriminela 100%. Vetting do te qe ti vije ne rresht e tiu prusje kokat me shpate samuraj nje ngq nje. Jane te gjithe te zhytur dhe jane po ky sistem drejtesie qe ,akoma ligjeron krimineli me i madh i hustieise se Shqiperise Sali Berisha e shoke te tij.

  4. Po kjo ishte loja says:

    Eshte loje kjo – KPK i kalon qe t’i mbyll gojen atyre qe thone se kontrollohet nga qeveria dhe omn, pra nderkombetaret jane ata qe kerkojne largimin e prokuroreve dhe gjykatesve qe kane ne dore ceshtje delikate si puna e Tahirit. Kesisoj kush ankohet pse u hoq prokurori i Tahirit, qeveria thote nderkombetaret e kerkuan. Eshte e nevojshme kjo loje sepse kemi nje opozite te korruptuar dhe dashakeqese.

  5. drejtesi says:

    Po gjyqtari Bujar Musta ne Elbasan ,i cili eshte ndeshkuar disa here nvite dhe ka arritur me djallezi qe te qendroje ne detyre.Qe para 15 vjeteve kur sapo erdhi ne elbasan mori shtepi me 4 dhoma e guzhine pa ju dridhur dora..Ku i gjeti qe atehere keto leke e qe miqesohej e bashkepunonte me elemente negative sic ishte Gj .Piu..

  6. ky o koka e mafis ne gjyqsor
    o i rrezikshem
    duhet arrestu jovetm shkarku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje