ONM ka ankimuar sot një tjetër vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Artur Malaj.
Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë kaloi në sitën e vettingut një javë më parë duke u konfirmuar këtu në detyrë nga KPK.
Njoftimi i plotë:
Në datë 3.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Sot, më datë 10.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj.
Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
(TemA)
pse nuk kerkon ONM-ja ankimimin e Ardian Dvoranit??? apo pse eshte sherbetori nr.1 i Rames. e pra nuk justifikonte jo pak por 90miliom leke te reja. po jane shkarkuar gjykates per 1miliom e gjysem leke te reja. ehe ONM-ja eshte nje palaqollik.
Me ato krime qe ky ka shkaktuar ne gjykaten e Vlores eshte per ne giotin.
Respekte O.N.M.
Perfundimisht K.P.K.eshte
Komosioni.I KOPUKEVE,,,,
Vetingun duhet ta marre ne dore O.N.M.
Nese duhet te largohen hajdutet dhe vrasesit nga Drejtesia dhe Politika,,,,
Drejtesi me.Shqiptare nuk ka dhe nuk ka per te pasur,,,,,
Rrofte SH.B.A dhe B.E.
Kur ishte Kryetar Gjykate ne Vlore , arshiva e gjykates u mbush me dosje te falsifikuara pronash sepse koka e kesaj mafieje Tur Shehu ishte sponsori dhe mbeshtetesi i tij . DISK nuk ka genjyer , informacionet e tij duhet te vleresohen
me hetime te thelluara . Ky moster ka pasur sekretare ne paradhomen e tij vajzen te avokatit te ndjere Skender Dauti.Ne emer te ketij te ndjeri u be nje dosje gjyqsore dhe u regjistrua ne ZRPP kjo prone ne oborrin e shkolles Halim Xhelo. Me vone ky beri sikur ia bleu , mori leje ndertimi dhe e beri vile me tre kate .Ne fakt te gjithe e dine qe vila eshte prona e tij.Per kete ekzistoje plot dokumenta qe nga arshivat e Bashkise se Vlores , Gjykates , Hipotekes apo edhe neper notere . Kryetari i Gjykates se Vlores ,Sazan Aliko , e ka denoncuar kete rast korrupsioni qe ne ate kohe prane KLD ,Por dosja u mbyll dhe ketij tipit nuk i hyri gjemb ne kembe . Fiks si tani qe pretendon se nuk ka fare vile. OMB ta shikoje me gjere kete rast sepse ne rast se anetaret e KPK kane mbyllur syte,ata te paret duhen ndeshkuar. DREJTESIA eshte e veshtire por jo e PAMUNDUR .
Me ne fund
Ky eshte Vetingu i Rames dhe Metes. Pse cfare prisnit ju sklleverit e bindur te Ripkelljes?
Puna e Zaganjorit etj do shkojne si Tom Doshat e Fullanat….
Po ata qe jane pergjegjes per Vetingun kush i
“ vetoi”, kaloi ne site? Edscobari vete,patjeter
Shkarkimi nga gjykata eshte me e pakta per kete.po me duket keta qe po ankohet ONM po humbasin dyfish.se cfar e din vet.ju lutem si qytetar i Vlores mos na i sillni me ne Vlore kete hajdut.sduam tja shohim me suratin.