Masakra në Selenicë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes, kishte ca bagëti dhe merrej me to

10 Gusht 2018, 21:06Kronika TEMA

Një prej banorëve të fshatit Resulaj në Selenicë shprehet i shokuar për atë çka ndodhi, duke shprehur habi.

Sipas tij, familjet Zykaj ishin njerëz të respektuar dhe nuk kanë pasur probleme të mëparshme.

Ai thotë se edhe autori i ngjarjes nuk kishte probleme, ndërsa kishte pësuar një djegie të 70% të trupit vite më parë, por nuk njihen për probleme të tjera.

-Kishte pasur probleme?

Dëshmitari: Jo nuk kemi dëgjuar. Kanë qenë kushërinj me njëri-tjetrin. Konflikt i çastit apo depresion.

Ka qenë i sëmurë ky djali. Ka pasur djegie të 70% të trupit. U kurua dhe erdhi në familje. Sjellje të mirë. Njerëz të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë. Nuk kishin probleme. Nuk kishte asnjë probleme.

-Ju keni parë gjëra të dyshimta?

Dëshmitari: Jo! Jo! Nuk kemi parë asnjë gjë. U kurua 4-5 muaj në Tiranë. Djegia u bë 7-8 vjeç. Nuk ka pasur probleme. Kishte ca bagëti dhe i ruante ato. Ishte i respektuar nga njerëzit. Jetonte me prindërit dhe me vëllain dhe motrën.

1 komente në “Masakra në Selenicë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes, kishte ca bagëti dhe merrej me to”

  1. says:

    Duhet të jetë fshehur në mal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje