DETAJET: Kapet i gjallë pas 12 orësh arrati, autori i masakrës së Vlorës

11 Gusht 2018, 08:47Kronika TEMA

Pas 12 orësh në arrati, policia ka mundur të kapë 24-vjeçarin Ritvan Zykaj, autorin e masakrës me 8 të vdekur në Vlorë.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta Force u angazhuan për të gjetur të riun që shkaktoi kasaphanë në fshatin Resulaj të Selenicës.

Policia e Shtetit thotë zyrtarisht se Ritvan Zykaj u kap në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Po kështu, u gjet edhe arma e krimit tip “Kallashnikov”, të cilën e kishte hedhur në shkurre.

24-vjeçari u zbulua falë dylbive termike të policisë, të cilat përdoren gjatë natës.

Në momentin e arrestimit, Zykaj nuk bëri rezistencë.

Ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës dhe akuzohet për vrasje në rrethana cilësues ndaj dy ose më shumë personave.

Ritvan Zykaj qëlloi me breshëri ndaj kushërinjve të tij të parë, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

24-vjeçari zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruan e 75-vjeçarit, Perije Zykaj.

Viktima mbetën edhe dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim me nuset Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, por dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një sherr i çastit për motive banale.

Mësohet se 24-vjeçari Zykaj është përdorues i lëndëve narkotike.

10 komente në “DETAJET: Kapet i gjallë pas 12 orësh arrati, autori i masakrës së Vlorës”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Te varet!!! Kjo duhet te behet ne menyre demonstrative! Ne djall vafshin direktivat e rregullat e Be. Me kete popull nuk luftohet ne menyre tjeter.

    1. Kalec Dega says:

      Pra ti rekomandon dhune se vetem dhune ke ne gen te trasheguar nga stergjyshet qysh nga pushtimi Otoman.

      Ridvanet e Shqiperise duhen edukuar dhe ndergjegjsuar se jetojme ne Evrope , jemi Evropiane dhe jo nga Yemen, Turqia apo Arabia.

      Edukimi fillon me shkollat e Sali-Edvinit dhe pastaj nga Imamet qe nuk dine shqip.

      1. Xboom says:

        Ti Zagari Janullës, por ata krimet ne USA, Latinoamerikë dhe gjithkah ne Europë, i shkaktojnë trashegimtarët me gjene otomane.
        Nese imamët nuk po dikan shqipë, punedhenesi ytë bytheqirë Janulla fletë mirë shqipë.
        Për çfarë E•U•rorpe flet ti, atë të deshirave apo E•V•ropën me pasardhësit e Atiles mu ne mesin e sajë ( Hungari ), të arabo-berberëve deri matan pirinejeve, e Hanibalit semit deri matan alpeve, te kapadokaseve apo jevgjitëve si puna jote te ardhur nga Anadolli e India.
        Mallku pra qoftë Enveri qe ju mesoi edhe juve jevgjiteve shkrimin.
        Per ju eshtë; shtaga dhe gjithditën me bageti, shati djhe draperi dhe gjithditën ne ara, defi e zurla dhe gjithë naten muzikë.

    2. arnauti says:

      Ai eshte person me probleme mendore! Fatkeqsia eshte ku e gjeti armen. Nuk eshte se i kane rene ne qafe the reagoi keq. Ai vrau femije. Semundjet mendore jane shume te veshtira per tu zbuluar the mjekuar. Mendoj qe viktimat mund te jene munduar ta ndalonin ose nuk e prisnin.! nJe menyre per ti parandaluar keto krime jane kontrollet per arme. Pak a shume policia nuk i ndalon dot keto ngjarje. Varja nuk ben efekt, ose pushkatimi! Ata jane te semure dhe nuk mendojne per pasojat,.

  2. says:

    Duhet të ketë patur një histori dashurie me Sarën ose Ledjonin.

  3. Kalec Dega says:

    Mire Ademi dhe Demiri po Afrodhiti dhe Vasilika ç’ne aty ?

  4. Albani says:

    Eshte perdorues I lendeve narkotike?
    Epo atehere I paska vrare hashashi.
    Nqs.perfiton lehtesim si perdorues hashashi,per aq sa lehtesohet duhet te akuzohen narkoshtetaret Shqipetare,Berisha e Rama bashke,tutoret e habilit e balilit.

  5. al paci says:

    Mire qe mori ne qafe shum njerez dhe sidomos dy femijet. Po tani do na duhet qe ta ushqejm dhe nje jet te ter ne burke.

  6. Shabani says:

    Do mbajtur me buke tani miku me ilace me te drejtat e tij.. evrop te qifsha cte mban pragu se ju u bet sebep qe u hoq denimi me vdekje.

  7. genti says:

    Nje Francez qe vizitonte Shqiperine ne fillim vitet 1900 pershkruante shqiptaret si njerez te cakerdisur e injorant, te rreckosur me arna e opinga por revolveret ne brez I kishin te nikeluara.A nk tregon kjo dashurine e madhe qe ka shqiptari per armen dhe deshiren psiqike per ta perdorur kunder njeri- tjetrin si opsioni me i lehte the I mundshem ne pamundesi ta perdori kete arme kunder te huajve armiq qe historikisht I kemi kthyer bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje