Masakra në Vlorë, tre djemtë që i shpëtuan plumbave të Ritvan Zykës

11 Gusht 2018, 09:11Kronika TEMA

Nga familja e Besim Zykës, vetëm Albi, djali i madh i cili punonte në Llogara ka arritur ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit të Ridvan Zykës.

Pasditen e 10 gushtit, 24 vjeçari ka hyrë në banesën Besimit dhe ka qëlluar me automatik duke vrarë Besim Zykaj, 43 vjeç, Vasilika Zykaj, 42 vjeç, Sara Zykaj, 16 vjeçe, dhe djalin e vogël, Ledion Zykaj, 8 vjeç.

Më parë kishte vrarë dy të moshuarit Demir Zykaj, 75 vjeç dhe Perie Zykaj, 72 vjeç, që jetonin në një banesë tjetër, të cilin e kishin me djalin që jetonte në Greqi.

Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azem Zykaj.

Ndërkohë, nga familja e Azem Zykajt kanë shpëtuar dy djemtë e tyre, raporton Ora News.

Njëri djalë nuk ka qenë në shtëpi në momentin e masakrës, pasi kishte shkuar në punë aty pranë, ndërsa djali tjetër jeton dhe punon  jashtë.

Policia e ka arrestuar sot ne mengjes Ridvan Zykaj.

1 komente në “Masakra në Vlorë, tre djemtë që i shpëtuan plumbave të Ritvan Zykës”

  1. says:

    Nuk njohim psychologie e asnjërit prej të rinjve tanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje