Alarmi i gazetares: Vetëm në Vlorë ka 1600 persona me probleme mendore, masakra të tjera na presin nëse i lëmë të lirë “Ridvanët”

11 Gusht 2018, 10:32Kronika TEMA

Gazetarja Eglantina Nikollaj që merret me kronikën e zezë, thotë se vetëm në Vlorë ka plot 1600 persona me problem mendore, të cilët mund të kryejnë masakra si ajo e Ridvan Zykjas.

Vetem ne rrethin e Vlores jane 1600 persona qe kurohen per probleme te shendetit mendor, te cilet policia e ka te pamundur t’i mbaje nen kontroll e vetme.

Per sa kohe shteti nuk funksionon dot zinxhir per kontrollin e kesaj kategorie, masakra te tjera na presin.

Ajo cfare duhet te beje urgjent policia eshte identifikimimi dhe lokalizimi e te gjithe personave qe perbejne rrezik.

T’u kontrollohen (jo vetem nje here) banesat per arme dhe te negociohet me familjaret e tyre per t’i dorezuar.

Armet e 97-es nuk mblidhen dot as me nje fushate e as me dy.

Me logjiken e thjeshte, deri me tani armet i kane dorezuar vetem te pergjegjshmit, ata qe dine cfare eshte ligji dhe shteti.

Te papergjegjshmit vijojne t’i mbajne te fshehura neper banesa.

Policia s’duhet te punoje me fushata sepse precedentet kane treguar se te gjitha ngjarjet jane produkt i ketij armatimi.

E ka per detyre te siguroje informacion me menyrat e saj dhe te identifikoje ne cdo fshat se cilet jane banoret qe mbajne arme.

E ka per detyre edhe ai kryeplaku (qe per ironi ketu zgjidhen kryepleq pijanecet me 4 vjet klase) te informoje policine kur dikush shtien me arme e terrorizon banoret.

Sa e sa te tjere si Ridvani jane ne Vlore e ne te gjithe vendin? Jane mina me sahat per jeten e gjithesecilit”, shkruan ajo.(TemA)

16 komente në “Alarmi i gazetares: Vetëm në Vlorë ka 1600 persona me probleme mendore, masakra të tjera na presin nëse i lëmë të lirë “Ridvanët””

  1. sapa says:

    Ju bej thirrje te gjithe atyre qe duan te marrin pushken mos te vriten njeri me tjetrin por tja u kthejne pushken pusht tetareve,politikaneve,gjygjtareve,prokuroreve,dhe gjithe hajduteve te popullit se keshtu do ju kendojne kenge nga veriu ne jug!

    1. Nauni says:

      Prandaj eshte ngritur spitali i tr cmendurve ne Vlore se ka shume.

    2. mateo says:

      Ky eshte shteti qe enderruat ju pas rrezimit te socializmit ( se komunizmit i hani mune pas mijra vjetesh kur te vije)!
      Keto jane pasojat e sundimit 28 vjecar te bajraktareve qe e vodhen pushtetin me nje thes miell!
      Prandaj i lene shqiptaret me rroga e pensione skllaveruese,qe t’i kene gjithmone nen sundim!
      Ky eshte “NJERIU I RI KAPITALIST”,se ate socialist me kazme e pushke ne doire nuk e honepsit dot!
      Depresioni,cmenduria,padrejtesite,papunewsia,jeta e shthurur,morali i degjeneruar,droga dhe prostitucioni dhe sidomos pa barazia ne pasuri ka bere qe te shtohen frikshem krimet!
      Shteti i Rame arrogantit,harbutit,memdjemadhit dhe te pa aftit nuk jeton me realitetin se ka mbledhur rreth vetes militante te pa afte qe di8ne te bejne mire vetem bythelepirjen!
      Keto jane pasojat e nje administrate te shkaterruar dhe qe nuk punon per shtetin e popullin,por per partine,kryetarin dhe per vete!
      Ketu do te sillnin format shkaterrimtare te shtetit qe perdor Rame mavriu duke i grumbulluar kriminalisht ankesat e popullit tek portali i zi “Shqiperia qe s’duam”!
      Rama mburret me gjoja bashkeqeverisjen me qytetaret,por kjo forme ka funksionuar 100% vetem ne socializem!
      Kjo ka bere qe administrata shteterore dhe vendore ta dhunoje,grabise qytetari8n duke i vrare besimin ne te ardhmen e femijve te vet!
      Kjo eshte arsyeja pse vitin e kaluar aplikuan vetem per green card 367 mije persona,mqe e3shte nje shifer shume alarmante pas 28 vjet kapitalizem!
      Por Rama nuk di e nuk do te kuptoje se ku i ka te keqiat e sundimit te tij se ai vete esghte arrogant dhe antishtet!
      Rama kujton se nje shtet mbahet vetem duke u marre me investimet,koncesionet,tenderat etj,por popullki ka mijra halle,qe administrata e Rames i perbuz ato,bgile edhe ai vete!
      Rama dhe Veliaj jane tipat e nhjerezve te rrezikshem per nje shtet,se pmashtrojne me imazhin e tyre dhe nuk npunojne atje ku populli ka hallet me te medha!
      Deliranti Veliaj ka planifikuar te shtroje rrugen Kashar-Yzberisht,ndersa nje rruge 200-300 metra ne fund te bllokut te banimit me pallate te Yzberishit ai e cileson “bulevard”,kur aty ka pak banore,ndersa brenda bllokut te banimit me dhjetra pallarte 9 katreshe ,ku banojne mbi 50 mije banore nuk ka shtruar asnje rruge,nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,lulushgte,kend lojrash etj!
      Jetojme si ne geto,por Veliaj dhe Rama nuk duan t’ia dine per kete gjendje skandaloze!
      Ata investojne ne objekte me vlere te madhe financiare ku edhe reklama edhe interesi eshte me i madh se sa te shtrojne 300 metro rruge mes pallateve ne Yzberisht qe prej shume vitesh mallkojme veten qe bleme shtepi ne kete kamp perqendimi dhe te gjitha qeverite antipopullore qe punojne vetem per vete!

  2. Titi says:

    Vertet e ka kjo? 80% e shqiptareve jane me probleme. Kjo permend 1600.

  3. Kalec Dega says:

    Ridvanet nuk kane probleme mendore, kete e shpikin shteti dhe kazani mediatik qe mbulon shkaqet e verteta qe i shtyjne keta Ridvane ‘mendore’ te kryejne krime makabre apo ushtrojne dhune ne pergjithesi:

    1.Analfabetizmi i papare ne Shqiperi ne keto 30 vitet e fundit
    2.Papunesia
    3.Frymezimi i dhunes dhe urrejtjes ne xhamija
    4.Mungesa e drejtesise dhe gjykata e shtet i korruptuar.

  4. london says:

    ti mire thua qe jane me te meta,po une nuk bie dakort me mendimin tend moj gazetare,kur jane me te meta pse nuk vrasin veten e tyre,ky kopili qe vrau gra edhe femije shume mire dinte te qelonte ne shenjester viktimat e tij dhe trurin e kishte top per tu fshehur per ti shpetuar arretimit,tjeter gje qe u kap nga policia e shtetit,un ketu shikoj levizjet e nje njeriut normal,gjithkush do bente te njejten gje te fshiheshe mbas masakres me idene arratisjen,po te ishte me te meta qe po e ncirrni kete katnar killer do kishte ndejtur ne vetngjare duke qeshur jo duke u fshehur,apo ne ate momet i erdhen trute ketij shpifaruku,ky do enver hoxhen qe te varte ne mes te fshatit,cfaj kishte femija qe ky masakroi,keshtu edhe enveri do ti varte edhe prinderit e ketij katunare per tu balancuar me viktimat e tjere,un jam dakort qe jo vetem ky pjedhe e keqe duhet varur por edhe ata pisa qe e rriten duhet te marrin te njejten denim,vazhdoni dhe ulerini duke share sistemin komunist qe pervec te denuarit politike nuk beri asnje krim tjeter,brezi qe u rrit me ate sistem nuk ka lidhje fare me kete brez mbas 1990,ky i fundit eshte,drog,ganstera,kriminela,paraziter,dallaverexhinje,mashtrusa,hashashxhinje,pijanecer,bigjozxhinje,intrigander,dembela,te pashkolluar,te shpifur,morracaker etj etj,po me kryesorja eshte brezi me i paditur mbas mesjetesh,ANALFABETER,kjo eshte e tmerrshme per kete kombin tone.

  5. dano says:

    Une besoj se eshte e kunderte pra vetem 1600 jane pa probleme se kurohen dhe e dine qe jane te semure , problem jane gjithe te tjeret qe jane me probleme mendore dhe nuk kurohen bile edhe ata qe jane vlonjate por kane ardhur ne Tirane jane nje problem i madh.

  6. Igli says:

    Fenomene amerike,fenomene kapitalizmi.Ky lloj sistemi qe eshte instaluar ketu te ne i ka pjese te tij keto tragjedira.Mjere vendi dhe populli yne thuaj.

  7. mik says:

    Un nuk i besoj asnje statistike shtetetore.
    E si ti besoj kur cdo instance e shtetit asht e korruptuar dhe e kalbur.
    Edhe artikujt rreth autorit te vrasjeve jane kontradiktore : here shkruajn nuk ka te meta mendore, pastaj shkruajn te kunderten ! Gjithcka ka shku per lesh.

  8. Drini says:

    Gjej nje dashnor e bej sex me shpesh moj vajze.

    1. Devolliu says:

      hahahahahahahahahhahaha. Tamam e njoh dhe une.

  9. Igli says:

    Te semuret me te meta mendore jane njelloj si politikanet tane gjate ketyre 30 vjetesh.Prandaj u rrini larg ketyre lloj speciesh.

  10. Jimi says:

    Sipas kesaj “gazetareje” te cmendur, Shqiperija qenka nje cmendine e madhe!? Jo moj jo, ky vend vetem nje te “cmendur” per pushtet njeh, ate qe hapi depot e armatimit ne 97-en!

  11. aleko says:

    !600 me problrmr mendore< Qenka cmendur gjithe vlora o njerez ,pa le me ne gjithe shqiperine cbehet…Rrofte Liri e Demokracia shqipetare!..

  12. psikiatri says:

    Me cfare kriteri e percaktove ti madame qe ka ne Vlore 1600 veta me probleme mendore dhe qe jane te gjithe te rrezikshem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje