E premtja e zezë e 10 gushtit, kur Ridvan Zykaj shfarosi dy familje dhe hapi me një breshëri kallanikovi 8 varre nuk është e vetmja ditë, kur Shqipëria gulçon nga dhembja e krimeve makabër, që lënë pas jo vetëm viktima të shumta, por edhe topitje, çmeritje, e revoltë në opinionin publik.
Sa herë që shuhen familje, shumë kujt i shkon mendja tek një ndër krimet më të rënda të fillim viteve ’90.
Ishte 29 maji i 1992 kur në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, hyjnë në banesën e familjes Pupa dhe vrasin 5 pjesëtarët e një familjeje, duke përfshirë edhe një foshnjë pak muajshe.
Vrasja ndodh për motive grabitje, por edhe hakmarrje, për motive të dobëta. Dy autorëve të krimit i priti litari më 26 qershor në 1996, duke u bërë personat e fundit të dënuar me vdekje në Shqipërinë postkomuniste.
Më pas një serial i gjatë krimesh përfshin dhe trondit Shqipërinë në vitin e mbrapshtë 1997, kur nuk kishte nevojë për arsye për të shuar familje, grupe kriminale mes njëri-tjetrit apo dhe efektivë policie siç ishte rasti i masakrës së Levanit ku humbën jetën mbi 20 persona si dhe ajo e Cakranit ku u vranë 6 gardistë dhe u plagosën 22 të tjerë.
Pa u mbyllur këto plagë, aktet çnjerëzore të dhunës vijojnë të trondisin vendin.
Në 9 SHKURT 2006, Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.
Ndërsa në 7 MARS të vitit 2009
Në lagjen “Allias” në Tiranë regjistrohet një vrasje e trefishtë. Dhëndri vret me pistoletë vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e tij 16-vjeçar vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.
1 SHKURT 2010
Arrestohet vrasësi i tre vëllezërve Mulliri
Në fund të janarit të 2010 një breshëri automatiku u shkreh mbi tre vëllezërit Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Të vdekur mbetën Taulant, Xhiliani dhe Edi mulliri. Autori i ngjarjes Besim Karaj besonte se kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të gruas me më të madhin e vëllezërve ndaj nuk ia kurseu plumbat as të tjerëve. Vëllëzërit Mulliri kishin ndërkohë nënën në burg. Liljana Mulliri kishte vrarë e copëtuar nipin 8 vjeçar të burrit më të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.
19 MARS 2011
Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan . Një person ka hyrë në banesën e familjes Mahmuti dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërsa i plagosur ka mbetur një anëtar tjetër i familjes, një femër, Myzejen Mahmuti, krimi u dyshua se ndodhi për hakmarrje.
7 GUSHT 2012
Jo më pak tronditës ka qenë dhe një krim i ndodhur në Poliçan të Skraparit, në 7 gusht të vitit 2012, kur roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunoi kufomën e vrasësit.
11 TETOR 2012
Pak muaj më vonë, në 11 tetor të 2012 në Xhafzotaj të Durrësit, gjendet trupi pa kokë i një 18 vjecareje. Autori rezultoi të ishte 80-vjeçari Shaban Norja, i cili pasi ka vrarë studente 18 vjeçare me të cilën kishte një lidhje sentimentale dhe e kishte lënë shtatzënë i preu kokën. Vajza sipas të moshuarit ia kishte kërkuar vetë që ta vriste. Vendi shushatet nga makabriteti dhe skenari i ngjarjes.
11 DHJETOR 2012
Dy muaj më vonë, në 11 dhjetor të vitit 2012 Në Orikum të Vlorës një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke patur kufomën aty.
31 JANAR 2013
Në fund të janarit të vitit 2013 Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debati lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.
23 SHKURT 2013
Një tjetër krim tronditës me disa viktima në familje regjistrohet në Levan të Fierit në 16 shkurt të 2013 kur Riza Latifi ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe një javë më vonë vrau dhe veten pasi u rrethua nga policia.
28 KORRIK 2013
Vera e 2013 –ës u përgjak në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kur një 18-vjeçar, me 28 korrik ekzekutoi me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte disa të rinj me të cilët kishte patur konflikt, por gabimisht vrau tre pushues, mes të cilëve edhe një grua.
8 JANAR 2014
4 të vrarë është bilanci i masakrës me armë që Bashkim Latollari kreu mbrëmjen 8 janarit të 2014 në Gjonomadh të Korçës. 40-vjeçari, vrau dy çifte bashkëshortësh, të afërm mes tyre.
Viktimat ishin Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30-vjeç dhe Rexhep e Valentina Metollari, 55 dhe 50-vjeç. Vrasja e katërfishtë u konsiderua si krim pasioni
Ndërsa në 23 MARS të 2014 opinioni publik u trondit nga vrasja e një 15 vjecareje në Kurbin. Autore e krimit ishte e ëma, e cila më pas vrau veten.
29 MAJ 2014
Një krim tjetër i ngjashëm ndodhi me 29 maj të vitit 2014 edhe në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, kur babai vrau të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E reja ishte shtatzënë në muajin e pestë.
4 NËNTOR TË VITIT 2014
4 nëntori i 2014 u zbardh i përgjakur nga 4 viktimat e shkaktura nga Kostandin Xhuvani. Ngjarja e ndodhur në një lokal në rrugën e Elbasanit në Tiranë i kushtoi jetën Enea Xhajit, Edison Jahos, Arbër Demirajt, Xhanpaolo Azolos. Xhuvani po vuan dënimin me 35 vjet heqje lirie.
18 GUSHT 2016
Jorgo Zani, një i sëmurë mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmije 12 vjeçar, të cilin e kishte kushëri. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Zani pak pas krimit ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje.
3 DHJETOR 2016
Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashkëshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen. Gruaja kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga burri i dhunshëm.
5 DHJETOR 2016
Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur tre fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet, pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.
25 TETOR 2017
Në 25 tetor të vitit të kaluar në lagjen Palorto të Gjirokastrës Apostol Kosta ekzekuton Aleks dhe Afërdita Kostën, më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti për çështje pronësie.
Këta janë vetëm disa prej rasteve më të bujshme kur krimi ka prekur familjet shqiptare, apo dhe kur janë hapur njëherësh disa varre, por edhe ngjarje të tjera ku viktimat kanë qenë kryesisht gra kanë tronditur në kohë të ndryshme mbarë opinionin publik.(ABC News)
Gjithmonë mollë sherri është keqkuptimi veprues.
po ne komunizem pse nuk ndodhnin keto gjera se po mundohem te kuptoj por nuk po ja arrije,cfare bente sistemi enverist qe shqiptaret rrinin si pula dhe punonin si kafshe ne bujqesi edhe naten kur shkonin per vaditjen e mistrin me lopat ne dore,dhe me e keqa merrni 30 leke te vjetra ose 3 leke te reja qe as nje buke 40 leke te vjetra nuk blije dote dhe ishin te gjithe te urte,nga erdhi gjith ky guxim mbas viteve 90 se nuk e koptoj,katunari trim e habitshme.
Eshte hera e dyte ne jeten time qe degjoj nje masaker te tille me kaq te. Ishin vitet ‘70-‘75- mes ketyre viteve shuhet nje familje e tere prej 7 pjesetare tle familjes se nje shoferi, biles eshte xhaxhai dhe kusherinjte e pare te jje gazetareje shume e njohur ikone e TVSH, – ku dhendri kapter tepelenas ne origjinr vret vjehrrin vjehrren, nusen se bashku me femijen e tij, duke i dhene gji, kunatin 15 vjec qe nuk arriti te hidhej nga ballkoni djali i vetem i asaj familje, vrau motrat e nuses, shpetuan vetem vajza e tij 4/5 vjece qe u fsheh poshte krevatit dhe nje moter e nuses fati i saj qe nuk ndodhej aty brenda ne nje apartament ne qender te Korces Lagja 9 perballe Bankes Kombetare …! Beri vertet mje masaker…! Dij qe u denua me vdekje..! Ishte koha e rregjimit ..! Tragjedi e masakra te tilla ndodhin kudo vecmas ketu ne Amerike jane shume te shpeshta vrasje masaker massive edhe ne familje klube nate e shkolla…! U prehshin ne paqe te shkretet ..! Eshte e tmerreshme ..!
KETU SFUKSIONON ASGJE AS SHTETI AS POLICIAPOLICI LESHI QE NGELEN DUKE GJOBITUR NJERZIT DHE NGELEN NEPER KLUBE GJITH DITEN ME NJE KRYEMINISTER QE RRI TER DITEN NE FB KU ESHTE FORCA E SHTETIT TE QIFSHA SHTETIN SHTET MUTI TE NDODHTE NJE GJE E TILLE NE KOHEN E ENVERIT TE PINTE E ZEZA QE NGA K PARTISE E DERI TE POLICI ME I THJESHT NE KEMI SHTET ME DOBIÇA DHE PUSHTA HAJDUTE E KRIMINEL ME ZAGARE
Ia fute pordhes o gazetar palla. Ne Shqiperi ka pasur denime me vdekje dhe elzekutime me vendime gjyqesore deri ne 1996. Kontrollo me burime informacionin qe voton dhe mos fol veresie, idiot!
Me kete shperndarje te armeve nga 97 keshtu do vazhdojne vrasjet. Le ti rritim denimet sa te duam nuk pyesim ne per 3-4 vite burg per arme mbajtje pa leje.
Provojeni nje here Z. deputete te nxirni nje ligj me 2 pika qe pak a shume te permbaje:
1- Jepet 3 muaj afat per dorezim vullnetar te armeve;
2-Personi qe denoncon nje arme qe mbahet nga nje person tjeter dhe denoncimi vertetohet shperblehet me 10 miljon leke te vjetra dhe ruajtje sekrete te denoncimit.
Komb barbar