Horror në Fier: Gruaja tenton të mbysë dy vajzat e saj binjake në lumë dhe i vë flakën shtëpisë

14 Gusht 2018, 09:40Kronika TEMA

Dje në Fier një burrë akuzoi bashkëjetuesen e tij, se i kishte vënë flakën shtëpisë, pas sherrit me vjehrrin.

Sot policia jep detaje tronditëse.

Sipas Policisë së Fierit, ajo ka tentuar të mbysë në lumë edhe dy vajzat e saj të mitura.

Njoftimi i policisë 

Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe, duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.(TemA)

3 komente në “Horror në Fier: Gruaja tenton të mbysë dy vajzat e saj binjake në lumë dhe i vë flakën shtëpisë”

  1. Andreas says:

    Qeveria duhet te lere çdo lloj investimi tjeter, ne çdo lloj fushe, turizem, infrastrukture, instruksion dhe te angazhohet totalisht deri ne qindarken e fundit per ngritjen e nje rrjeti te tere qendrash spitalore per trajtimin dhe rehabilitimin mendor te njerezve. Ne nje vend ku me shume se gjysma e popullsise kalon nga te metat mendore te çmenduria absolute, duhet investuar vetem ne spitale psikiatrike. Sepse nga idioti me i rendom si ajo zonja qe shtypi me maqine çiklistin dhe shfajesohet “me preu rrugen”, (sikur kur hipen ajo ne timon, duhet te hapet edhe deti e jo me te guxoje dikush te ndaje rrugen me te), nga kjo e shkara e Fierit qe kerkon te vrase femijet e saje e ti vere zjarrin shtepise e deri tek ai psikopati i Selenices, te gjithe marrin jete njerezish. Kush nje e nga nje, kush dy e nga dy e kush tete e nga tete.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Ore gjitheandej po shoh keto kohet e fundit fjalen bashkejetues??? A mund te me shpjegoje njeri ckuptim ka kjo fjale? Njerezit nuk martohen me ne Shqiperi vetem bashkejetojne??? Apo doni te beheni si Be e USA, shoqeri e hapur?!!! Gruaja duhet te kete depression. :((( fatkeqesisht

  3. LORA says:

    ,,,mender-gra te tilla mos i pafsh as ne lagje.
    Sidoqofte ,i mjeri burre shpetoi nga nje perbindeshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje