Arben Malaj: Mungesa e bursës, penalizim për biznesin shqiptar

16 Gusht 2018, 18:59Ekonomia TEMA

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, mendon se bankat tregtare do ta kenë të vështirë dhënien e kredive për projektet e mëdha ku del garant shteti.

Sipas tij, në raste të caktuara, gjatë menaxhimit të buxhetit, shteti shtyn afatin e shlyerjeve të detyrimeve dhe kjo do të krijonte ngërç te bankat.

Një tjetër minus për biznesin shqiptar sipas Malajt është edhe mungesa e bursave.

I ftuar në studion e televizionit TemA, Malaj tha se prania e një burse do të ndihmonte edhe në mirëqeverisjen e vendit.

Qeveria shqiptare ka lançuar projektin e investimit 1 miliard euro, ku në partneritet me privatin synon të kryejë disa investime të mëdha në vend.

Një prej tyre është edhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit, ku qeveria ka dalë garant tek banka për shlyerjen e kredisë për kredinë që ka marrë kompania që ka fituar projektin.

Por, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit “TemA”, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u shpreh se bankat tregtare do ta kenë të vështirë financimin e të gjithë projekteve të mëdha ku del garant shteti për shlyerjen e kredive.

Kjo, sipas tij, pasi shteti në menaxhimin e buxhetit në situata të caktuara shtyn afatin e shlyerjes së detyrimeve dhe kjo do të krijonte ngërç te bankat.

Sipas Malajt, nëse në Shqipëri do të ekzistonte bursa, atëherë nuk do të ishte nevoja e kreditimit, por do kishte persona të interesuar për të marrë pjesë në investim.

“Kjo do të ndihmonte edhe në mirëqeverisjen e vendit”, thotë Malaj.

Lidhur me situatën aktuale në Shqipëri për skemën e PPP-së, Malaj thotë se qeveria duhet të bashkëpunojë pak më shumë me ndërkombëtarët. I pyetur edhe për rastin e Italisë për incidentin që ndodhi dy ditë më parë, Malaj ia vuri fajin koncesionit.

12 komente në “Arben Malaj: Mungesa e bursës, penalizim për biznesin shqiptar”

  1. Don says:

    Shiko mbase na gjen ndonje zgjidhje andej nga Kamberi ose Silva se ti i njeh mire keto mekanizma. Jep mend ky katundari nga Llakatundi si do behen financat ne shqiperi.

  2. says:

    Bankat të mos prodhojnë lek pasi shteti ka lakun në fyt.

  3. Fatjon says:

    Ky Malaj me 5-sa e mbaroi Universitetin.E trajtoni sikur te ishte Zirlingu.Ky per te shitur shalqinj dhe e ka shume.

  4. ilir says:

    po ne shqiperi ka nje burse!
    ku eshte ky qe nuk e di?!!!

  5. Kellira says:

    Ky qeka koqe komplet. Nuk duhet bursë per te pastru paret o profesor! Tek kjo faze kapitalizmi jemi.

  6. Liza says:

    Arben Malaj eshte dhe mbetet elonomisti me i mire ne Shqiperi.

  7. Armando says:

    Historia e Shqiperise post-komuniste ka nxjerre ne pah shume figura negative ose pozitive ku veçanërisht dominojne keta te paret.
    Por vetem njeri e ka shkruar emrin me germa te arta ne ekonomine dhe financat e Shqiperise ai eshte Arben Malaj.
    E mori ekonomine Shqiptare te shkaterruar dhe e nxori ne selamet. E gjeti sebashku me Partine Socialiste te asaj kohe te shkaterruar e te djegur vendin dhe e dorezuan me rotacion brilant. Arben Malaj eshte model per tu ndjekur.

  8. Turi says:

    Fshati qe duket nuk do kallauz Arben Malaj ka gjithmone receten me te mire ne lidhje me ekonomine e financat e vendit.
    Mos komentoni me verberine e ligesise por me kthjelltesine e arsyes.

  9. Olsi says:

    Perfundimisht Arben Malaj eshte me i miri dhe me pozitivi ne ekonomi e finance.

  10. Arbeni says:

    Te dashur komentues,
    perdoreni kohen per te punuar dhe jo per te shpifur.
    Kur keni mungese i te njohurive bazike ekonomike, me mire heshtni se sa shpifni.
    Bursa e Shqiperise akoma nuk eshte funksionale.

    Nihilizmi juaj nuk me shqeteson fare, Obama ishte nje njeri me ngjyre nga komuniteti afro-amerikan dhe u be president i Amerikes.
    Shoqerite moderne i japin mundesi kujtdo,
    Shoqerite e varfera shpirterisht lodhen te pengojne kedo.
    Une jam dhe do te mbetem mirenjohes ndaj kujdo qe me ka inspiruar dhe mbeshtetur ne hapat e mia, te edukimit , arritjeve akademike dheete perfaqesimeve profesionale.
    Mirenjohja me e thelle u takon famioljareve dhe mesuesve te mi.

    Sa per arsimimin tim kam perfunduar studimet ne fakultetin e ekonomise ne Trane me mesatare profesionale 10
    Kam vazhduar mirearsimimin deri ne Universitetin Harvardit.

    Kete reagim e bej jo thjeshte per ju por per lexuesit e respektuar te gazetes Tema

    Fundjave te mbare per ju dhe familjet tuaja, te nderuar shpifes.
    Kete status nuk jua dhashe une, ndoshta e keni fituar per shkak te kontributeve tuaja shpifese me ose pa pagese, jo gjithemone ne vlere monetare.

    Sinqerisht
    Arbeni

  11. ALSE says:

    I nderuar Prof. Malaj,

    Pertej respektit te madh per ju si teknicien i vyer dhe njeri pozitiv, i cili ka lene gjurme pozitive ne permiresimin e financave shqiptare, duhet t’Ju kundershtoj e t’Ju them te azhornoheni ne lidhje me zhvillimin e tregut te Kapitaleve dhe Burses ne vend.

    Nga informacionet publike ( http://www.alse.al ), Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, eshet licensuar nga AMF ne 3 Korrik 2017 dhe ka filluar zyrtarisht tregtimin qe ne shkurt 2018, edhe pse ende veten ne tituj te Qeverise (t-Bills & T-Bonds). Me nje llogari te thjeshte matematikore qe bera nga Raportet Mujore qe publikojne ne faqen e tyre ( https://www.alse.al/index.php/publikimet/raportet-mujore/ ) me rezultoi se kane pasur nje volum tregtimi qe i tejkalon 10 Milione euro ne vetem 5 muaj, dhe vetem me 4 banka si brokere.

    Por bashkohem me ju qe duhet te fillojne tregtimin e aksioneve te korporatave sa me pare.

    Ju pershendes dhe uroj suksese.

  12. Berti says:

    E dashur Beni. Nuk ke pse u pergjigjesh atyre qe dhe shqip nuk dine te shkruajn mire, e jo me te kene lexuar ndonje liber. Elektronika jua ka dhene kete mundesi , te flasim si per kujdesin ndaj derrave ashtu dhe galaktikat, me ate injorancen e tyre te “pafajshme”.
    Si koncept dhe praktike jam plotesisht dokort. Besoj se tregu financiar shqiptar tashme eshte ne rruge te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje