Shqiptarët dhe paratë që “humbasin” në banka

16 Gusht 2018, 21:42Ekonomia TEMA

Sistemet e pagesave bankare i kushtojnë ekonomisë shqiptare rreth 250 milionë euro në vit. Ato prekin edhe individët që për shërbime të caktuara bankare paguajnë kosto jo të pakta.

Gazetari i RTSH Bardhi Sejdarasi ka marrë në analizë vetëm kosto të caktuara dhe vetëm për shërbimin e kartave të kreditit si dhe ka analizuar fitimin e bankave tregtare.

Sa janë paratë që iu paguajmë bankave tregtare të nivelit të dytë për shërbimet që marrim prej tyre?

Një pyetje e tillë bëhet rrallë, një llogari në detaje akoma më rrallë. Nëse sot transferojmë vetëm 100 lekë nga llogaria jonë, bankës do t’i paguajmë 150 lekë. Nëse jeni duke pirë një kafe me kosto 1 Euro në një vend të Europës dhe paguani me kartën tuaj të kreditit, atëherë banka do të marrë një komision prej 2,5 Eurosh.

Mund të vazhdosh gjatë me shembuj të tillë që sjellin në vëmendje kostot me të cilat bankat shqiptare ofrojnë shërbimet e tyre.

Ajo që duam të themi nuk ka të bëjë thjesht me nevojën për të paguar shërbimet e marra, sepse kjo është logjike, por me kostot e këtyre shërbimeve.

Ato janë vërtet të larta, që fillojnë nga komisionet vjetore të mirëmbajtjes të tërheqjes e parasë së gatshme cash, e deri te pagesat në terminalet e pagesave brenda e jashtë vendit.

Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore dhe të bankës sonë qëndrore, me referencë kostot e vitit 2016, sistemet e pagesave bankare krijojnë një kosto vjetore në ekonominë shqiptare sa 2.5% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Kjo përkthehet përafërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 248 milionë euro.

Në këtë kategori përllogaritjet tregojnë se rreth 50 për qind e kostove të pagesave përballohen nga qytetarët, 25 për qind nga bizneset, 24 përballohen nga ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe 1 % nga entet publike.

Ana tjetër e medaljes janë bankat dhe fitimet e tyre. Bankat raportuan një fitim neto prej 4.8 miliardë lekësh në tre muajt e parë të vitit 2018, sipas standardeve lokale, bëhet e ditur në statistikat e Bankës së Shqipërisë. Një vit më parë ky fitim vjetor ishte 5,8 miliardë lekë.

7 komente në “Shqiptarët dhe paratë që “humbasin” në banka”

  1. Grigor says:

    Dhe kush e mbron konsumatorin shqipëtar? Apo askush!!? Ne meshire te bankave. Dhe dihet se bankat nuk kane meshire.

  2. Arberia-Turkelia-Albanistania says:

    Vetem n’Albanistonin e Rilindur ban vaki kjo estrade e hidhur.

    Kerkova njehere nje karte banke ,ne nje banke serioze perendimore, me thane duhet te paguash nje sasi ta leshojme , kudo ne bote eshte falas, n’Albanistan duhet te paguash per nje te tille.
    Ne gjithe boten cmimi i telefonit ulet, n’Albanistan vazhdon akoma i shtrenjte.
    N’albabiston duhen qindra euro e pound per te udhetuar nga cdo cep i Evropes, bile edhe nga Italia e afert,ndryshe nga cdo vend tjeter ne Evrope.
    Si shpjegohet?

  3. Lili says:

    Kur nuk ka shtet me vendos regullat, cdokush bene si t’ia do qefin ne kurriz te popullit shqiptar..
    Po chut… mos e shqetesoni kryeministri,se kujton se nuk eshte puna e tij..ai kujton se eshte Km per FB e pikturim gjate punes…

  4. Al says:

    Shkrimi eshte shume amaroresk, i pasakte dhe tendencioz. Nuk habitem duke patur parasysh nga i ka burimet.
    Si minimum, gazeta juaj ka mungese te theksuar profesionistesh, por mos te thene jeni vec nje dore injorantesh gjobevenes. Kushdo qe perdor karte krediti, e di qe kur paguan 1€ kafen me te, nuk paguan komision. Paguaj faturen ne kohe, e nuk paguan asgje per sherbimin e kartes. Kur transferon 100 leke, mund e te paguash 150 komision, po komisioni eshte po ai e nese shuma eshte me e larte. I ashtuquajturi studim, a ka mare parasysh dhe kostot e bankave per te ofruar sherbimet? Ju siguroj qe jane shume milioneshe ne €

  5. Vladimir says:

    Te mjeret ne!
    Dhe te thuash qe ka governator, minister financash, drejtore e kryeinspektore. Perse i paguajm?
    I paguajm shtrenjet, na vjedhin sa mundin bashke me keta bankieret fajdexhinj dhe ne fund na lene edhe nga nje fature 300 milioneshe se i shkarkuam.
    Te zgjedhurit tane?!
    Shahen e hahen si qente para kamerave, pastaj hiqen menjane dhe ndajne ate ate çka na kane grabitur.
    Te mjeret ne!

  6. nigo says:

    Banka hajdute me njerez pa vlere si Fullani me shoke. Me leket tona pasurohen keto hiena. Kjo se nuk ka shtet te pergjegjshem por hiena te te ndyra qe merakosen per popullinz qe nga koha e Enverit e deri me sot.Shtet komunistash me Saliun, Ilirin, Lulin, Edin, Medi plehren etjetj si muli, majko, fino, vokshi .

  7. Xhike says:

    Bankat mos na dalin piramida??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje