Thaçi, akuza kundërshtarëve të korrigjimit të kufijve: Janë ‘kamikazë politikë’

16 Gusht 2018, 08:32Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë.

Shefi i shtetit është zotuar se për këtë çështje dhe marrëveshjen finale me Serbinë do ta thonë fjalën e fundit qytetarët, nëpërmjet referendumit.

Presidenti ka theksuar se nuk do ta lejojë askënd të bllokojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e cila sipas tij, siguron të ardhme evropiane për Kosovën.

Ai e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë.

Presidenti ka thënë se nuk do të lejojë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai ka shprehur optimizëm se një bazë e mirë e marrëveshjes me Serbinë do të arrihet në pranverën e ardhshme

2 komente në “Thaçi, akuza kundërshtarëve të korrigjimit të kufijve: Janë ‘kamikazë politikë’”

  1. Inteligjent says:

    Yyyffff ere Sharlatan- demagog. Mentoret e instruktijne xhahilin thaq te sperdredhi retoriken Gjarpenisht, yyyffff
    nuuuuuuuuuk eshte lujtje kufijsh
    poooooo korregjim,
    dhe kujton se te tere jane Piktor….
    Po ta pysesh Gjarpnin po c’eshte ky korregjim ne aq km, o ti xhahil I kapur aty ku s’tregohet…. Do ligjeroje: kam plan A pa kam edhe plan B….yyyfffff
    Dhe plani C: une Gjarpri
    NUK do të lejoj
    që Asociacioni
    të ketë kompetenca ekzekutive.!!!!
    Ë ëë
    Nuk.
    Gjarpen Trimi!!
    Yyyyffff,
    Te vjen ene liksht qe po e perdorin kaq barbarisht per pisqolle…. kamikaz
    po e cqyejne katersh si ne perralle ditzine Gjarper xhahil.
    Yyyfff
    Ça i bojne xhahileve makute…
    Inteligjencat!!!!!!!

  2. ALBAN DEGA says:

    Leter pa zarf jo vetem per Hashim Thacin

    ACHTUNG ! TOKE E MINUAR
    SERBO – RUSE !

    – Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe nga Intrigat e Moskovit !

    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje keshille vellazerore per Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin … e krejt politiken kosovare:
    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !
    Kujdes! Ruhuni nga aventuriere politike amerikane ala Brenon e co. qe kane punuar e komplotuar me RÍA-n , GRU, te Putinit aq shume sa edhe vete Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua ti hedhe si limone te shtrydhur e vegla te ndryshkura te Putinit !
    Sapo ai i hoqi ata nuk lane gje pa thene e pa sulmuar ish- Perendine e tyre Donald Trump! Presidenti iu kunderpergjigj fuqishem sic di ai vet
    Mund te jete loje apo aventure politike, por Kosova ka boll aventurieret e saj politike qe dine per politiken aq sa di une per armet me neutron e u duket vetja Xhorxh Washington e Henri Kisinger… Gjergj Kastriote e Adem Jashare … qe i lind nena vetem nje e jo dy here !
    Hashim Thacin e ka kapluar jo vetem deliri i madheshtise qe eshte deliri dhe sindromi me i keq i marrezise, por edhe ka filluar tu besoje perrallave me mbret te shkruara e paguara prej tij sa frengu pulen me parate e korrupsionit !
    Amerika dhe NATO e fituan luften e luftes per Clirimin e Pavaresine e Kosoves ! God bless USA !
    Hashim i Thaci dhe komandaret e Rognerit e humben me turp luften e paqes…
    I shpartalloi keqazi, i zgerlaqi korrupsioni dhe lufta e berrylave dhe e sterkembeshave ndaj njeri-tjetrit, lufta “ia rrasa ketij” “ia rrasa atij” shoku lufte duke ia rrasur deri ne qyke Kosoves e popullit te saj, por edhe vetvetes !
    Rezultati final: ua rrasi deri ne gryke populli i Kosoves me voten plebishitare te 12 qershorit 2017 kunder korrupsionit dhe hajnise me cizme te tyre !
    Zgjedhjet lokale e fshine gati krejt nga harta e Kosoves partine e Thacit! Dite me te keqija pasketaj do te vijne!
    Poltronat e tyre jane ne meshiren e duart e Beogradit…. Per 24 ore Lista Srpska i con ne opozite !
    Ka edhe me keq!
    Kulisat sjellin gremisat e pasoja te pariparueshme !
    Achtung !
    Vigjilence ! Syceltesi ! Vigjilence !
    Ruhuni nga pabesia e shkaut e intrigat e Moskovit, eshte thirrja filozofike e sovranit shqiptar.
    Ruhuni edhe nga aventuriere pa asnje tager politik apo shteteror nga aleatet tane strategjike !
    Perfaqesuesit e vetem zyrtare te Donald Trumpit, Anxhela Merkelit, Londres apo Brukselit… jane ambasadoret e tyre ne Prishtine dhe delegacionet e tyre zyrtare, jane Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit,… dhe institucionet ligjore shteterore te tyre.
    Cdokush tjeter eshte dore e zgjatur e Putinit apo Vicicit, Lavirovit apo Dacicit, RIA-s apo DÍA-s se Kremlinit dhe Beogradit !
    Achtung!
    Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe intrigat e Perandorise se 700 dreqerve te Djallit Putin !
    Edhe fytyren e ka si gjarper teper helmues, si spec super- djeges, si Djalli vet !
    Achtung !
    Kujdes: Toke e minuar serbo -ruse!
    Lojrat e minjeve jane dasma e macokut, thote sovrani i Kosoves !
    Ndaj vigjilente vellezer e motra te Kosoves!
    Hashim Thaci eshte Presidenti e jo as Mbreti abdolut e as pronari i Kosoves
    Askush, as Hashim Thaci, as …. as Perendia vete nuk qendron mbi Kosoven !
    Askush nuk ka tagrin te beje pazarlleqe me trojet e te ardhmen e saj !
    Pronari, Zoti i vetem i Kosoves eshte populli, sovrani i saj. Kushdo del mbi aspiratat e vullnetin e tij heret a vone perfundon ne radhet e teadhetareve dhe plehrave te tij me te urryera!
    Askush, as Hashim Thaci nuk ben perjashtim nga ky rregull! Po te kete dyshim le te lexoje per fundin e Luigjit te 14-te apo te Nikolae Causheskut !Sot !
    Neser eshte teper vone ! Neser eshte kurre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje