Shtetet më të fuqishme europiane, kundër prekjes së kufirit të Kosovës. Kanë frikë se kjo ide mbështetet nga Trump

15 Gusht 2018, 10:43Rajoni TEMA

Shtetet më të fuqishme të Europës, si: Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë dhënë qëndrim kundër idesë së presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçic për të bërë ndryshime në kufirin Kosovë-Serbi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqetësimi që ato kanë është se ideja, që bart me vete rrezikun për ta destabilizuar rajonin, gëzon mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Dy ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë qartë se “integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm” dhe se “kjo duhet të përsëritet vazhdimisht, për shkak se vazhdimisht ka përpjekje që ndoshta të bisedohet për kufij, dhe se nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”.

E përditshmja franceze “Le Monde” ia ka kushtuar të martën një artikull të veçantë çështjes që lidhet me ndryshimin e kufijve.

E ka parë atë si lojë të rrezikshme. Që në krye të artikullit është theksuar se kjo perspektivë i frikëson evropianët.

Aty theksohet se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje.

Portali amerikan “BuzzFeedNews” e ka tematizuar të njëjtën çështje dhe ka raportuar se zyrtarët evropianë janë të shqetësuar nga qasja e administratës së Trumpit.

Një diplomat francez ka thënë se ideja e diskutimit të kufijve është destabilizuese.

2 komente në “Shtetet më të fuqishme europiane, kundër prekjes së kufirit të Kosovës. Kanë frikë se kjo ide mbështetet nga Trump”

  1. Eri says:

    Tramp leshverdhi eshte sponsorizuesi kryesor.Zhvillime dhe permbysje te reja priten ne nivel boteror.

  2. Kuq e zi says:

    Po europianet pse jane kunder?
    Pse nuk thone qe ne e kundershtojme baze te traktatit te
    shen stefanit , konferences se londres , dhe ate te versajes
    Qe ti shikojme pak me thelle dhe te kthjellohemi si eshte vepruar ne keto konferenca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje