Ishte planifikuar në nëntor, SHBA shtyn për në 2019 paradën ushtarake “92 milionë dollarëshe”

17 Gusht 2018, 10:25Bota TEMA

Një paradë kontraverse ushtarake të cilën presidenti amerikan, Donald Trump kishte shpresuar ta realizonte në muajin nëntor, është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të siç është raportuar shpenzimeve më të larta se që janë planifikuar.

“Ne fillimisht kemi vënë cak 10 nëntorin e vitit 2018 për këtë ngjarje, mirëpo jemi pajtuar me Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë këtë organizim më 2019”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Koloneli, Rob Manning, raporton rel.

Burime të paidentifikuara në Pentagon, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se arsyeja e shtyerjes ka qenë shifra prej 90 milionë dollarëve për të realizuar këtë paradë dhe e cila është rreth tri herë më e lartë se planifikimet fillestare të Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur para gazetarëve në Bogota, Kolumbi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka refuzuar të konfirmojë për shifrën 90 milionë dollarë, duke iu bërë thirrrje mediave “të sigurojnë burime më të mira”.

Zyrtarisht, Parada ishte menduar të organizohej për nder të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Trump kishte urdhëruar Pentagonin të organizonte këtë ngjarje, pas pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Paris më 2017.

Më herët gjatë këtij viti, Trump ka anuluar stërvitjet e përbashkëta me Korenë Jugore, duke thënë se një gjë e tillë do t’i kursente SHBA-së, “një shumë të jashtëzakonshme të parave”.

Pentagoni më vonë ka njoftuar se ky hap u ka kursyer autoriteteve amerikane 14 milionë dollarë. (TemA)

1 komente në “Ishte planifikuar në nëntor, SHBA shtyn për në 2019 paradën ushtarake “92 milionë dollarëshe””

  1. Maelga says:

    Ky idioti e ka enderr te behet diktator.
    Sa zili e ka Putin’in, Kim Jong Un’in, bile edhe Erdoganin megjithese tani jane zene.
    Dhe paradat ushtarake kane qene gjithmone nje spektakel diktature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje