"Lufta kundër kulakëve"/ Enver Hoxha: Bijës së tradhtarit, të mos i merret foshnja

17 Gusht 2018, 18:07Dossier TEMA

Fakte të panjohura për “zbutjen” e luftës së klasave në vitin 1975. Kur Enver Hoxha nuk i konsideronte të drejta qëndrimet braktisëse ndaj njerëzve të pafajshëm, vetëm pse ata janë farefis me armiqtë. Paranoja e liderit për grupet armiqësore në ushtri, ekonomi, kulturë kishte infektuar dhe njerëzit e thjeshtë:  “Të pranoj në shtëpi, vetëm po të më porositë ndonjë udhëheqës”

Nga Thanas Mustaqi

Mjaftoi që “vajza e shkurorëzuar e një tradhtari” t’i shkruante udhëheqësit se “unë, shoku Enver, nuk kam njeri tjetër veç Partisë dhe juve”, – që të prishej një vendim gjykate që i hiqte foshnjën 11-muajshe. Po zbardhim nga arkivat një dokument të një periudhë delikate të regjimit komunist, në vitin 1975, pas eliminimit të atyre që u quajtën grupe armiqësore në ushtri, ekonomi dhe kulturë. Ashpërsimi i luftës së klasave u kthye në bumerang, pasi struktura të tëra të partisë dhe shtetit po e skajonin situatën deri në absurd, gjë që rrezikonte vetë pushtetin e Enver Hoxhës. “Një anëtare partie që është gjini me një armik, më shkruante se nuk i flet njeri, nuk i japin shtëpi dhe ka mbetur rrugëve. “Vete te xhaxhai, – vinte në dukje ajo, – por edhe ai më thotë: “Vajzë, unë mund të të pranoj në shtëpi, vetëm po të më porositë ndonjë udhëheqës!!” Nuk janë të drejta këto qëndrime braktisëse ndaj njerëzve të pafajshëm, vetëm pse ata janë farefis me armiqtë”, – tregon i nervozuar udhëheqësi .

Bie në sy se rastet e çështjeve civile në gjykata dhe spastrimet në administratë, çuditërisht, ngjasojnë me ato në periudhën paskomuniste.

SQARIME

“Populli pret sqarime tash që armiqtë u dënuan”, – kështu diskutonte i shqetësuar Enver Hoxha, më 7 nëntor 1975, në takimin ditor të sekretarëve të KQ të PPSH. Shefi i regjimit komunist, pasi tha se “armiqtë u qëruan” (fjala ishte për likuidimin e B. Ballukut, P. Dumes, H. Çako, A. Këllezit e K. Theodhosit), është në hall dhe u kërkon vartësve të tij në majën e piramidës partiake, të bënin “një punë e madhe sqaruese brenda vendit”. Kjo dhe për faktin se situata ekonomike brenda vendit po vështirësohej, për shkak të braktisjes që po i bënte Pekini Tiranës. Nga ana tjetër, kishte trysni politike nga fqinjët.

Armiqtë e likuiduar po e “kërcënonin” nga varri dhe burgjet për shkak të mbështetjes nga brenda. Por, më shumë, për shkak të lidhjeve me kinezët, që, pas prishjes me sovjetikët, ndihmuan në përmirësimin e dukshëm të ekonomisë, për rrjedhim, edhe të mirëqenies, duke siguruar stabilitet të brendshëm.

LISTAT

Duke parë se situata mund t’i dilte nga duart, kreu i Tiranës filloi një fushatë për kompaktësimin e popullit, duke këshilluar të hiqej dorë nga politikat e ashpra të luftës së klasave. Në këtë atmosferë duhen parë disa lëvizje për “humanizimin” e sistemit, që edhe rrethi familjar i kundërshtarëve të regjimit të ndiente “dorën e ngrohtë” të PPSH-së. Në prononcimet në forume të partisë apo në ish-“Presidiumin e Kuvendit Popullor”, Enver Hoxha përshkruan disa ngjarje vërtet tronditëse, me ngjashmëri me të sotmen: “Ne kemi informata që në ndonjë rreth, po përgatiten lista me emra njerëzish, të cilët mendojnë t’i pushojnë nga punët që kryejnë, si “të papërshtatshëm”. Dhe “për të argumentuar” këtë qëndrim, fillojnë nga origjina e gjyshit e stërgjyshit dhe dalin tek ata, që kanë një aktivitet shoqëror e politik shumë të mirë”.

GJIRI I MËMËS

Por është më i ndjeshëm ndaj femrave a vajzave. “Para disa ditësh, vajza e shkurorëzuar e një tradhtari më shkruante se e kishte dënuar babanë, se ajo është me Partinë etj. Ish-bashkëshorti e kishte paditur në gjykatë për shkurorëzim dhe gjykata, pasi i ndau, ia merr nga gjiri mëmës vajzën e vogël 11-muajshe dhe ia jep babait, i cili do të martohet nesër dhe nuk do të ketë mundësi ta rritë fëmijën si mëma, që është zor të martohet më, sepse atë, si xhins i tradhtarit, nuk e merr njeri për grua”. Prandaj, Enver Hoxha thotë para “Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të kohës, sikurse ishte “Presidiumi i Kuvendit Popullor” se u kishte rekomanduar “organeve përkatëse ta rishikonin vendimin e gjykatës, sipas procedurës së caktuar nga ligji, sepse ligjet e shtetit tonë, që përshkohen thellësisht dhe tërësisht nga fryma e humanizmit socialist, nuk e lejojnë heqjen e fëmijës së vogël nga gjiri i një mëme, që nuk është dënuar penalisht për ndonjë krim, që nuk i është hequr e drejta prindërore, që nuk vuan nga ndonjë sëmundje infektive etj.”.

HISTORI ME MBRET

Ndërkaq, lideri komunist bën “ekskursione” në histori lidhur me prokurën në lidhjen dhe zgjidhjen e martesës: “Në kohën e mbretërve të Francës ka ndodhur që, kur deshi të martohej Luigji i 16-të me Mari Antuanetën, Luigji i 15-të dërgoi në Austri kontin e Gramonit të pajisur me prokurë dhe Mari Antuaneta, pasi hyri në Francë, u prit në një katedrale, ku u bë ceremonia e martesës së saj me Luigjin e 16-të”. Enver Hoxha përmend një rast të rrallë në praktikën gjyqësore civile në Shqipëri: “Një vajzë më shkruante se babai i vet u përjashtua nga Partia për fajet që kishte kryer. Bashkëshorti i saj, me të cilin ajo kishte lidhur martesën e pakonsumuar, donte ta shkurorëzonte me anën e një përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme. Shkurorëzimi me përfaqësues bëhej se i shoqi ndodhej përkohësisht jashtë shtetit e nuk mund të paraqitej në gjykatë para tre muajve. Babai i bashkëshortit të ankueses, nën presionin e opinionit, bëri ç’ishte e mundur që, në bazë të ligjit, të zgjidhej martesa, sa më parë, me anë përfaqësuesi… Kur pyeta nëse e praktikojnë shpesh zgjidhjen e martesës me përfaqësues, më thanë se kjo dispozitë e ligjit zbatohet rrallë. Mirëpo, vajzën që më shkroi letër mua, e shkurorëzuan menjëherë, pa e pezulluar gjykimin për tre muaj, sa të kthehej bashkëshorti paditës”.

Mund të na ngjasin shqetësime të mëdha në popull

Nga diskutimi në mbledhjen e Byrosë Politike, 26 dhjetor 1974

“… Tani, pas asaj që ka ngjarë në ushtri, ka nga ata që ngrihen në organizatat-bazë dhe i thonë këtij apo atij: “Jashtë ti nga Partia!”, por ama nuk guxon njeri t’u thotë: “Po dale, more shokë, pse të dalë ai jashtë nga Partia? Ai vërtet ka të bëjë me këtë ose atë të dënuar, po nuk është i ndërlikuar me atë”. Në qoftë se ngrihet e thotë një fjalë një i afërmi i një armiku, njerëz të tillë sektarë i drejtohen duke i thënë: “Mos je edhe ti me Beqir Ballukun e me Petrit Dumen?”. Qëndrime revolucionare janë këto? Ose një tjetër del dhe njofton se do të ndajë gruan ose kjo burrin. “Po, po, ta ndash”, i thonë. Ta ndajë?! Po të dojë, le ta ndajë, se ne nuk ndërhyjmë në çështje familjare, por që ta nxitë Partia njërin apo tjetrin të ndajë bashkëshortin, këtë ajo s’e bën, sepse, në radhë të parë, ajo ka për qëllim ta shërojë, ta ndreqë fajtorin, prandaj është e udhës t’i themi gruas së tij: “Moj shoqe, ti ke tre-katër fëmijë me të, përpiqu ta bësh njeri atë, sepse ne do t’i japim punë, nuk do ta hedhim në radhët e armikut”…

Të kemi kujdes, shokë, të luftohen qëndrimet sektare, që të mos na krijohen situata të rënda, se pastaj mund të na ngjasin shqetësime të mëdha në masat e popullit.(AFP.al)

35 komente në ““Lufta kundër kulakëve”/ Enver Hoxha: Bijës së tradhtarit, të mos i merret foshnja”

  1. says:

    Në atë kohë s’guxonte kush të na therrte fëmijët dhe vriste dashje pa dashje qytetarët tanë.

    1. Aldo says:

      Ti je debil .Shiko emisionet “Me zemer te hapur” dhe ” Njerez te humbur” . Se si vidheshin femijet nga prinderit neper martenitete dhe i zhduknin. Duke mashtruar prinderit duke i thene sikur femija kishte vdekur. Dhe ja shisnin atyre qe nuk kishin femije.Aty kuptohet se sa qetesi e siguri ka pas ne komunizem per femijet.Mos flasim pastaj se si u mbyten mbi 80 foshnja qe i moren gjakun per tja dhene Enver Hoxhes qe tiu shtonte jeta.

      1. 555 says:

        O Aldo,te dhjefsha MU NE KETO PALO EMISIONET E TUA!
        Asanje fakt nuk ke moire kelysh fashisti,se keto 28 vite kane humbur pa nam e nishan me mijra njerez!
        Ne socializem kurre nuk beheshin krime tre tilla!
        Shko nje here ne veri,o vrrome balliste,qe te shikosh se si jetojne mijra femije te ngujuar nga gjakmarrja dhe shteti nuk ka folur asnje here per keta te mjere!
        Nuk ka shtet,se ne kohen e xhaxhit ne asnje rast nuk kishte tre ngujuar se te varte ne mes te qytetit drejtesia socialiste!
        Ju kelyshget e burgaxhinjve dhge te internuarve,te gjithe spiune,diversante,kriminele,pederaste etj ne se do kishit ndonje fakt per te mbrojtur veten nga denimet e dhena atehere,do te kishit kerkuar pa fajesine ne gjykate!
        Por asnje nga ju nuk ka hapur gjyq, bile as kunder deshmitareve qe i quani te rreme,kunder operativeve te sigurimit qe i akuzoni se ua kane shkerdhyer nenat,grate,motrat,vajzat etj!
        Pse nuk keni akuzuar qofte edhe nje prej tyre,o kellira te ndyra?
        Sepse jeni denuar sipas ligjeve si armiq te Shqiperise!

      2. e c'na gjeti says:

        Cfare thua mor ROBQIM! Asnje gje e tille nuk ka ndodhur para viteve ’90! Raste te tilla ka vetem pas 1990-es!
        Sa per foshjnat e mbytura, kjo tregon qe ti s’je ne rregull nga trute e kokes dhe per ty eshte plotesisht e vertete shprehja : fluturon gomari? Fluturon flururon!

      3. rudin says:

        ti sje ne rregull nga trute

      4. Hoxh Armandi says:

        Enveri i piu gjakun 8 foshnjave dhe pastaj foshnjat i hodhen ne kanal

      5. Hoxh Armandi says:

        Enveri i piu gjakun 8 foshnjave dhe pastaj foshnjat i hodhen ne kanal,e kam nga burime te sigurta

      6. prizem says:

        Aldo, vetem nje idiot e beson kete historine e foshnjeve….

      7. Hosteni says:

        Si eshte e mundur qe te gjithe keta qe quhen Aldo, jane budallenj ?!

      8. Nukkam says:

        Akoma me te gjyshes ti???? Ti qenke debil krejt

      9. genti says:

        ti qeke pall fare

      10. Thanasi qe ta plasi says:

        Kontrollohu te lutem tek nje psikiater. Shendeti mbi te gjitha.

    2. shvejku says:

      Ky gazetar,sahanlepires i socializmit,tani kerkon te haje edhe ne kapitalizem!
      A di gje ky palo njeri se cfare kane bere ndonje gje te gjitha qeverite pas 90-tes per te ngujuarit nga gjakmarrja?
      Nje mut kane bere dhe tani derdellitin pa pike turpi!
      Nuk mbulohet muti me shurre,o Thanas Mustaqi!

      1. I Riu Komunist says:

        ENVERI HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!
        Po te lexosh vetem faktet ne shkrimin e mesiperm (pra qe jane shkruar dhe thene nga Enveri) dhe te shmangesh komentet idioteske dhe propagandeske te gazekarucit, kupton se kemi te bejme me nje burre shteti dhe udheheqes popullor!

  2. Vlora 9 says:

    Te gjithe e dime se ky ishte qendrimi i Enver Hoxhes ne lidhje me zhvillimin e luftes se klasave . Luftonte liberalizmin por akoma me fort luftonte edhe sektarizmin. Komentet e autorit jane te paverteta. Ato jane ne funksion te trushpelarjes se brezit te ri, per ta paraqitur ate si antinjeri, me ane te shpifjeve dhe komenteve denigruese. Per ti thene popullit, jemi keq por ka qene edhe me keq, gje qe s’eshte e vertete. Me barbar se Berisha nuk ka.

  3. Bahri Omari says:

    Shikoni mor vëllezër, sa i mirë ka qënë shoku Enver, kunati im!

  4. Turi says:

    Kelyshi i Titos fliste per tradhetare!!

    1. ju kripsha trute says:

      Tito ishte kroat! Po ti je i trashe o teveqel ?

  5. IVONI says:

    Enveri ishte shume i mire , por rrojti ne mes te djajve , qe u punonte truri vetem per se prapi ..! Suretrit e tyre i sheh dhe sot ne shtet , parlament ,ne organet gjyqesore , shendetesore , arsimore ,ne kryesite e rreth 80 partive , ne bisnese , polici , dogana ,etj etj ,ku jane vene ne gare kush te rroke me shume , pa menduar per pasojat qe do kene me vone ..!

  6. Kush del kunder ligjeve te shtetit eliminohet ne sistem komunist ishte hapur ne kapitalizem ose dhjemokraci eshte me stil me rikoshet u vra pa dashje aksident ose banda rivale boll me perralla per femije

  7. Lavderim says:

    LAVDI P.P.SH

  8. Xha Beqo says:

    Boll se na hapert barkun ju te Temas me keto shkrime idioteske. Enverit i ruajne bolet keta sumqimat e demokratures. Ai ishte burre shteti dhe shume I drejperdrejte. Thoshte shteti eshte diktature e proletariatit, demokraci per shumicen dhe dhune per pakicen Ndersa suncet e sotem thone jemi ne demokraci dhe te sjellin kriminelet te dera. Mos botoni me zhgaravina te tilla se po behet xheloz Bahri Falliu

  9. demo says:

    Shoke enveriste,na falni!Keto nuk i dinim!Keto letra e permnbysin komplet gjykimin per Enverin.Ne e dinim tiran gjakatar te pangopur me krime dhe mundime,organizatorin dhe frymezuesin e luftes se klasave,poor AY,nuk paska qene i tille,Paska qene si Nene Tereza,..Nene Tereza thashe,.?Mos na degjoi mutiii!Se e ka quajtur agjente te Vatikanit dhe sherbetore te imperializmit Amerikan!!!!!

  10. NO PASION says:

    TE GJITHE QE KEMI JETUAR ATE SISTEM BIEM DAKORT QE ISHTE NJE SISTEM QESHARAK DHE NJE SALLATE RUSE E PERSHTATUR NE KUSHTE SHQIPTARE..POR HARRUAM KRYESOREN VETEN TONE …KUSH E MBAJTI NE KEMBE KETE MISHMASH …UNE…TY….NE….PERJASHTO VITET 1945 QE ME GRUPIN E DEPUTETEVE QE ENVERI I ZHDUKU NGA FAQJA E DHEUT QE ISHIN PER DEMOKRACI…TE TJETER E BURGOSUR THJESHT ISHIN FATKEQ…..PER TA ILUSTRUAR ME DITET E SOTME …ESHTE NORMALE QE EDI RAMA TE UDHEZOJE TATIMET TE JENE TE RREPTE ME SHKELESIT E LIGJIT DHE MIRE BEN…. SHIKONI SI SILLEN HETIMI TATIMOR NE SARANDE PER NJE KUPON QE KLIENTI E NEGLIZHON…PUNONJESI I TATIMEVE A THUA SE ESHTE ZOTI MBI TOKE….FUTET NE PRONEN PRIVATE DHE ….. NE EMER TE LIGJIT JENI I ARRESTUAR…..E TE MOS SHKRIHESH SE QESHURI ME KETA QESHARAKE…..

    1. heu bre says:

      Sa klase shkolle ke ti mor derdimen ?

  11. Ramo Vito says:

    ENVERI FLISTE SHUM PER KURSIME POR VET DHE FEMIJET E TIJ SHPENZONIN AQ SHUM SA NUK LLOGARITEN. AI SILLEJ SI PRONARI I SHQIPERIS. ENVERI KISHTE VILA PERSONALE NE GJITH VENDET KLIMATERIKE E TURISTIKE NE MALE E BRGDET. LIGJET KOMUNISTE PER PRIVILEGJE TE PUSHTETAREVE TE LART RUHEN EDHE SOT NE SHQIPERI DHE MIJERA PERSONA PUSHOJN FALAS NE ATO NDERTESA QE FLITEN VILA QEVERRITARE. NE SHBA NUK KA ASNJE NDERTES QEVERRITARE KU TE PUSHOJ FALAS EDHE PRESIDENTI OSE KRYEMINISTRI EDHE NJE NAT TE VETME. PER KETO DON TE DIJ ME TEPER POPULLI NE SHQIPERI DHE TE DETYROHEN FEMIJET E ENVERIT DHE NEXHMIA TI KERKOJN TE FALUR POPULLIT PER KETO E TE TJERA ZULLUME TE TYRE NE KURRIS TE POPULLIT SHQIPETAR

    1. ca po thu says:

      A je ne terezi nga trute e kokes, apo je budall ne cdo rast! As Enveri dhe askush nga udheheqesia komuniste nuk kane patur asnje shtepi e asnje vile personale, gjithcka ishte shteterore dhe te gjithe pa perjashtim pagonin qera per shtepite ku banonin. Edhe per shtepi pushimi verore apo dimerore, as Enveri e askush tjeter nuk kishte asgje personale, ato kane qene te gjitha shteterore dhe cdo punonjes shteti (perfshi ketu edhe Enverin) paguanin per pushimet! Nuk ka asnje “ligj per privilegje” ne kohen e pushtetit komunist, ti je nje MASHTRUES ORDINER! Sa per ndertese qeveritare ne SHBA mund te na thuash po Shtepia e Bardhe c’eshte?
      Merci Eliot ?

  12. Niko Shpiragu says:

    O gazetar i felliqur. Ti me ato supozimet e tua mendon se ia ul vlerat Enverit se i kujton lexuesit debila si pune jote. Lexuesit i kuptojne drejtperdrejte ato qe citon ti nga fjalet dhe qendrimet e Enverit. Ata e dine qe ai, edhe pse mund te kete gabuar, prapseprap ishte me liberali dhe humanisti ne ate sistem. Ishte ai qe beri kritika per shkrimtaret dhe artistet qe i paraqesnin ballistet si frikacak duke u thene qe nuk ka qene e vertete kjo, vecse rruga qe ndoqen ata ishte e gabuar. Ai gjithmone ka qene me i drejti ne ate sistem. Sot dalin disa kelysha qe duan te reabilitojne kriminelet e vertete te atij sistemi si Mehmet Shehun e Co. duke u perpjekur te anatemojne vetem Enverin, i cili ishte me i sakti nga te gjithe atehere.

  13. ELIOT says:

    HAP GAZETEN NE MATIN … DHE SFARE SHOH SURRATIN E HITLERIT ……JENI TE INFEKTUAR APO …….. ENVERI SKA BERE ASGJE POZITIVE PER SHQIPTARET …. I VRAU KOT ME PRETEKSA SE KISHIN IDE ANTIKOMUNISTE LIBERALE DEMOKRATE ..KUR NE BOTEN KAPITALSTE KISHTE CDO NJERI ME IDE TE NDRYSHME DHE NUK QUHEJ ARMIK NGA CHURCHILLI GENERAL DE GAULLE NGA ROUSVELDI NGA TE GJITHE INTILIGENTET DHE TE CIVILIZUARIT E BOTES …ENVERI E BERI NESOJ SI HITLERI ..KUR JA MORRI EDHE SHTEPITE SHQIPTAREVE QE I BEN ME DJERSE JA MORRI LEKET …..DHE CDO GJE QE E BENE ME PUNE ….HTLERI JA MORRI CIFUTEVE ME DHUNE DHE I DOGJI PER SE GJALLI … ENVERI I FUSTE NE BURGJE … JA KUSH ISHTE ENVERI .. AI QE E VRAU POPULLIN PER INTERESAT E TIJE PERSONALE …….JO ENVERI NUK ISHTE ILLIRIAN JO ISHTE NJE TURK I PISET I NDYRE QE RRENOI POPULLN …. DHE ATO QE SE KANE KUPTUAR AKOMA ..KA DISA KRIMBA TOKE QE SE KANE NXJERRE ASNJEHERE KOKEN NGA TOKA E LAGUR ..NJEREZ PA KULTURE JO TE CULTIVUAR .. TROC FSHATARE ….. MERCI

    1. ish-emigrant says:

      E mbarove filloren o budall? Pse lodhesh kot, s’merr njeri mundimin te lexoje shkrimet me 9 gabime ne 10 fjale, qe ben ti. Sa shohin emrin tend te tjeret, thone ja ky trapi ?

  14. Moni says:

    Nuk ishte vetem Enveri i keq, por nje popull i tere qe me ligesine e tij e bere diktaturen aq te eger.

  15. ELIOT says:

    HEJ FSHATARE KOMUNISTA ..DO TJU TREGOJ HISTORINE E VERTETE TE REVOLUCIONIT TE MADH NE FRANCE ..KUR POPULLI NE FRANCE NUK ISHTE I KENAQUR NGA MBRETI …U REVOLTUAN DHE U CUAN NE KEMBE … POPULLI SKISHTE BUKE DHE PO JETONTE VITE TE VESHTIRA …ROBESPIERRI MAKSIILIAN MORRI DREJTIMIN DHE E UDHEHOQI POPULLIN DERI NE RENJEN E MBRETIT … U KAPEN DHE U DENUAN ME VDEKJE …. CDO GJE MBAROI POPULLI PRISTE PERMIRESIME PRISTE MREKULLIRA .. DHE CFARE NDODHI …..ASGJE ..REVOLUCIONARI I MADH I FRANCEZEVE DESHTOI … ROBESPIERRI FILLOI SI ENVERI ME DHUNE DHE VRISTE CDO KUNDERSHTAR ..MJERIMI VAZHDONTE DHE KISHTE ME SHUME KRIME NGA REVOLUCIONARET SE NGA …… POPULLI FILLOI TA QUANTE DIKTATOR TE MADHIN REVOLUCIONAR …. SE BERI ME SHUME SE 4000 VRASJE PER PAK MUAJ ..E PERVETESOI REVOLUCIONIN PER IINTERESAT E TIJE PERSONALE … ME KUJTON DIKE ……ENVERIN ME L N C…DHE NE ENSEMBLE NE KUVEND …E TRAJTUAN SI TRADHETAR SI DIKTATOR ….. DHE E DENUAN ME VDEKJE … PERFUNDOI NE GIJOTINE REVOLUCIONAR I MADH I BOLSHEVIKEVE .. DHE HISTORIA E KOMNISTAVE SE SHKRUANTE SI PERFUNDOI DIKTATORI ROBBESPIERRE … DHE VELLAI I VET BOLSHEVIK U HODH NGA KATI I 4 I VIILES KU BANONTE NGA FRIKA SE DO TA DENONTE POPULLI …. JA HISTORIA E REVOLUCIONIT QE PERFUNDOI NE GJAK DHE DHUNE … EDHE HISTORIA E ENVERIT PERFUNDOI NE GJAK DHE KRIME …POR FRANCEZET E DENUAN NE GIJONTINE GJAKATARIN NDERSA SHQIPTARET E LANE TE VDISTE TE QETE PUSHTIN E SHQIPTAREVE … SEPSE CIVILIZIMI I COBANEVE SHQIPTARE NUK ISHTE NJESOJ SI AI I FRANCEZEVE ….MERCI .

    1. Tema says:

      Ne fillim mbaro shkollen fillore dhe meso shkrim e kendim! Se per te lexuar kush se cfare shkruan, te jesh i sigurte qe askush nuk ti hedh qyrret o IDIOT I LINDUR!

    2. eeeeej says:

      Katnaro, o Eliot Babrruja, nuk na e shpjegove se ca do me thone fjala “bolshevik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje