Urdhri, Kiço Ngjela: Mund të vdesin fëmijët, të rishihet heqja e triskave familjeve të të burgosurve. Kadri Hazbiu: tërhiqeni shkresën, gjuha e përdorur mund të përdoret si armë për propagandë kundër nesh…”
Një urdhëresë sekrete ishte shpërndarë në 8 qershor 1954 nga Ministria e Tregtisë për tu hequr triskat e ushqimit të gjithë familjeve të të burgosurve. Por një vit më vonë, Minsitri i tregtisë Kiço Ngjela duket “ishte penduar” pasi kishte kuptuar pasojat e saj. Fëmijët jetimë dhe më nëna të pamundura për punë që ishin një pjesë e mirë e familjeve me të burgosur politikë në Shqipëri, kishin mbetur rrugëve të uritur e pa mundur të blinin as bukën thatë.
Duke u nisur nga kjo gjendje minsitri Kiço Ngjela nxjerr një shkresë tjetër me 19 gusht 1955, ku vendos një shtesë për të shmangur pasojat e urdhërit të një viti më parë. Ai ishte koshient se heqja e triskave të ushqimit në familjet e të burgosurve do të thoshte se fëmijët e këtyre familjeve do të vdisnin nga uria. Shtesa në shkresën e re, sipas Kiço Ngjelës “ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë”. Por ai nuk harron të shënojë në shkresë se kjo nuk duhet kuptuar si një zbutje e urdhërit të parë.
Sidoqoftë, ky “sinqeritet” i ministrit Kiço Ngjela do të shkaktonte tërmet deri në kupolën më të lartë të regjimit. Kjo ishte një shkresë e pakujdesshme, ku përdorej një gjuhë e patolerueshme për koracën e regjimit, gjuhë e cila mund të përdorej si armë nga propaganda antikomuniste.
Kadri Hazbiu ishte i pari që kishte dhënë alarmin për këtë shkresë dhe nënvizonte fjalinë “ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë”. Pas tij shqetësimi do të shkonte deri tek Hysni Kapo dhe nuk do të vononte të jepej urdhëri për ti tërhequr mbrapsht të gjithë kopjet e kësaj shkresë të gabuar. Më poshtë “Kujto.al-Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit” e sjell të plotë shkresën e Kiço Ngjelës dhe letërkëmbimin ku ngrihet shqetësimi dhe jepet urdhri për ta tërhequr nga qarkullimi.
Republika Popullore e Shqipërisë
Ministria e Tregtisë
Tiranë, 19/8/1955
Dega e Kontigjentëve
Nr.1507 prot.
Lenda: Mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.
Komitetit ekzekutiv K.P.Qarkut
(Seksioni i Tregtisë)
Për njoftim
Komisionit të Kontrollit të Shtetit
Prokurorisë së Përgjithshme
Ministrisë së Punëve të Brendshme
Tiranë
Në lidhje me tonën nr.1511 sekret dt. 8/6/1954
Duke marrë parasysh se me zbatimin e udhërit të sipërm në disa raste ka ndodhur që fëmijët jetimë ose me nënë të paaftë për punë të kenë mbetur pa bukë për shkak të gjendjes së tyre ekonomike jashtëzakonisht të vështirë, me qëllim që nga pamundësia ekonomike të blenë bukën në tregun komerçial të mos rrezikohet jeta e këtyre fëmijëve, kjo ministri urdhërit në fjalë i bën këtë shtesë:
1) Kur nga zbatimi i urdhërit të sipërm konstatohet se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike rrezikohet jeta e familjes së fajtorit, t’urdhërohet zyrtarisht Seksioni Tregtisë për pajisjen e sja vetëm em triska buke dhe ushqimi ndërsa ajo e veshmbathjes të mos jepet.
Për lëshimin e urdhërit në këto raste autorizohet vetëm kryetari ikomiteitt Ekzekutiv K.P.Qarkut I cili duhet të marrë më parë mendimin e komitetit të Prtisë.
2) Kjo kopetencë që ju lihet Kryetarëve të Komit. Ekz.K.P. Qarqeve të mos kuptohet si nëj zbutje e urdhërit nr.1511 sekr.dt.8/6/1954 por ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë, prandaj duhet të zbatohet drejt dhe të mos çelen shtigje për vërtetimin e pakënaqësive ose privilegjeve që patjetër do të dëmtojnë keqas dhe do të shtrembërojnë zbatimin e ëktij urdhri.
3) Të kihet parasysh gjtihashtu që triskat që do të jepen të mos bëhen object tregtie nga ana e familjeve përfituese, gjë kjo që shpesh herë ëhstë vërtetuar në të kaluarën dhe se në këto raste, për të siguruar jetesën, familjet në fjalë merren me matrapazllëqe të ndryshme, ndërsa fëmijëte vegjël I heqin nga shkolla dhe I shtytin të lypin rrugëve ose të vjedhin. Prandaj të porositen organet mvartëse për të treguar kujdes të posaçëm në këtë drejtim dhe kur konstatohen raste të tilla triskat të mos jepen.
Ministri
(Kiço Ngjela)
Me urdhër të ministrit
Zv/ministry
(Zihni Muço) d.v.
Vërtetohet njësia me origjinalin
Kryetar i degës së kontigjentëve
Kosta Taqo
(firma)
Kc. Koço Taqo,
Dk.E.Shehu
Kop.14 dt.18/8/55
Z/Kryeministrit
Shokut Hysni Kapo
Ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe bën fjalë mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.
Shoku Kadri Hazbiu është i mendimit se ky akt, i dërguar nëpër qarqe mund të bëhet mjet në dorën e armikut për propagandë kundër pushteitt t’onë. Ai thotë se udhëzime të tilla duhen dhënë me gojë dhe propozon të tërhiqet mbrapsht ky urdhër (fjala është për frazat ku thuhet: ”…por ka vetëm për qëllimt’evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë…”, etj, etj,.).
Unë mendoj se vërtet është hartuar keq ky urdhër dhe pajtohem me mendimin e shokut Kadri.-
Sekretari i përgjithshëm:
Spiro Rusha
29/VIII/1955. –
Sekret.Pergjith.
Ju njoftojmë se vërejtja e bërë nga M.P. Brendshme u gjet me vend nga zv.kryeministri Hysni Kapo, i cili porositi sot M.Tregtisë sh. Kiço Ngjela që për frazeologjinë e përdorur të tërheqë letrat në fjalë.
Koço Prifti 30 .8. 1955
O GAZETAR paçavure deri ne at koh i gjith populli jetonte me triska se ishim direkt mas lufte , nuk ishin vetem familjet e kriminelve te luftes qe ushqeheshin me trisk ,por i gjith populli se ishte kriza bukes , si nuk u lodhet duke dizinformu njerzit mer zot , po nuk e kuptoj ku do dilni me kto mashtrime se pasardhesit tuaj po genjeni o kriminelet e se ardhmes ,tregoini gjerat siç kan qen me te vertet qe brezat qe do vin ta ndajn miellin nga krundet , do vihen ne piedestal te historis kriminelet dhe antishqiptaret e kti vendi tradhtaret dhe kolaboracionistet me ndimen tuaj , kurse heronjt po perbuzen e persekutohen , keni krijuar mendimin qe esht turp te luftosh per vendin tend se katandisesh si deshmoret e luftes dyt qe çliruan vendin , po piramid mashtrimi do ta ktheni kte vend o bastardet e se ardhmes ju qe genjeni dhe shtremberoni historin e vertet tonen, Kiço Ngjela i rruajti at mikun atij sistemi jo e tronditi , kiço ishte thjesht hajdut per kte u fut ne burg , se e vun minister tregtie dhe mori miliona nga tregtia shtetit dhe i futi ne llogarin e vet ne zvicer , shteti e kapi e futi ne hale dhe i merte firmen dhe leket nga banga ku i kishte futur dhe i fuste ne arken e shtetit SHQIPTAR leket qe kishte vjedhur Kiço Ngjela , se ato ishin parat tona te popullit ,kjo esht e verteta ,xhdo gje qe nxirni per at sistem o palaço gazetar ,nuk i prezantoni arsyen dhe akt akuzen njerezve pse jan denuar dhe çkan ber qe jan futur neper burgje dhe nje pjes jan pushkatuar me gjyq , por tregoni vetem qe i futen ne burg dhe me injorantet e ksaj kategorie qe ishin me shkoll fillore , i beni poet , shkrimtar , shkencetar , intelektual , qe ne fakt kan qen llumi i asaj shoqeria alabak te deshperum ose kriminel lufte ,vetem nje pjes e vogel ishin njerez per te qen por dhe ata i njifte shteti dhe i vlersonte ndryshe , tregoni te vertetat femijve tuaj se jeni ber njerez pa moral pa nder e karakter jeni xhveshur nga xhdo gje , ushqeni mendimin se po nuk qe 99nç po nuk vodhe mashtrove vrave po nuk bere drog prostitucion e kondraband nuk behesh bos , ata qe kerkojn shkoll i mbani per debila ,ky esht koncepti qe keni krijuar per jeten sot nuk keni turp.
Keta te Kujto.al jane me te vertet te trashe, pasi me keto dokumenta qe botojne tregojne pikerisht te kunderten e propagandes se tyre idioteske. Ja dy gjera te thjeshta qe mund ti kuptoje kushdo :
1. Ne dokument behet fjale per familjet e te burgosurve dhe jo per familjet e “te burgosurve politike”, pra kemi te bejme me te burgosur ordinere (hajdute, mashtrues, vrases,prostituta,rremujaxhinj …) te cilet perbenin natyrisht 95% te te burgosurve (te burgodurit per arsye politike perbenin vetem 5% te totalit).
2. Ne dokument tregohet vemendja dhe kujdesi i shtetit, qe familjet e te burgosurve (95% e te cileve ishin ordinere) te mos viheshin ne veshtiresi ushqimi ne ato kohe te veshtira, ku edhe gjithe popullata e Shqiperise kishte veshtiresi, per shkak te kushteve te veshtira te pasluftes dhe prapambetjes se thelle ekonomike te trasheguar (behet fjale per vitet 1954).
3. Ne dokument duket edhe kujdesi dhe zgjuarsia e organeve shteterore, per mire-menaxhimin e situates per te shmangur abuzimet dhe korrupsionin, si dhe per te ndaluar shfrytezimin e femijeve.
4. Ne dokumente duket edhe kujdesi dhe vemendja e organeve shteterore ne ceshtjen e propagandes, si dhe kuptohet fare mire ajo metode qe perdornin atehere (dhe vazhdojne ta perdorin edhe sot) pinjollet e kolaboracionisteve dhe te klasave te permbysura.
Eshte nje dokument me shume vlera historike, qe tregon se atehere Shqiperia kishte nje shtet funksional dhe ne sherbim te popullit ?
Ke nje gabim ti o “genjeshtar”qe ke vene kete emer,pasi genjeshtar Jane keta qe shpifin per ate periudhe te punes mbas lufte.
Cdo dite sajime dhe me fjalor rrugacesh,u deshtoi demokracia ,duket deri sa shkruajne me pseudonime.
Genjeshtar ke nickun,dhe me te vertete je genjeshtar,ti duhet te jesh ndonje vereranmut i vete shpallur,e shumta ndonje ish kapter ushtrie.Nuk ke cfare te beshe kur te mund nostalgjia,ishe spiun ne ate kohe,dhe je prape edhe tani.Po si more veteran gazerme,bene krhasime per ate kohe,qe e kam jetuar vete,ndonse i vogel,kur nuk e ngopa barkun me buk,edhe pse baba ishte komunist,dhe familje deshmori.Po ku linit radhe ju skorjet,ju te paret ishit,per spiunlliqe,per intriga,lerta anonime,per imoralitet.Cfare mirqenie thua mor zoti kapter kur laheshim ne nje banjo ku edhe gatuanim,me sapun qe perdorej per te lare derat 15 leksh,sa nje dite pune te nje koperativisti,po buken qe kushtonte 40 leke,me se e blete koperativisti kur dita e punes ishte 30 leke te vjetra!Injoranca kolektive te mbyt o nostalgjik, duhet guxim per te pare pertej skllaverise.Edhe at’here kishte diferencime te thella,nje mesues nje mjek,nje ushtarak,nje spiun,mernin dhjete here me shume e nje puntor krhau.Po buka e misrt qe nuk ndahej.Kriminelet e kuq bene dhjetra krime, vrane te pa fajshem,per te mbajtur pushtetin e tyre te kuq e te dhjere.Se cfare na lidhte me Ruset e Kinezet vetem zoti e dinte.Kur Evropen e kishim ngjitur.Kam asistuar ne nje gjyq politik te nje njeriu te mire qe e donte e respektonte gjithe lagja.I sajuan se kishte share buken ne radhe,me ca ordiner spiun,qe dolen si deshmitar te reme,dhe u denua me tete vjete,apo nje mashinist treni i cili per kapricot e nje kusherire te Hekuran Isait beri dhjete vite burg.Po sa e sa te tjere,po sa vdiqen,sa u internuan e u pushkatuan,a e bene nje llogari o “genjeshtar”.beni duha Ramiz Qenit,qe zbatoi “katovice”se do kishit dhene llogari nje per nje per te gjitha krimet,po ende ska mbaruar,sepse po pregatitet nje brez,qe do tu mar hakun e do tu gjykojne edhe mbas vdekjes.Ptu fare e keqe,kur nuk kerkuat te falur,edhe pse jeni me nje kembe ne vorr.Drejtesia vonohet,por nuk harrohet,edhe pse e zvarisin Sali Berishat e Edvin Ramat,me kulishat e atyre qe ishin dje kupol.
O Sami Gjyrezi!
Po ti paske qene nga ajo rrace kriminelesh dhe hajdutesh qe e paskeni masakruar kete popull se paske qene kelysh komunisti!
Po ti per cfare mburresh,o zorraxhi,qe na mburr kete mjerimin e sotem meqenese vete qenke i pasur?
Ti rron per vete,prandaj na hedsh mufka per socializmin se jot eme sic duket e ka kaluar kohen atehere me kembet perpjete!
O Gjyrez ti duhet te jesh GJYSMAK nga trute mor psikopat! Edhe ne kemi jetuar ne ate kohe dhe ato qe thua ti jane GENJESHTRA!!!
Ti duhet te jesh ndonje funderrine burgaxhiu apo ballisti, qe ben propagande “antikomuniste” me keto shpjegime idiotesh! Halabake si puna jote ne ate kohe ishin te shtate penxheret ?
Gënjeshtar i MADH e i PASHPIRTË, je ti Gënjeshtar!
Na thuaj mos janë falsifikime shkresat kopje në bashkëvajtje të këtij artikulli.
Gjitha krimet e antishqiptarizmin e arsyetoni si dicka që nuk paskësh ndodhur, si dicka me epokën e lashtë historike.
Po e përjetuam vetë atë ferr që e bëni si të paqenë.
O Zaim Zavalli o MASHTRUES ORDINER! Dokumenti ben fjale per vitin 1954. Qe ti ta kesh perjetuar ate kohe duhet te jesh sot te pakten 75 vjec (dmth te kesh qene te pakten 10 vjec atehere qe ta mbash mend). Nese ti je 75 vjec dhe futesh neper internet e neper faqe e bllogje, aaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Pthuuuuuuuuuuuuuu bastard, mashtrus, antishqiptar, fashist, pis rrugesh …
E HARRONI ATE KOHE DHE MENDONI PER KETE POPULL TANI SE ATEHERE ASNJE NUK VDIQ NGA URIA
KA NJEREZ QE JETOJNE ME 5 MIJE LEKE DHE QYTETET JANE TE MBUSHUR ME LYPES.SEMUNDJET JA NE SHTUAR DHE POLITIKANET PO BEHEN ME TE PASURIT E VENDIT SA KANE PARA BERISHA,META RAMA ,BASHA ,KADETI, PRESH LUSHNJARI ,MEDI CAMI E SHUME E SHUME TE TJERE,MUND TE ZHDUKET VARFERIA.FEMIJTE SHPELLARIT PO TALLEN ME PARA.ME THONI NJE POLITIKAN NE KOMUNIZEM QE VIDHTE KAQ PARA SA C VIDHNI JU O KRIMINELE ORDINER TE ATIJ POPULLI ,O SHUSHUNJA TE PA PARA DHE BENI POLITIKE JU DUHET TE VINI NE LITAR QE TE GJIDHE.SA C HA NJE MACE E KRYEMADHIT NUK HA NJE NJERI QE MERR 5000 LEKE FAMILJARISHT. SHPORRUNI O KRIMINELA .NE NJE FORME O NE FORME TJETER DO TU ZENE ZULLUMET E POPULLIT SHPORRUNI OKRIJESA BISHE
Qe ai system kishte gabime,kjo duhet pranuar,por duhet folur gjithmone me fakte dhe ndodhi te verteta.Jam ne nje moshe qe mbaj mend per ate kohe.Triska nuk merrnin familjet e te perndjekurve,por triska nuk merrnin dhe ata pjesetare te familjeve te tjera,te cilat kishin marredhenie me fshatin,kishin 3 dynymshin atje,(aq lejohej atehere ) dhe keta persona nuk ishin ne marredhenie pune.Per keto aresye dhe mamaja ime ne kohen kur ka qene pa pune nuk ka marre triske buke,ndersa ne femijet ishim ne shkolle dhe merrnim triska.
Vlera e ketij njoftimi flet per te kunderten e qellimit qe ka dashur te tregoje “zbuluesi” I shkreses.
Edhe atehere gabohej,prej te gjitheve,prej kreut e deri tek nepunesi me I thjeshte,por kishin kurajon ta korrigjonin.
I pari korrigjon Kico Ngjela dhe I dyti Hysni Kapo.Kicoja korrigjon hapur me shkrese,ndersa Hysniu,” korrigjon” por me fjale dhe jo me shkrese,(t’ju thuhet me goje per t’ju dhene triska,pra te bejne po te njejten gje…
Po sot ne kete palo demokraci,c;ndodh:Ta jep ligji,nuk ta jep Maliqi…
Kemi fituar kthimin ose kompensimin e pronave prej komisioneve perkatese,por sot mbas mbi 20 vjeteve,vetem vrimen e letrave kemi pare…
Pjeper Arberori,Xhozi Topalli,Sabri Godo e shume demodhjere te tjere I morren pronat ne natyre,ndersa ne te tjeret jemi si ata femijet dhe grate e semura te te ndeshkuarve te diktatures…Kush do e “korrigjoje”kete katrahuren tone?
Njè histori e vogèl pèr S,Ngjelèn. Kiço Ngjela ishte njè zotèri burrè dhe kur e transferuan nè vlorè e vendosèn drejtor nè Sod-Pvc ndèrsa me shtèpi e kisha pèrball as 30 metra.Ishim nè aksion pèr idrocentralin e Smokthinès dhe na patèn vendosur nè Boder posht Ramicès dhe pèrball Mesaplikut e Bolenès.Na thonè se do tè vij Kiço Ngjela pèrgatisni pyetje por pa eksagjeruar na thotè sekretari partisè,sa vjen z,Kiço ulet nèn hijen e njè rrapi dhe me buzèn nè gaz na pyeti pèr problemet tona ,ne na qante zemra pèr detin sepse kishim lènè vlorèn dhe e para ngrihet njè vajzè e bukur bjonde(pa pèrmendur emrin)duke i thènè;shoku drejtor kètu nuk kemi dushe pèr tu larè,nuk kemi akullore ,e kiço ju pèrgjigj nè shumès,ju pèlqejn akulloret dhe ne nè korè pooo,ndèrsa njè tjetèr mik u ankua se birrat vinin vetèm tè shtunèn dhe ishin tè ngrohta ,nqse janè kèto probleme besoj se zgjidhen tha kiçua mjafton qè ju tè realizoni objketivat e aksionit dhe tè ktheheni sa mè shpejt nè vlorè.
O Nik! Kur erdhi Kico ne Vlore, ai erdhi si njeri i hequr nga minister per…dihet se cfare sajonin atehere. Pas tre muajsh, ai u arrestua. E kush e linte Kico ziun te takonte e te fliste me te rinjte vullnetare.
Jemi ne vitin 1985, kush nga vullnetaret mund te kerkonte akullore dhe birre.
Mire qe do te genjesh, por genje me lezet>
Lenc a i ke pi ilacet o budalle ? ? ?
Po, mire! A nuk ishte Kico, qe njevit me pare, kishte urdheruar t’u hiqeshin triskat ketyre familjeve?! Pas nje viti, kerkoi te ndryshonte urdherin e pare. Ne te dy rastet nuk e ka bere me koke te tij, sigurisht.
Ne shkresat del nje punonjes i kryeministrise, nuk del as Hysniu e as Ksdriu. Ata nuk shkruajne. Ata flasin verbalisht. Ku eshte ketu trimeria e Kicos, kur terheq shkresen e nje viti me pare?