Amaneti fisnik i Kostaq Stefës, përpara ekzekutimit

11 Gusht 2018, 09:17Dossier TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Ishte një natë e errët, ku në qelinë e katër të dënuarëve me vdekje, trokiti zëvendësdrejtori i burgut, Zoi Deçolli. Bëri me shenjë dhe Hamit Myftiu, Taqfur Haznetari, Kostaq Stefa dhe Baba Bedri Cakrani, e kuptuan se kishte ardhur ora e tyre. Ato dy muaj nga dhënia e vendimit me vdekje nuk kishin qenë të lehta për të katërt.

Më 02 mars 1948, ora 10 e mbrëmjes, u morën dhe u çuan në vendin e ekzekutimit, të shoqëruar nga zëvendësdrejtori Deçolli, prokurori Nasi Pandilli, shefi i seksionit të P. Mb, Arif Selenica dhe shefi i punëve të sigurimit, Habib Isufi.

U pyetën për fjalën e fundit dhe ndonëse jeta po u rrokullisej në humnerë, Kostaq Stefa u përgjigj duke thënë: “Thojini gruas të ketë amanet fëmijët dhe t’i dërgojë në shkollë. Gjithashtu, t’i thoni gruas se i kam borxh Telemak Nushit 450 napolona të vjetra, Vangjel Anastasjadhit 100 napolona të vjetra, Vangjel Gjergos 150 napolona të vjetra dhe Vangjel Manushit 350 napolona të vjetra, kurse Hamit Myftiu la si amanet fëmijët; po ashtu edhe Taqfur Haznetari u tha t’i lajmëronin të vëllanë, Ymerin, që të kujdeset për fëmijët, kurse Baba Bedri Cakrani u përgjigj se nuk ka gjë për të thënë përveçse rroftë Shqipëria.”

Urdhëri i zjarrit ndaj skuadrës së pushkatimit erdhi vetëm pak çaste më vonë. Eshtrat e katër të pafajshmëve që e kishin lagur tokën me gjakun e tyre për arsye absurde u gjetën më 18 janar 1993 të lidhur në pranga në periferi të Beratit.

Trupa gjykuese e kishte dhënë vendimin më 10 janar 1948, ditën e shtunë, ora 16, dhe kryesohej nga gjykatësi Behxhet Mema dhe prokurori Aranit Çela.

Si për ironi të fatit, më 25 nëntor 2014, përafërsisht 66 vjet nga ekzekutimi, ambasadori amerikan në Shqipëri do të shfaqej në një ceremoni përkujtimore për nder të Stefës në krahë të një prej ish-xhelatëve të komunizmit, një tjetër prokurori të diktaturës në Berat.

Teksa mbyll këto dokumente dhe lexoj këto rreshta të përgjakur të një kohe të çmendur dhe absurde, si çekan më rreh mbi kokë amaneti i Stefës: komunistët po ekzekutonin krejt pa faj ish-studentin e Fullzit me akuzën si spiunë të amerikanëve, kurse ai, për të treguar fisnikërinë dhe ndershmërinë e përjetshme, ndonëse po largohej nga kjo botë me pa të drejtë, po kujdesej që vetë të mos bënte asnjë padrejtësi ndaj të tjerëve.

7 komente në “Amaneti fisnik i Kostaq Stefës, përpara ekzekutimit”

  1. 444 says:

    Pse nuk tregon nje here se pse e denuan?
    Pastaj na trego perralla me mbret!
    Te gjithe armiqte e Shqiperise po na dalin heronj!

  2. arban shmili says:

    E MREKULLUESHME!
    VIGAN I NDERSHMËRISË, i PAVDEKSHËM.
    I NDRISTË SHPIRTI!

  3. Jimi says:

    Te gjithe bashkepuntoret e okupatorit sot na jane bere demokrate te fkakte!?

  4. Duam te njohim te verteten says:

    Shiume borxhe paska pas ky????
    E ka qene mesues e me rroge te mire

  5. h says:

    Aranti Çela dhe Behxhet Mema, zoti ju denoftë kudo që të jeni
    ne xhehenem ju,femijet tuaj nipat dhe mbesat deri në 10 breza
    derisa te mos ketë një gjurme trashegimie nga gjaku juaj i ndyrë.

    1. Iliri says:

      Ti je kriminel frikacak ne 10 breza! Nqs u denuan pa faj, ne vitin 1991 te hapej nga gjykata nje seance ,ku te cohej ne vend drejtesia. por ty nuk te intereson drejtesia as shqiperia. te intereson krimi e hajnia. ..salia etj. Si mund te kerkohet shuarje e 10 brezave qofte edhe per krim te dikujt.Cfare mund te thuash per krimet shtetrore te komunizmit dhe salizmit tend! Krimet shtetrore denohen pavarsisht regjimeve . gjaku shqiptarit eshte njedhoj i vlefshem!

  6. Isuf says:

    Po per tradhti ndaj atdheut e kane pushkatu per cfare tjeter.Dhe ne fund te jetes ka nxjerre dhe emrat e bashkepunetoreve qe u kishte marre 1000 napolona flori.Kaq flori vetem tradhtaret kishin se populli i shkrete as i njihte fare napolonat po hante buke okrri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje